Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

Yuri Kim në dyqanin e qelqurinave

Yuri Kim në dyqanin e qelqurinave

Nga Andi Bushati - 11/11/2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një ndërhyrje flagrante në konfliktin e një organizate politike, aq sa për nga brutaliteti dhe arroganca do t’ia kishte zili dhe pasardhësi i saj i largët Rajerson, që mbërriti në Shqipëri menjëherë pas rënies së komunizmit.

Që nga koha e këtij të fundit, në këtë vend, është bërë pothuajse normalitet që diplomatët amerikanë të përzihen në punët e brendshme të një shteti sovran, madje duke u angazhuar si palë në garën mes forcave politike që luftojnë për pushtet.

Sa për hir të historisë sonë të veçantë në marrëdhëniet me SHBA-në, po aq edhe për një mentalitet shqiptar, që imponon kërrusjen përpara perandorive, qofshin ato otomane, ruse apo kineze, një gjë e tillë është konsideruar nga shumica si normalitet.

Kërkush nuk ka tentuar, ta shohë këtë si një padrejtësi, apo si një shkelje të nenit 41 të Konventës së Vienës, që i ndalon diplomatët e akredituar në një shtet ta kalojnë limitin e ndërhyrjes së tyre.

Madje edhe kur ky nen i famshëm, u bë lajm nga regjimi autokratik i Erdoganit, që i detyroi dhjetë shtetet më të rëndësishme të perëndimit të zbytheshin nga qëndrimet e tyre kundër burgosjes së opozitarit turk Osman Kavala, askush nuk tentoi të hiqte një paralelizëm me qasjen simetrike që ambasadorët e këtyre vendeve duhet të mbanin edhe tek ne.   

Por, këtë herë, ky limit i përdhosur prej kohësh u shty edhe më tej. Ambasadorja amerikane kapërceu edhe një kufi, duke u bërë palë jo më në punët e një vendi, por edhe në sherrnajën e brendshme të një partie politike si PD-ja.

Intervista e saj e kërkuar enkas në Top Channel, pikërisht në ditën që Sali Berisha do shpallte mbledhjen e 4200 firmave dhe 24 orë pasi ish-shefi i shërbimeve sekrete të presidentit Trump, Grenell, pohoi se nuk kishte parë gjatë detyrës së tij prova për shpalljen ‘non grata’ me lobimin e Soros, ishte një mbështetje e hapur për njërin grup demokratësh, në dëm të tjetrit.

Edhe këtu, në pamje të parë, duket sikur nuk ka asnjë problem të madh, për sa kohë asnjëra nga palët, madje as ajo e dëmtuara, nuk u ankua për shkeljet që diplomatët amerikanë u bëjnë angazhimeve që shteti i tyre ka marrë ndërkombëtarisht. Në mendjet e të gjithëve, në Shqipëri, është ngulur ideja fikse se Amerika është mbi ligjin.

Prandaj, dhe analiza që duhet bërë nuk është në rrafshin moral, se sa ka të drejtë të ndërhyjë ambasadorja, po se sa efikasitet ka hapi që ajo hedh.

Edhe në këtë prizëm, shfaqja brutale e Yuri Kim ishte e panevojshme, mendjelehtë dhe jo efikase. Nëse qëllimi i saj i dukshëm ishte që të merrte anë pro Bashës dhe kundër Berishës, duhet pranuar se ndikimi i saj në këtë qerthull mund të jetë pranë zeros. Dhe jo për shkak të fajeve të PD-së, por si rrjedhojë e qëndrimeve të mbajtura nga ambasada amerikane prej kohësh.

Në mendësinë e një votuesi të PD, ambasada amerikane është ngulitur si një faktor mbështetës për regjimin e Ramës. Kur i ka parë përfaqësuesit e saj ti tregojnë se: lufta e Saimir Tahirit ndaj drogës është një histori suksesi; Se reforma në drejtësi po përparon pa u kapur politikisht nga regjimi; Se zgjedhjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë një hap përpara, ndonëse Venecia i konsideroi në shkelje të ligjit themeltar të shtetit; Se Rama ka të drejtë të shkojë përtej marrëveshjes së 5 qershorit me garanci amerikane; Se ai e fitoi në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme 25 prillin dhe është një kryeministër legjitim, pra, kur i ka dëgjuar të gjitha këto, një militant demokrat e ka të vështirë të bindet se po i thuhet e njëjta e vërtetë me atë që ai beson.

Ai është i prirur ta pranojë ndershmërinë e goditjes ndaj Berishës, kohën dhe mënyrën me të cilën u ekzekutua ajo, po në të njëjtën masë sa ka pranuar edhe ato që u përmendën më lart.   

Prandaj në këtë kuptim dhe nga ana pragmatike, ndërhyrja e Ambasadores Kim është krejtësisht e pa efektshme. Ajo është një lëvizje e çoroditur që kapërcen normat e lejuara për një diplomat, pa arritur të krijojë efekt. Ajo i ngjan një marshimi moskokëçarës elefanti, në një butik kristalesh, pa u merakosur për pasojat që lë pas.

Natyrisht, kjo mungesë inteligjente kalkulimi është pasojë e aktit të pamenduar, jo proporcional dhe jo simetrik në arenën politike, që u bë me non grata-n e Berishës.

Ky vendim që ka ngjallur habinë dhe përçmimin edhe të diplomatëve europianë, që është shndërruar në objekt tallje për ata që e shohin korrupsionin vetëm tek një lider i dalë në pension, ndërkohë që pozojnë çdo ditë me të tjerët që kanë vjedhur para publike, duke falsifikuar dokumente të shtetit amerikan, i ka futur në ngërç diplomatët e SHBA në Tiranë.

Duket sikur ata vazhdojnë të gabojnë më vijimësi, në një përpjekje sizifiane për të korrigjuar gabimin fillestar.

Dhe më e keqja është se sa më shumë tentojnë, aq më shumë dështojnë.

Prova është se falë tyre dhe për të keqen e pjesës më të madhe të shqiptarëve, sa më tepër që ata po e luftojnë Berishën aq më shumë po rritet ai brenda PD-së. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Sorros Conundrum 11/11/2021 18:07

Pas disa ditesh Edvin Llapa do të urdhërojë Kimeten të dalë publikisht e të thotë që ajo ka qënë molestuar , abuzuar dhe perdhunuar nga Berisha kur ishte studente tek Kristali. Dhe e ka lënë shtatzënë. Delina Fico do të paraqesë provat në prokurori. Lulqimi do dëshmojë se ai ka qënë karremi. Edvin Llapa do tregoje testin e ADN për atesinë e Berishës. Do bëhet gjëma në shtator shokë komunista !!!!

krasasi tp11/11/2021 17:57

Z.Bushati, "mentaliteti shqiptar që në shumicë kërrusen para perandorive" nuk ju ka dalë për keq. Besoj se edhe këtë radhë 'kërrusja' para 'perandorisë' Amerikane, nuk do na dali keq. Mos kërrusja e Bushatllinjëve në Shkodër dhe e Ali Pash Tepelenës në Janinë ,bëhej për llogari të Serbëve në veri dhe Grekërve në Jug. Koha vërtetoi më vonë aspiratat e Sanxhakllinjve. Për arsye gjeostrategjike ishin Francezët dhe Anglezët që me kohë vendosë barazpeshën. Ju duhej P.Osmane dhe e ruajtën. Sot për arsye mbijetese por edhe se jemi më të kthjellët se kurrë, na duhet të 'kërrusemi' ndaj SHBA dhe BE. Këtë 'kërrusje' "e kemi zgjedhur vetë dhe nuk na është imponuar nga askush". Kështu ju përgjigj Kryeministri.Rama M.J. Rus Z.Lavrov. Për këtë kërrusje u shpërblyem me anëtarsim në NATO dhe do shpërblehemi punë muaji me çeljen e negociatave me BE.Nëse ka dhe ka një ndërhyrje Amerikane ajo në bindjen time të thellë, nuk është mbajtje ane dhe as penalizim i askujtë , për avantazhim i të tjerëve as majtas dhe as djathtas. Sejcili politikanë dhe shtetar ka historinë e tij të madhe apo të vogël me dritëhijet për të cilat përgjigjet politikisht. Por edhe dritëhijet në aspekte të tjera, të cilat 'perandoritë' që kanë 'pushtuar' edhe Marsin, ndoshta kanë arritur të fotografojnë edhe ta studjojnë edhe anën e pasme të Hënës e diktojnë transparencën dhe përgjegjësitë aty ku ka.. Z.Bushati nuk ka kthim pas, nuk ka zerim dhe as goditje spartane ndaj Reformës në Drejtësi. Vetingu do bëhet edhe në SHBA ,Ti dhe eprorët e tu e anatemoni 24/24 orë R.D. ONM dhe interesi publik "ju rrinë te koka" gjithë atyre që kanë vënë pasuri me korrupsion dhe me bashkëpunim kriminal. Të fala Batonit.

Turpi dashit11/11/2021 17:29

Usa e ligjeron kete pjese kur te kete dale non grata tigri rama gjiknuri balluku veliaj dhe nja 10 te tjere.

Demokrati11/11/2021 16:10

UNË NUK KAM HALLIN E NON-GRATA TË BERISHËS, POR KAM HALLIN TIM SI SHQIPTAR. JAM I TMERRUAR NGA SHBA E SOTME, DASH I SOTËM DHE AMBASADORËT E SOTËM AMERIKANË APO AZIATIKO-AMERIKANË! SEPSE NË KËTË MËNYRË, QË "TI KE BËRË DIÇKA QË E DI VETËM UNË!", KUSHDO SHQIPTAR APO QYTETAR I BOTËS SË LIRË, MUND TË SHPALLET NON-GRATA NGA DASH!
NUK KAM INFORMACION NËSE E KA SHPALLUR NDONJËHERË DASH NON-GRATA ENVER HOXHËN, RAMIZ ALINË APO ARANIT ÇELËN? PO FATOS NANON?
BUSHAT JE NJË DEMOKRAT I MADH!

Shto koment

Denonco