Kosova po paguan defaktorizimin që i ka bërë Rama dhe Vuçiç!

Kosova po paguan defaktorizimin që i ka bërë Rama dhe Vuçiç!

Nga Kim Mehmeti - 01/08/2022

Ndodhitë e fundit në Kosovë tregojnë se ajo nuk është e ‘minuar’ vetëm nga urrejtja serbe, por edhe nga vendimet e gabuara të qeverive të mëparshme, edhe nga veprimet e disa burrështetasve të saj të deridjeshëm që donin pushtet për vete, e jo shtet për popullin.

Dhe se ai pastrim i ‘minave’, jo vetëm që është i pashmangshëm dhe që do mund të kushtojë shumë shtrenjtë, por duhet bërë sa më shpjet.

Pastaj Kosova sot paguan edhe çmimin e defaktorizimit të saj nga ‘vëllazëria’ e Vuçiçit, me në krye Piktorin, i cili bëri të pamundurën që Presidentit serb t’ia shpërlajë duart e gjakosura dhe atë ta shpallë paqendërtues të Ballkanit, ndërkaq Kryeministrin e Kosovës ta shpërfaq si rrënues të stabilitetit rajonalë. 

Shqiptarët sot duhet ta kenë të qartë se Kryeministri i Kosovës nuk e ka të lehtë, se përballë vetes ai nuk i ka vetëm luftënxitësit që e drejtojnë Serbinë, por edhe ‘paqendërtuesit’ shqiptarë që tani përballen me të shkuarën e vet të turpshme, gjatë së cilës në vend që të ndërtonin shtet për popullin, muronin vila e shtëpi të shtrenjta për vetveten. 

Shkurt e shqip: Kryeministri i Kosovës sot është duke ndërmarrë atë që duhej ta bënin burrështetasit e mëparshëm të korruptuar të vendit: njëherë e përgjithmonë të qartësonin nëse Kosova është shtet i pavarur me kryeqendër Prishtinë, apo një protektorat i Serbisë. 

Andaj të vjen për të vjellë kur sheh se edhe në këto rrethana, ka politikanë ‘mendjehapur’ shqiptarë që i kritikojnë veprimet e Kurtit, e të cilët dekada me radhë nuk vepruan, por duke iu nënshtruar Beogradit, vetëm përfituan dhe të cilët, për ta mbuluar të shkuarën e vetë poshtëruese, thuajse më shumë e dëshirojnë dështimin e Albin Kurtit, se sa demaskimin e Beogradit luftëndjellës. 

Dhe tani, kur Serbija e kërcënon Kosovën, ne shqiptarët mund për shumëçka të mos pajtohemi mes vetë, por jo edhe për atë se Kosova sot bënë atë që duhej të bënte qysh dje, pra se ajo bënë atë që nëse do e shmangë sot do duhet ta bëjë nesër: ta shpërfaqë të vërtetën se Serbia dinë të nxitë luftë, por jo edhe të ndërtojë paqe si dhe, ta shpalosë të vërtetën se mjedisi i natyrshëm i burrështetasve të sotëm serb është lufta, e jo paqja! 

Andaj nëse Beogradi ka vendosur të mbetet atë që ka qenë – kryeqendra e luftërave të reja në Ballkan – atëherë, sado paqësorë qofshim, ne s’kemi si e pengojmë këtë.

Dhe kjo neve mund të na përballë vetëm me dy zgjidhje: o ta braktisim Kurtin e t’i përkulemi Vuçiqit, ose të dëshmojmë se meritojmë atdhe e liri! 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku01/08/2022 20:18

Si 78 vjet më parë baba llarët kriminelë tradhëtuan Kosovën duke shkuar me brigadat partizane mbas 29 nëntorit gjoja për të ndihmuar për të çliruar popujt e Jugosllavisë nga gjermanët ( Jugosllavia ka të deklaruar çlirimin e saj më 29 Nëntor 1944) pra sebepi i ndihmës i shërbeu Titos të mbyste lëvizjen o organizuar të Kosovës për mëvehtësisë dhe bashkimin mr Shqipërinë. Brigadat partizane të Shqipërisë çarmatosën kosovarët me parrullat se jemi vëllezër dhe ndihmuan jugosllavët për çfarosjen e lëvizjes kosovare. Kjo tradhëti e madhe kombëtare pasoi genocidin e mbi 5 mijë kosovarëve që u kaluan nga Kosova nëpër Shqipëri të shoqëruar me partizanët e Haxhi Lleshit dhe partizanët e Titos dhe u pushkatuan në Tivar. Enver Hoxha e urrente Kosovën sepse i rrezikohej pushteti… njëlloj si Edvini, biri i Kristaqit dhe Neta Kolekës ( kriminelë gjaksorl) si dhe bir shpirtëror i xhelatit të Kombit Enver Hoxha. Po përsëritet tëpkë historia. Por ta dijë i biri kriminelëve se gjaku do të derdhet deri në gju të pleshtit dhe Shqipëria e Kosova, pra Kombi më i vjetër i Ballkanit nuk bëhet pjesë e barbarëve serbë e rusë. Ka plot Rustemë Shqipëria e Kosova e nuk ka vrimë miu që ta fshehë atë zullap.

Shto koment

Denonco