Mos politizoni!

Mos politizoni!

Nga Lutfi Dervishi - 30/07/2022

Ndodh një ngjarje e bujshme kriminale, përgjigja e parë: mos e përdorni politikisht!

Zbulohet një aferë korruptive, skandalet pasojnë njëra-tjetrën, reagimi i parë: mos e politizojmë!

Emigrimi në rritje. Vendi zbrazet. Përgjigja e parë: mos e përdorni politikisht.

Çmimet e inflacioni në rritje: mos i përdorni politikisht.

Rrogat e pensionet në gropë, përgjigja: mos politizoni.

Zjarret bëjnë kërdinë, reagimi i shpejtë: mos i përdorni politikisht.

Bie tërmet, reagimi parë: mos politizoni fatkeqësinë.

Pandemia: mos bëni politikë me pandeminë.

Bie shteti digjital, reagimi i shpejtë: mos e përdorni politikisht.

Investitorët strategjikë dalin amerikanë nga Kuçova e zviceranë nga Peqini, përgjigja shterruese: mos politizoni biznesin.

Në ngarkesat me kokaine, kapet edhe ndonjë arkë me banane, përgjigja:  Mos e përdorni politikisht.

Atëherë: Pse duhet POLITIKA?

Nëse i referohemi kuptimi të vjetër të fjalës greke: politikë do të thotë “çështje të qytetit/vendit”. Pra më shqip, thirrja mos politizoni është: mos u merremi me çështjet e vendit?!

Kjo e ka edhe një të mirë të madhe: nuk kemi më nevojë për politikanë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco