Një kuvend i lagur (bagnata) është një Kuvend me fat (fortunata)

Një kuvend i lagur (bagnata) është një Kuvend me fat (fortunata)

Nga Ndriçim Kulla - 09/12/2021

Sipas të gjitha gjasave, kuvendi i Partisë Demokratike i thirrur në datë 11 dhjetor, do të duhet të organizohet në një ditë me shi, e ndoshta dhe të rrëmbyeshëm. Po njëlloj, edhe gojët dashaligë ose llomotitëse, do të thonë se nga trishtimi ose mërzia për këtë çarje ose dyzim kuvendesh të kësaj partie historike të Shqipërisë, po qan edhe qielli.

Megjithatë, përtej një simbolike të tillë, është e rëndësishme që gjithçka të shihet si demonstrimi me demokratik i vullnetit jo vetëm të qytetarëve të lirë të angazhuar në një formacion politik, por edhe si një shpalosje e demokracisë përfaqësuese më direkte që duhet të ketë gjithë politika shqiptare.

Për këtë arsye, nuk mund të mos themi se nuk ka shi me gjyma që mund ti pengojë demokratët të marrin pjesë në këtë kuvend të paprecedent në gjithë historinë tonë të tranzicionit.

Ata janë të ndërgjegjshëm se diçka e madhe po ndodh, diçka që mund të ndryshojë shumë fate njerëzish, madje dhe një rrjedhe historie, nëse nuk shihet vetëm në një këndvështrim të ngushtë, të polarizuar, në një dikotomi armiqësore.

Bëhet fjalë për të ardhmen, dhe në këtë rast një shprehje popullore e një vendi fqinj, thotë ‘një kuvend i lagur (bagnata) është një kuvend me fat (fortunata)’.

Le ta urojmë një gjë të tillë, jo vetëm për demokratët, por për gjithë demokracinë shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco