Mitingu në ‘Rinas – Bej’

Mitingu në ‘Rinas – Bej’

Nga Agim Xhafka - 29/07/2022

Qëlloi që i nxori valixhet bash kur hapi derën Fredi,komshiu i tij,mësuesi i fizikës te gjimnazi i lagjes.Ai qeshi sa e pa:

-Unë me gruan po ikim me detyrim te mitingu i qeverisë në sheshin “Skënderbej” ti Astrit me familjen po ia mbath  për në plazh.

Astriti heshti një çast.Deri sa e shoqja mbylli derën me çelës.

-Po ç’pushime,o byrazer. Edhe në për miting jemi. Edhe ne me detyrim e kemi.

-Për miting me valixhe,hahaha,-shprehu çudi Fredi.

-Me valixhe se mitingu ynë nuk bëhet te sheshi “Skënderbej”.

-Po ku?

-Bëhet te sheshi “Rinas-bej”.Bëhemi shumë,por s’bijem në sy se s’ka media që na filmon e sa bëhemi 100-200 veta hop na hypin në avion e na përcjellin qiellit të Evropës. Kështu dhjetra herë në ditë.

Fredi nuk foli. Përshëndeti fqinjin që familjarisht hypi në taksi dhe ngriti sytë te katet e pallatit.Vjet iku Irfani, Blendi, Agroni. Sivjet Nurja, Lenci, ja fluturoi dhe Astriti. Për vit të ri veç unë do dal në ballkon për fishekzjarre, mendoi dhe iu mbushën sytë me lot. Në rrugë takoi ca kolegë që mbanin në dorë flamurë amerikanë dhe bërtisnin:”E duam Shqipërinë si Evropa.”Ecte drejt sheshit “Skënderbej” me mendjen te sheshi “Rinas-bej”…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco