5 pyetje për Kapexhiun

5 pyetje për Kapexhiun

Nga Agim Xhafka - 30/05/2022

1-Mund të rreshtosh 3 arritje të qeverisë për këto 9 vite?

a) Rritja e çmimeve,

b) Rritja e borxhit,

c) Rritja e zemërimit popullor.

2-Bordi i çmimit të naftës mbron popullin apo është Bordero që paguan zyrtarët?

-Bordi i naftës është ngritur që t’i bëjë naftën mirëqenies së popullit.

3-SPAK u ngrit të luftojë apo të fshehë korrupsionin?

-SPAK u ngrit të ‘luftojë’ korrupsionin, por kryesorja, të fshehë të korruptuarit.

4- Përse kohët e fundit, Rama, kur flet në mbledhje, në tv a mes popullit nuk e kruan më as hundën dhe as kokën?

- Sepse tani në krye të Opozitës rri Berisha. Ai e ka paralajmëruar Edi Ramën: ‘Mos e kruaj shumë me mua!’

5-Alibeaj dhe Bardhi nuk bëjnë një hap mbrapa? Pse?

- Se tani u doli Gjeli para. Dihet që Alibeaj dhe Bardhi janë si pulat, nuk dinë të ecin mbrapsht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco