Askush nuk ka të drejtë të heshtë përpara tradhtisë me kufijtë detarë!

Askush nuk ka të drejtë të heshtë përpara tradhtisë me kufijtë detarë!

Nga Ylli Dylgjeri - 31/05/2022

Pas deklaratave të bëra nga Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili tha se Greqia ka të drejtë të shtrihet 12 milje pasi ka arritur marrëveshjen me Shqipërinë, dhe se me t’u larguar presidenti Meta- që është pengesa kryesore, gjithçka do të mbyllet shpejt, nuk ka pasur asnjë reagim nga shteti shqiptar. Përpos që nuk ka pasur asnjë reagim nga shteti shqiptar, i cili nuk ekziston prej kohësh, sepse shtet shqiptar sot do të thotë vetëm kryeministër, por nuk ka pasur asnjë reagim as nga parlamenti, nuk ka pasur reagim as edhe nga inteligjenca, por edhe nga shoqëria civile, të cilat si duket asnjëherë nuk kanë ekzistuar në Shqipëri, sepse ato duken si kërpudhat pas shiut dhe komandohen sikur me telekomandë nga partitë politike në pushtet.

Nuk kanë reaguar dhe i ka ikur tërësisht goja edhe disa “atdhetarëve të papërmbajtur” dhe “patriotëve të mëdhenj”, të cilët ndoshta nuk njiheshin më parë, por sovrani i bëri të njohur kur partia në opozitë “mbronte” me “fanatizëm” tërësinë territoriale, të cilën e nxjerr në shitje ditën kur vjen në pushtet. Nuk di ku hanë miza kjo racë patriotësh të shëmtuar me dyfytyrësi dhe maska partiake, që vokacionin e kurajës civile nuk e kanë aspak më të gjatë, se ajo e militantit më të përdhunuar partiak.

Nuk ka reaguar as inteligjenca që na përfaqëson me dinjitet në institucionet ndërkombëtare.

Nuk kanë reaguar as artistët e pashembullt, ambasadorët e kulturës sonë, madje nuk kanë reaguar as ata që kërkojnë prej kohësh çmimin “Nobel”, të cilin në këtë çështje do të kishin rastin më të përshtatshëm për ta marrë dhe për të bërë ëndrrën e vjetër realitet.

Nuk kanë reaguar as shqiptarët e thjeshtë, ata që e kanë pronë territorin, madje as ata që rrojnë me produktet e atyre ujërave si ekskluzivi i peshkut Luca, që pas kësaj firme do të gllabërohen një herë e mirë nga grabitqari grek, sepse në këto kohë të vështira shteti shtypës që kemi krijuar ka qenë dhe do të mbetet përherë primus movens, që krijon gjithçka, si lirinë por edhe të kundërtën e saj. Në rastin tonë shteti autoritar e ka tharë deri në rrënjë ndjenjën e shpirtin e patriotizmit, të mbrojtjes së tërësisë territoriale, të asaj që quajmë atdhe.

Nuk ka reaguar as diaspora e shpërndarë anembanë botës që “lëngon” karshi çdo lloj padrejtësie, proteston edhe për ngritjen më të vogël të çmimeve dhe nuk ka pasur kurajën të reagojë për atë që nuk ka çmim dhe është “malli” që nuk mund të prodhohet asnjëherë dhe që quhet tokë, vend, det, territor i sovranit, atdhe.

Nuk kanë reaguar as shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, të Çamërisë, a thua se nuk e dinë që kjo hapësirë perlë detare, që do të shkëputet me vullnetin e atij që kemi zgjedhur të menaxhojë dhe ruajë territorin tonë, nuk i përket po njësoj edhe vetë atyre?! 

Nuk kanë reaguar as edhe një pjesë e tyre që i konsiderojmë elitë, të urtë, që sensibilizohen dhe reagojnë edhe për padrejtësitë më të vogla të zgjedhjes së strukturave partiake dhe për reagime përtej etikës normale të politikanëve në politikbërjen e përditshme.

Nuk kanë reaguar as ndërkombëtarët, ata që na monitorojnë me kujdes, ata që llogaritin drejt me mënyra, veting edhe qindarkat e zyrtarëve të korruptuar, ata që nuk lejojnë asnjë shkelje të të drejtave të njeriut dhe që reagojnë deri tek strukturat më të larta të organizmave ndërkombëtare.

Rastin e shkëputjes së territorit tonë me anë të një marrëveshje sekrete me palën greke, e konsiderojnë sekrete, sepse ajo është e pakuptueshme në tërësinë e saj, nuk është bërë asnjë lloj transparence dhe interpretimi për publikun për të mësuar se cilat do të jenë efektet e saj deri ku dëmtohen interesat e publikut shqiptar dhe cili është territori që humb Shqipëria, cili është territori që humb sovrani, sepse deri tani rekuizitat e kësaj marrëveshjeje nuk kuptohen as nga specialistët më të mirë të fushës. Sepse çështja e kësaj marrëveshjeje nuk është sikurse rasti i PPP, me të cilat pushteti ka dhënë me koncesion tërë pasuritë publike të shqiptarëve, nuk është as sikur Butrinti i grabitur me “ligj” këto ditë, të cilat kanë një afat; kur përfundon koncesioni dhe më në fund pas një shfrytëzimi barbar do t’i kthehen përsëri publikut. Rasti i detit që lëshohet me kaq lehtësi e ka çmimin sa një karrige pushteti, sa një karrige kryeministri, sa mbushjet e xhepave vetëm të një personi, sa egoja, deliri dhe makutëria e një individi që akoma nuk e ka kuptuar që; “Ajo që shkakton më shumë zili, është pasuria pa pushtet, pra pasuria intelektuale” sikur thotë me shumë të drejtë Hanna Arend.

Rasti i shkëputjes së këtij territori është shkelja më e rëndë e kushtetutës dhe do të duhej të bëhej çështja më e rëndësishme që preokupon shqiptarët edhe sikur kjo marrëveshje të ishte bërë në favor të shqiptarëve por duke marrë në konsideratë faktin që është bërë pa asnjë lloj transparence tregon qartazi që është bërë në dëm tërësisht të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Rasti i shkëputjes, vjedhjes dhe grabitjes së këtij territori është po aq i rëndë sa agresioni Rus në Ukrainë dhe në këto kohë të vështira që jetojmë do të provokojë kriza të mëdha në zemër të Ballkanit dhe të Evropës, të cilat do të kënaqin vetëm një grusht ekstremistësh grekë që nuk janë ngopur me territore dhe pasuritë shqiptare që kanë grabitur dhe shfrytëzojnë prej vitesh në Çamëri.

Rasti i grabitjes dhe shkëputjes së këtij territori i provoi shqiptarëve, përpos gjithë kësaj drame dhe tradhtie kaq të madhe, se i vetmi që i paska ruajtur, sikurse është betuar në kushtetutën e tyre, është Presidenti i Republikës Ilir Meta, që po i numërohen me padurim ditët nga tradhtia shqiptare dhe dinakëria e vjetër greke.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA31/05/2022 21:51

HEU, ASKUSH NUK KA TË DREJTË T'HESHTË PËRPARA TRADHTISË NË KUFIJTË DETIT
GJENË TOKË MBARË SHQIPTARIE! EU BABUSH, ASKUSH TUK KA VREJTË RESHTË PËR
GARA TRADHTISË LUBISË TERË VENDIT OUUUH, TË NENË LOKES!!. KUSH VALLË LUAN
DUKE SHITUR, KUKE SHKITUR, EDHE PASURINË O TRASHGIMINË MBARË KOMBËATRE
MBARË SHQIPTARE; PËR INTERESA PËRSONALE APO GRUPORE; FERRËZOGALE APO
TURPËRORE; DUKE FALUR, PA U NDALUR, ARMIQËVE TOKË E DETI, MOJ LOKE VENDI;
NA U GLLABËRUA, SHKATËRRUA, NGA TRADHTARËT, BARËBARËT, MERCENARËT AH,
SE PAK U DUKEN, QË NA ZHDUKËN, MBI 80% TROJE E POPULLKOMB, NËN PLOJE ËH,
RROKULLKOB, KORB; POR ENDË KËRKOJNË, TENTOJNË 100% VËLLAZËRO RIHIRO O
FARË SHKRIPKA VËRRINË; HEEEJ, PELLAZGO ILIRO AH, MBARË SHQIPTARINË!! AHIII,
DO NA VRETË DHE DO NA PRETË, SHPATË E GJERGJ KASTRIOTIT SKENDRBEUT HEJ,
FATË E KRYLEGJENDËS, HYEREGJENDËS, ADEMA KRYELEGJENDARIT O, SËBASHKU
TEK ASHKU; PËRGJEGJA NGA GRANDEMA: GJERGJA MË ADEMA; GJERGJA MË ADEMA
OUUU, GJERGJA MË ADEMA!!. TË FALA REFUGJAT LUFTE NGA SHQIPATRIA, MANI USA

Sokoli31/05/2022 17:19

Duhet të kemi besim tek skenderbeu i spiropalit, që pasi ka ndërruar emrin, meritron të quhet Hamzaja i Skenderbeut të Vërtetë. Edhe si kuisling ta quash, e meriton.Jepi Çezarit çfarë i takon atij. Shqipëria shitet me copa.

krasasi tp31/05/2022 13:43

" Kali që zihet,shinë lëmin ". Po ata që ja mbathin me vrap,apo ata hanë tagjinë dhe hickëlijnë. Nuk e kuptoj unë, apo Ju jeni i 'trashë'. Edi Rama sa erdhi në pushtet e përfshiu Turqinë në mesin e vëndeve mike,apo siç thuhet "partner strategjik'. Por Z.Rama kohët e fundit u prish mesa duket me Turqinë. Dhe jo më kotë. Midis 'partnerit gjeostrategjik NR 1 SHBA dhe partnerit NR 2 gjeostrategjik Turqisë, ka dy qëndrime diametralisht të kundërt në lidhje me zgjidhjen e rivendifikimieve territoriale në këtë rast për "çështjen e detit". Nuk e kuptoj se si Gjykata e Hagës do ta zgjidh konfliktin Greqi--Shqipëri. Do blejmë gjykatësit e Hagës, apo do fusim mik amerikanët?. Territoret që flasim janë banuar në shumicë dërrmuese nga shqiptarët për shekuj , gjuhë ,vazhdimësi territoriale ,doke,zakone, kulturë e artë të cilat ju janë mbivendosur njera tjetrës. Hartat territoriale ,regjistrimet e popullsive, tregojnë egzistencën e faktorit shqiptar. Turqia ka provat të paktën këtu e 500 vjet para. Se i ka administruar vetë këto territore dhe i ka qeverisur nënshtetasit e saj. Ka prova Greqia?. Nëse i ka, ti paraqesë në Gjykatën e Hagës. Gjykata nuk fal territore. Por të arsyetojmë ndryshe. ' Violina e parë në orkestrën e koncertit, të organizuar me rastin e martesës së detit' është SHBA. Ky është koncerti i dytë. Marrëveshja e parë u hodh poshtë nga Gj.K. Mosha ikën dhe 'Deti' duhet martuar. Kur ishim të vegjël, kur ziheshin fëmijët, ndërhynte më i madhi në moshë dhe më i fuqishmi nga djemtë ,hapte krahët dhe thoshte: "mu..i në mes". Dmth, sherri është m...t., "hajde të luajmë". Sot themi: "kush ja ka parë hajrin, sherrit". Në këto kohë rivendifikimesh historike dhe real politike që ndjek SHBA dhe NATO, ka vetëm një zgjidhje.
Zona gazmbajtëse e kontestuar në det, të ndahet 50/50 midis Shqipërisë dhe Greqisë. Zona gazmbajtëse në kufijt ujor Turqi - Greqi - Izrael e kujt tjetër i takon,duhet të ndahet si vëllezër. 'Babai' duhet ti trajtoi 'djemtë' me dashuri dhe dhimbshuri. Jo ca si të nënës, e ca si të njerkës, se ngelet sherri në mes. Dhe i ngelet 'Babait' të menazhojë luftën midis vëllezërve. Z.Dendias kërkon kthim fizik të pronave në Himarë, por nuk lëshon pë, për ato në çamëri dhe kërcënon me veto, për integrimin në BE. Po sikur antarët e tjerë në BE të kërkojnë reformim të BE dhe plotësimin e standarteve të njëjta, ashtu sikurse ju kërkohet aspirantëve të rinjë?. Ne kërkojmë kthim fizik prone dhe kompensim në çamëri, por këtu nuk bëjmë për qytetarët as njerën as tjetrën. Pushtetarët tanë, disa teritore i konsiderojnë enklava me status ekstra, disa të tjera si koloni dhe disa të tjera si teritore të pushtuara.E në këtë vorbull ngjarjesh dhe pazaresh, është zor të ndash se kush është djalli dhe kush është i biri. Se kur dhe kush e bëri mëkatin e parë.Këtu 'mollën' e kafshuan dhe e kafshojnë të gjithë pushtetmbajtsit .Se për ëngjëll këtu, as që bëhet fjalë. As për të Drejta Themelore,as për Siguri Juridike. As për marrëveshje.

Shto koment

Denonco