Disa i degdisin me gomone, ata që rrinë - me gomone i vrasin!

Disa i degdisin me gomone, ata që rrinë - me gomone i vrasin!

Nga Marsel Lela - 03/08/2022

Nëse kërkon të informohesh për fytyrën e vërtetë të turizmit shqiptar, mos shko tek ofertat turistike, apo tek faqet informative që ju orientojnë drejt vendeve ideale ku mund të kaloni pushimet tuaja. Shkoni tek faqja e kronikës së zezë dhe do të merrni të gjitha informacionet që ju duhen, jo vetëm për t’i qartësuar idetë se ku (nuk) duhet t’i kaloni pushimet, por edhe ku nuk do të rrezikoni kokën ju dhe familja juaj.

Prej një muaj, vendet me plazhet elitare në Shqipëri zënë faqen e parë të kronikës së zezë me katër aksidente të rënda, disa prej të cilave kanë përfunduar në mënyrë tragjike. Rasti më i hidhur ishte ai i djeshmi në plazhin e Potamit, në Himarë, një vajzë shtatë vjeçare humbi jetën. Një skaf i drejtuar nga një efektiv i lartë i Policisë së Shtetit ka goditur vogëlushen, e cila kishte ardhur me prindërit e saj nga Anglia për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Mjeti që drejtohej nga Arjan Tase, ish-shef i komisariatit të Himarës, aktualisht shef i policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi të madhe pranë zonës ku kishte njerëz, madje duke bërë edhe manovra të rrezikshme.

Kjo vdekje ishte paralajmëruar nga një seri ngjarjesh të tilla. Më 16 korrik, në Jalë, një motoskaf që qarkullonte me shpejtësi të madhe humbet kontrollin, duke marrë përpara çiftin e pushuesve në shezlong. Vetëm dy ditë më vonë, më 18 korrik, një gomone goditi në plazhin e Jonufrës një tjetër fëmijë shtatë vjeç, i cili ka qenë duke notuar fare pranë bregut të detit, duke i shkaktuar atij lëndime të rënda.

Le t’i harrojë për një moment çmimet e larta me të cilat, përveç asaj që ka krijuar Zoti, nuk të shesin gjë tjetër. Le të harrojmë abuzimet me pronën publike, ku laca ma bark fishtian ‘t’kërcyem e t’bamun kodër’ zhvasin çdo pëllëmbë bregdet me shezlongë që i kanë çmimet sa një ndenjëse avioni. Le t’i harrojmë ndërtimet pa leje dhe ato me leje të autorizuar nga lart. Le ta harrojmë ndotjen akustike me tallava e muzikë dupsi-dupsi të hiteve verore. Le t’i harrojmë edhe të fortët që përzënë turistët e huaj pse nuk zgjedhin të abuzohen prej tyre. Le ta harrojmë edhe kryeministrin që si Kapelebërësi i çmendur nxjerr nga kapelja një tjetër Shqipëri sa herë del të na mrekullojë me arritjet e qeverisë së tij, edhe në turizëm.

Por ne nuk mund dhe nuk duhet të harrojmë vrasjen e fëmijëve. Një pjesë i “vrasin” duke i degdisur brigjeve të Europës me gomone e kamionë, duke vrarë kështu shpresën dhe të ardhmen e vendit. Ndërsa pjesën tjetër, atë që rri, apo atë që vendos të vijë e vrasin me gomone duke pushuar në tokën e tyre. Pak ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, i quajti këta vrasës (sepse aksidente nuk i quaj dot) “gangsterë të detit”. Sot, një gangster shteti, i akuzuar si trafikant droge, duke xhiruar skafin në një zonë të ndaluar për mjetet motorike, i mori jetën një fëmije.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Sofia04/08/2022 16:57

Shyqyr ka nja dhjetë gazetarë e analistë që thonë të vërtetat e kësaj qeverie horrash se të tjerët i bëjmë fresk.Si Mira (lëpira ) Kaz(h)ani në port'halin e saj ku kish thënë që këto ndodhin edhe në Amerikë.
O zot vëre në vijë këtë vend kaotik

Shqiptaro-Amerikani03/08/2022 11:17

NARKO-SATRAPI KRIMINEL EDVIN KRISTAQ RAMA, pasi u vrau shpresat dhe ëndërrat fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë, i varfëroi, i rrënoi dhe i shkatërroi ata ekonomikisht, dhe ua shkuli ata nga zemrat prindërve dhe gjyshërve të tyre të mjerë, tani po i vret dhe po i shfaros edhe fizikisht!!
Kjo ngjarje makabre, kriminale dhe e tejskajshme, si edhe shumë e shumë ngjarje të tilla të ndodhura këto 9 vite qeverisje kriminale shqiptare, dhe mbi të gjitha, reagimi kriminal i Kryeçunit psiqiko-problematik narko-fashist gjakatar Edvin Kristaq Rama, tregon se ai nuk ka qenë kurrë, nuk është kurrë dhe nuk do të jetë kurrë një prind, por një monstër, që për pushtetin e vet klepto-kriminalo-gjakatar nuk e ka problem as të hajë fëmijët e vet (nëse ka të tillë), as vëllanë e vet dhe as gratë e veta!!
Krimi, vrasjet, pengmarrjet, varfërimi, rrënimi, shkatërrimi, mjerimi, skamja, poshtërimi, shpopullimi, korrupsioni, kanabizimi , narko-trafiku, humano-trafiku, hajdutllëku, grabitja e pronave shtetërore dhe private, maskarallëku, imoraliteti, pisllëku, qelbësirëllëku dhe të gjitha poshtërsitë dhe makabritetet që po i bëhen prej 9 vitesh Shqipërisë dhe shqiptarëve, kanë vetëm një dhe vetëm një regjizor, një skenarist, një kompozitor dhe një autor: Kriminelin ordiner putinist narko-fashisto-nastisto-komunisto-sorosian Edvin Kristaq Rama!! Pas çdo krimi makabër shtetëror, gjëja e parë që urdhëron kryekrimineli Rama, është fshehja e gjurmëve të krimit, fshehja e të vërtetës dhe mbrojtja e krimit dhe kriminelëve!
Fatkeqësisht për kombin shqiptar, i mbështetur, i përkrahur, i mbrojtur dhe i sponzorizuar fuqishëm nga qeveria më e korruptuar dhe më kriminale sorosiano-amerikane e SHBA!!!
Këtë përkrahje dhe mbështetje të turpshme, korruptive dhe kriminale që qeveritë e SHBA dhe të MB po i japin narko-diktatorit të ri kriminel, kleptokrat, psikopat, grabitës, hajdut, shtypës, feudal, anti-shqiptar, dhe antipopullor dhe regjimit të tij kleptokrato-feudal e komunisto-fashisto-sorosian këto 9 vite deri sot, nuk ia kanë dhënë diktatorit gjakatar Enver Hoxha regjimet komuniste sovjetiko-kineze para vitit 1990!!!
Kjo mbështjetje kriminale anglo-amerikanë për një regjim diktatorial është më e turpshme dhe më kriminale se sa vetë ky regjim!!!! Kjo mbështetje është një turp dhe një krim akoma edhe më i rëndë se sa mbështetja që SHBA i dha regjimit më të fundit të korruptuar të Ashraf Gani në Afganistan!! Apo akoma FAJIN E KA SALIU!! FAJIN E KA BERISHA! APO FAJIN E KA SALI BERISHA!! APO MOS VALLË FAJIN E KA KY POPULL I TRASHË, FRIKACAK, I KORRUPTUAR DHE GJUMASH??!!! POPUJT E TJERË DIKTATORË TË TILLË I HEDHIN NË ZJARR, I VARIN NË LITAR, U PRESIN KOKËN NË GIJOTINË PUBLIKISHT DHE I HEDHIN NË HUMBNERË!!
Ky është një TURP i pashembullt për SHBA dhe MB, si dhe për demokracinë!!
QEVERITË KRIMINALE SOROSIANE TË SHBA, MB DHE BE I VUNË ZJARRIN SHQIPËRISË, NARKO-KRIMINELI KOMUNISTO-GJAKATAR EDVIN KRISTAQ RAMA ËSHTË THJESHT PIROMANI!! SA TË JETË NË QEVERI KY DJALL, TRAGJEDITË, FATKEQËSITË, MAKABRITETET MBI SHQIPTARËT, JO VETËM QË NUK DO TË PËRFUNDOJNË KURRË, POR DO TË SHTOHEN AKOMA MË TEPËR!!
Një fat të tillë paçin në shtëpitë e tyre dhe mallkuar qofshin përjetë të gjithë ata që e mbështesin dhe e votojnë narko-kryekriminelin gjakatar Edvin Kristaq Rama!! Por me siguri që një fat të tillë të zi do të kenë!!

Shto koment

Denonco