Hallet e Berishës janë dhe hallet tona

Hallet e Berishës janë dhe hallet tona

Nga Agim Xhafka - 09/12/2021

Më 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi i Demokratëve. Me sa po provohet në stadiumin ‘Air Albania’ do të jenë të pranishëm mbi 50% e delegatëve të zgjedhur me votë nga anëtarësia e partisë.

Pra kuptohet që do jetë jo vetëm legjitim, i mbledhur sipas statutit,por dhe që vendimet do jenë detyruese për këdo që aderon në radhët e demokratëve.

Nga kampi i Lulëzim Bashës ka kohë që flitet se ky kuvend nuk ka mbështetjen e duhur, më pas u tha, ka firma të falsifikuara, delegatët u blenë me një teke raki e për të mbërritur te çmendinat, ’Foltorja’ ngjet me strukturat serbe, apo delegatët e datës 11 nuk lejohet të përdorin logon e partisë.

Këto broçkulla i mori era, tani mbizotëron mutacioni, Berisha i bën këtë lëvizje për hallet e tij.

Po ç’hall ka Sali Berisha? Ai e ka thënë kaq herë se nuk kërkon ta anulojë ‘non gratën’ amerikane. E ka theksuar, DASH le ta mbajë në fuqi sa të dojë, le të mos e lejojë të hyjë në USA.

Po ç’hall tjetër paska veç kësaj?

Se do që të mbajë partinë si mburojë ndaj dënimeve të supozuara. Po ky hall nuk është i Berishës. Është i atyre që e akuzuan me plot epitete. Ka kërkuar prej 7 muajsh rresht, më mxirni një provë, një fakt, një shkresë... Ndërkohë i shfaqin në media të blera fake info, fake dokumente, fake detaje.

Hallet e Berishës në këto muaj, në këtë betejë, janë dhe hallet tona. Të mijat, të tuat, të mikut, të fqinjit, të shokut. Janë halle që në këtë Shqipëri që kemi na sëmurin. Mbushur jeta jonë me shpifje, rrena, korrupsion, abuzim, vjedhje, grabitje.

E përpos këtyre halleve pa mbarim që i mbartim mbi shpinë na sulen dhe ambasadorët. Na thonë të heshtim se qeveria e kuqe po na drejtoka mirë e shumë mirë. Sa mirë e ndjejnë fukarenjtë që u shumuan këto 9 vite. Zumë vendin e parë në Evropë për varfërinë.

Siç jemi kampion për km/autostradë = 24 milionë euro. Apo medaljen e artë për borxhin e lartë, në krye për emigracionin, për mos transparencën, për vjedhjen 1 miliard dollarë në vit  prej administratës më të korruptuar në glob.

Berisha nuk ka halle. Halle ka vendi ynë. Foltoret i theksuan ato edhe një herë.

Berisha nuk po lufton për pushtet personal.

Ai çdo ditë po bën atë që di të bëjë.

Po ndërton rrugë. Po këtë herë, po ndërton autostradën për të ardhur PD sa më shpejt në pushtet.

Ky nuk quhet hall, quhet kontribut.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Mero kaka09/12/2021 18:22

Frrok e pegera doli huq nuk i doli parashikimi per arrestimin e Berishes nga Eskobari.Merua,Frroki,Ngjaladhe te tjere muter sonte jane mbledhur andej nga liqeni dhe po hane tasin me mut qe j'u ka gatuar Ramuti.

Shto koment

Denonco