Kryeqendrat e degradimit tonë politik!

Kryeqendrat e degradimit tonë politik!

Nga Kim Mehmeti - 29/05/2022

Nëpër ‘Shqipëritë’ tona jo se nuk ka politikanë të mençur, por shumica e tyre janë të pamoralshëm dhe nuk kanë njerzillëk. E të urtit kanë thënë se nga një i mençur të pamoralshëm nuk mund të bësh asgjë më shumë se sa një intrigant të shkathtë. 

Pastaj nëpër shoqëritë shqiptare jo se nuk ka njerëz të ditur, por shumica e tyre shtiren se nuk e dinë që një shtet nuk shkatërrohet atëherë kur korruptohen politikanet, por kur prishen peshoret me të cilat maten vlerat njerëzore.

Duke qenë shoqëri ku vlerësohet paketimi, e jo përmbajtja në të, ne edhe erdhëm këtu ku jemi sot: që populli të mos jetë asgjë e burrështetasit çdo gjë, që Tirana të bëhet kryeqytet i degradimit politik ku rrënohet Tetari Kombëtarë dhe presidenti votohet pa u votuar, që Prishtina të bëhet kryeqendër ku më të zëshëm janë ata që e luftojmë të shkuarën që na la të ‘prapambetur’ e na ‘shkëputi’ nga krishterimi perëndimorë, ndërkaq Shkupi shqiptar u bë qendra e injorancës politike shqiptare. 

Po pra, kryeqendrat e ‘Shqipërive’ tona u bënë pasqyrë ku shihet fytyra e atyre që nuk e kuptojmë se vetëm ai qe nuk e njeh fatkeqësinë e popullit të vet, mund të jetë, për shembull, kryeministër arrogant si ky që e ka Shqipëria.

Dhe ato kryeqendra u bënë edhe simbol i shoqërive që prodhojnë shumë amoral, i shoqërive ku është harruar ajo që e kanë dëshmuar shekujt dhe e kanë thënë dijetarët: se shthurja seksuale dhe mosbesimi në Zot, janë shenjat e pare se një shoqëri kalbet.

Apo thënë ndryshe: se nuk kanë të ardhme shoqëritë e drejtuara nga njerëzit që nuk frikësohen nga asgjë, që çdo gjë e matin nëpërmjet interesit personal, pa mbajtur llogari nëse atë interes e realizojnë duke bërë diçka të mirë për popullin e vet, apo duke e dëmtuar interesin kolektiv.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA29/05/2022 22:12

HEU, KRYEQENDRAT E DEGRADIMIT TONË POLITIKË!" EU, FRYEQENRAT DEPLASIMIT
ZONË RROLIFIKË!! GJARPËRI PËR HELMIME GJITHMONË JETËS KRYMBET NGA KOKA!.
KRATËRI VRERË SHQELMIME NGRIRZONË TË SHKRETËS SHKYMBET KRAH KRROKA!!.
NJË DJALË BUDALLA I KEQPËRDORË NGA DJALL BIR DJALLI; ZIJË FJALË TUTALLA SHI,
DREQPËRKORË NGA STRALL NXIR STRALLI! KUR KULUBET DJALLËZORE DUKE BERË
HORRE REZILE O KORE OJ SKILE; QË E SHTYNË ATË DJALË BUDALLA TA SHETË AH,
NËNËN E VETË, GJËJA QË KA SHUMË DUKAT ARI, AH, AI BUDLLAJ, TUTALLAJ PO THOT
NËNËS: OJ NËNË, PO MË SHTYNË ME DHUNË E PËRDHUNË, QË TË QES NË TREG DHE
TË SHES PËR TË FITUAR DUKAT ARI, QË KE MBSHEHUR NGA BABA E BABAGJYSHAT?!"
PËRGJEGJJA E NËNËS LOKË: AUH, MORE BUDALLAJ, TUTALLAJ, KUKU PËR MUA PSE
TË POLLA, SI NJË DJALË BUDALLË MORE TUTALLË; QË PO TË SHTYNË DJALLZITË ME
SHITË EDHE NËNËN TENDË, SE PAK I KE SHITUR TERË PASURINË O TRASHËGIMINË E
BABËS DHE BABAGJYSHIT, BRE TI E SHITËSH O RRËSHQITËS A NGRENËSH O KOKËN
TENDË; PO QYSH SHITET E STËRSHQITET PASURIA MBARË FAMILJARE, KANDILJARE
A, TERË TRASHËGIMIA MBARË KOMBËTARE, MBARË SHQIPTARE!!" TË FALA MANI USA.

Shto koment

Denonco