Sot, 14 janar, 32 vjetori i demostratës antikomuniste të Shkodrës!

Sot, 14 janar, 32 vjetori i demostratës antikomuniste të Shkodrës!

Nga Sali Berisha - 14/01/2022

Të dashur miq, grupet antikomuniste, qytetarët dhe studentët e Shkodrës, inauguruan Vitin e Ri 1990 në Shqipëri me një betejë të ashpër me diktaturën komuniste, demostratat e  fuqishme të datave 13-14 Janar 1990, për rrëzimin e bustit të diktatorit komunist, Josif Stalin.

Më datë 13 dhe veçanërisht më datë 14 Janar të vitit 1990, mijra qytetarë të Shkodrës i’u përgjigjen thirrjes se grupeve antikomuniste, mbushen dhe dolën në një demonstrat të fuqishme për të çliruar qytetin e tyre nga kulti i njërit prej diktatorëve më gjaksor të kohrave, Josif Stalin dhe për të hequr bustin e tij nga qendra e qytetit.

Diktatura staliniste e Ramiz Alisë përdori kundër demostruesve ushtrinë dhe mjetet e saj, sigurimin e shtetit dhe policinë e batalionin famkëq të sambistëve për të shtypur demonstratën e parë antikomuniste.

Rregjimi diktatorial e shtypi me egërsi dhe brutalitet me të gjitha mjetet e dhunës demostratën e 14 Janarit dhe arrestoi, torturoi dhe dënoi me dënime të rënda për veprimtari antishtetërore terroriste organizatorët e saj Ded Kasnecin, Rin Monajken, Flamur Elbasnani, Gjergj Livadhin, Ndoc Liqejzen vëllezërit Haxhi, Ndoc Liqejza, Gjovalin Ralba, Viktor Martini, Nikolin Thana, Tonin Dema, Nikolin Margjini, Bac Bilali, Ylli Gërshana, Klaudio Daka, Aldo Perizi, vëllezërit Alibali

Hana Kraja etj.

Por jehona e saj brenda dhe jashtë vendi ishte e madhë dhe hapi siparin e një seri ngjarjesh të mëdha të vitit 1990, që do kurorezoheshin me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri me Levizjen Studentore të Dhjetorit të vitit  1990.

Sot, në këtë 32 vjetor, le të shprehim ne të dashur miq nderimin dhe mirënjohjen tonë më të thellë për qytetarët pjesmarrës dhe organizatorët e demostratës së 14 Janarit 1990 të Shkodrës, Rozafës së Lirisë.

Rroftë Shkodra! sb

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco