7 pyetjet e radhës  për shkëlqesitë ambasadorë

7 pyetjet e radhës për shkëlqesitë ambasadorë

Nga Hysni Gurra - 28/07/2022

Të nderuar shkëlqesi, a keni dijeni:

1- Si ishte renditja e Shqipërisë në tabelën e antikorrupsionit sipas Transparency International gjatë 8 viteve qeverisë së “non grata: Berisha? Dhe sot në vitin 9 -te të qeverisë Rama?

2- Si ishte renditja në Money Val - pastrimi i parave gjatë 8 viteve të qeverisë së “non grata” Berishës. Po tani  në vitin e 9-të të qeverisë Rama?

3- Sa ishte fatura e gjyqeve ndërkombëtare gjatë qeverisjes 8 vjeçare të non grata  Berishës? Sa është sot në vitin e 9- te të qeverisë Rama ?

4- Sa vendime gjyqësore të pa ekzekutuara kishte në kohën e  qeverisjes së Berishës? Sa është ky numër sot në vitin e 9-të të qeverisë së Ramës?

5- Sa u rritën rrogat dhe pensionet në kohën e qeverisjes 8 vjeçare te “non grata” Berishës? Po gjatë 9 viteve të qeverisë Rama?

6- Si ka qenë liria e medies - në Shqipëri në kohën e “non grata” Berishës? Po sot në vitin e 9-te të qeverisë Rama?

7- Sa ka qenë numri i të punësuarve në administratë në kohën e  “non grata” Berishës? Sa është sot në kohën e Ramës ?

Këtyre dhe plot pyetjeve të tjera shqiptarët mund t’ia dinë përgjigjen, por ndoshta për shkak të informacioneve konfidenciale që shkëlqesitë tuaja kanë, përgjigjet tuaja mund të jenë më shteruese dhe sigurisht më bindëse!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

altini28/07/2022 16:09

Po ata jane diplomate, nuk merren me arithmetike dhe renditje numrash.

Shto koment

Denonco