Basha, një lolo që s'duhet marrë me dramë, por me të qeshur

Basha, një lolo që s'duhet marrë me dramë, por me të qeshur

Nga Andi Bushati - 08/01/2022

Lulzim Basha nuk bëri asgjë që nuk pritej. Ai i blindoi dyert e PD-së njësoj si Edi Rama, Kryeministrinë.

Ai u hodhi gaz lotsjellës “serb” protestuesve, njësoj si Ardi Veliu.

Ai në fund, u bë një lodër në duart e Policisë së regjimit, e cila si për ta përdhunuar përfundimisht dha edhe një deklaratë shtypi përpara selisë së çliruar.

Ai i bëri ata deputetë, që e mbështesin, të dukeshin njësoj si Jenishehri, Gjuzi apo “kërpërata” në Kuvendin e shkuar. 

Ai e shndërroi selinë kryesore të opozitës, në një paradhomë të zyrave të regjimit.

Ai e qesharakëzoi edhe synimin amerikan për të “luftuar korrupsionin”, duke vërtetuar se e gjithë strategjia me “non grata” nuk qe asgjë më tepër se një plan për ta ulur kreun e opozitës, bythëzbuluar mbi prehrin e Ramës.

Prandaj, që nga dita e sotme, kur u pa qartë se kishte një marrëveshje paraprake mes Policisë së regjimit dhe përfaqësuesve të “opozitës” bashiste, të cilët u koordinuan brenda dy- tre minutave, nuk do të mbeten në memorie imazhet e dhunës.

Edhe gazi lotsjellës, edhe kapuçonët e zinj të armatosur brenda selisë, edhe deputetët me hunj nëpër duar do të harrohen shumë shpejt, sepse ata janë vetëm një pikë e errët në tablonë shumëdimensionale të asaj që ka ndodhur.

Lajmi i madh, e vërteta e hidhur, është se që nga kjo e shtunë, ky vend drejtohet nga një autokrat që ka një zyrë në Kryeministri dhe një tjetër në SHQUP. Si rrjedhojë e kësaj ne kemi një opozitë fasadë të cilës i prin një kryetar lolo. 

Ndryshimi i tij i vetëm është se ai përfundoi procesin e konvertimit nga palaçoja 16-vjeçar i Saliut - në atë të Edit.

Kush nga deputetët që do të ketë këtej e tutje fytyrë të mbështesë Bashën, mund të dalë e të flasë në debatet publike, për uniformat blu që godasin në mënyrë shproporcionale qytetarët?!

Kush do të ketë guximin të kritikojë policinë e narko-shtetit?!

Kush do të ketë paturpësinë të evokojë atë që iu bë protestuesve të Unazës, bulevardit të ri, apo atyre që shprehën dufin përpara kryeministrisë?!

Deputetëve të Bashës dhe atij vetë, nga sot iu mbyll goja për shumë krime që kanë ndodhur në këto vite, se ata u bënë vetë pengje të këtij pushteti kriminal. 

Prandaj, në vend që të regjistrojmë në memorie dhunën, civilët me armë dhe dyert e blinduara, në vend pra që ta shohim Lulzim Bashën dhe shpurën e tij si barbarë, le t'i mëshirojmë dhe të qeshim me ta.

Prej këtij 8 janari, s’janë asgjë më shumë se klounët e pështirë të regjimit, të cilët do të kenë vetëm një sfidë, ta luajnë rolin pak më mirë se Myslymi apo Rudina.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Demokrat 10/01/2022 12:17

O Alfred Byça Byça po sa vjet ka Z . Berisha ne pushtet se mos ka 50 vjet arifmetiken e Lulzimes ben ti o derdimen mbaj Ramen o patronazhist se paguhesh dhe ti haj haj se ngopesh ripjerdhes.

slim shady09/01/2022 01:28

https://www.youtube.com/watch?v=Ocp2dswl_Lw

MANI USA08/01/2022 22:54

HEU, BASHA NJË LOLO QË NUK DUHET MARRË ME DRAMË, POR ME TË QESHUR!
EU, SI PASHA ZIJE HORROR TUK DRUHET ZVARRË SHAMË, HOR ME TË PRESHUR!!
SI NË KOHËN E KRYEKRIMINELIT GJAKPIRËS NDAJ SHQIPTARËVE, GJIMNAZIT TË
DRENASIT DRENICËS NGA KOMITETI KOMUNAL DIRIGJUAR NGA BEOGRADI, QË IA
KISHIN NDRRUAR EDHE EMËRIMIN NGA GJERGJ KASTRIOTI SKËNDËRBEU AH, NË
MARRSHAL TITO?! DHE, KUR PLASI LUFTA ÇLIRIMTARE UÇK TANI DREJTORI I RI O,
I CILI IA KTHEJË EMRIN GJIMNAZIT TË DRENASIT NGA MARSHAL TITO TEPRAP NË
GJERGJ KATRIOTI SKENDËRBEU; POR, PRAP NGA SERVILËT, DEBILËT, STERILËT,
TË RUSO SERBO JUGOSLLAVË, SI BASHKËPUNTORË TË ARMIKUT, MU DREJTORIN
E GJIMNAZIT NË DRENAS E LARGUAN NGA PUNA DHE, E ZUNË KRIMINELËT SERBË
E BASHKË ME KATËR TË BIJTË DHE BASHKËSHORTËN EDHE MBI 50 QYTATARË OH,
FËMIJË TË MITUR, NËNA DHE PLEQ DUKE PUSHKATUAR N'MASAKREN E PAKLEKUT
NË DRENAS TË DRENICËS; QË VETËM PSE SHKRIMTARI PËR FËMIJË O, NDËR MË I
MIRI, ME MBI 25 VEPRA LETRARE, EDHE NIPI I HEROIT, MËSUESIT OU, POETIT FAZLI
GRAÇEVCIT; QË I PUSHKATUAN,ISHTE NJË NDËR MASAKRA-MAKABRA, KASAPRA,
QË U MASAKRUAN DHE NGA TRI HERË I SHKRUMBUAN E, I DOGJEN, I POQËN, MU
VETËM PSE JANË SHQIPTARË AUTOKTONË, NË TROJET VETA MBARË SHQIPTARIE!
DERI KUR KËSO, PËSO, BARBARIE KANIBALË SËBASHKU ME SERVILË, DEBILË AH,
TË NGOPËN, TË KOPËN; ME GJAK DHE PRAG TË MBARË SHQIPTARISË! MANI USA

Alfred Brava08/01/2022 22:03

Pirdh se liroesh O Bushat O Bushat, Sala na ka bere ne si popull lolo 30 vjet kjo nuk te prish pune ty, po ngele duke thene Edi Rama kshu ashtu ik ore mbushu

Doni08/01/2022 18:20

Nuk paska me shpirtzi dhe me buke shkelur se Lul Brava. Mbytet demokratet me gas dhe dru sikur te ishin hasem dhe serb o plera. Po ska shance te dilni ne baze se do u shker.....me motrat dhe grate.

Un08/01/2022 16:56

Dua që këtë shkrim dhe atë të Andi Bejtës ta lexonin dy deputetët e preferuar për mua, Flutura Acka dhe Tomor Alizoti.

Shto koment

Denonco