Legalizimi i bashkëqeverisjes, hap drejt Rilindjes së Monizmit

Legalizimi i bashkëqeverisjes, hap drejt Rilindjes së Monizmit

Nga Kastriot Islami - 06/11/2021

1. Hapat e Ramës për rivendosjen e monizmit tashmë janë të dukshme: a) goditja e demokracisë dhe vdekja e pluralizmit; b) kthimi i opozitës në fasadë; c) legalizimi apo miratimi i një ligji për bashkëqeverisjen apo bashkimin e maxhorancës dhe opozitës në një qeveri; d) bashkimi i partive në një parti të vetme; e) rilindja e monizmit... Kanë mbetur pa realizuar vetëm dy hapat e fundit që Rama mendon t’i “festojë” në dhjetor 2021, në momentin kur është programuar të festohet 30-vjetori i lindjes së pluralizmit apo vdekjes së monizmit.

2. Edi Rama, i sëmurë për pushtet absolut, jo vetëm ka shkatërruar deri më sot pluralizmin në Shqipëri duke qenë i përfshirë/angazhuar egërsisht prej kohësh në kthimin e opozitës në fasadë, por duke qenë në panik së fundmi duket ka shpejtuar hapat për kthimin e vendit në monizëm duke hedhur hapin përmes miratimit të ligjit për qeverisjen e përbashkët të maxhorancës dhe opozitës, apo asaj që ai e cilëson “bashkëqeverisje”. Turp e rrezik i madh! 

3. Asnjë vend i NATO apo BE nuk ka miratuar deri më sot, përveç Shqipërisë, një ligj të bashkëqeverisjes. Ky nuk është vetëm një turp i madh por mbi të gjitha rrezik eminent që çon në vdekjen e plotë të pluralizmit dhe një ogur i keq për rilindjen e monizmit së bashku me rilindjen e rivendosjen shumë shpejt edhe të diktaturës. 

4. Miratimi i ligjit të “bashkëqeverisjes” nga Rama do të thotë që maxhoranca mund të bëjë gjithçka me votat e saj, madje të përcaktojë bashkimin e maxhorancës e opozitës në një qeverisje të vetme duke dhunuar Kushtetutën, pra eliminimin e opozitës parlamentare. Sipas kësaj nisme, që sot e tutje vendi do të drejtohet nga një “qeverisje e përbashkët maxhorancë-opozitë” që quhet “bashkëqeverisje” me në krye “diktatorin” që duket po përgatitet për të kapur kreun e shtet-partisë... Nuk kam asnjë dyshim që “monizmi i bashkëqeverisjes” do të goditet fuqimisht e të shkatërrohet nga qytetarët e shumtë me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së pluralizmit në Shqipëri...

5. Këtë goditje duhet ta japë fuqimisht e pa asnjë hezitim së pari PD, partia e parë opozitare që lindi së bashku me pluralizmin në 8.12.1991. Pavarësisht se PD duket e dobësuar nga problemet e saj të brendshme, kam bindjen e plotë se ajo do të orientohet qartas kundër këtij bashkimi të aleancës së qelbësirave me aleancën e njerëzve të ndershëm, sepse për më tepër kjo është një nismë djallëzore e marrë tinëzisht nga Rama për t’i shpëtuar ndëshkimit.

6. Bashkëqeverisje e PD me Ramën do të thotë jo vetëm bashkim i “qelbësirave” me “të ndershmit”, por mbi të gjitha hedhje e hapit final drejt shkatërrimit të plotë të pluralizmit e për rrjedhojë legalizimit të monizmit në Shqipëri. Gjë që natyrisht do të arrihej duke eliminuar paraprakisht PD. Nëse ky skenar famëkeq do të shkonte deri në fund, në 8.12.2021 s’do të mund të festohej 30 vjetori i PD/pluralizmit, por rilindja e monizmit. Dhe parlamenti monist do të legalizonte më së fundmi ndoshta më tej edhe në Kushtetutë dominimin e një partie të vetme.

7. Me shumë gjasa, lëvizja opozitare do të ketë për mision jo vetëm rritjen, hapjen e forcimin e PD dhe krijimin e një fronti opozitar të njerëzve të ndershëm kundër aleancës së qelbësirave, por mbi të gjitha ruajtjen e pluralizmit dhe mos lejimin e rivendosjes së monizmit. Pavarësisht se çfarë ka ndodhur brenda PD, të gjithë demokratët do të duhet t’i bashkohen lëvizjes së madhe qytetare për të penguar rilindjen e monizmit. Në mënyrë që në fillim të dhjetorit të festohet 30-vjetori i vendosjes së pluralizmit dhe jo dita e rilindjes së monizmit.

8. Duhen lënë mënjanë të gjithë diferencat eventuale brenda opozitës, dhe duke reflektuar thellë për gjithçka në të shkuarën e mbi të gjitha me vizion të qartë për të ardhmen, të gjithë opozitarët, brenda e jashtë PD, duhet urgjentisht të bashkohen të gjithë njerëzit e ndershëm në një front të vetëm kundër së keqes së madhe shkatërrimtare, sepse bëhet fjalë për një tentativë tinzare e diabolike nga ana e sektit Rama për të vrarë përfundimisht pluralizmin dhe rivendosur monizmin. Kërkohet reflektim i thellë sot sepse nesër kur të jetë rivendosur monizmi e diktatura do të ishte shumë vonë e ndoshta e pamundur për kthim në pluralizëm...

9. Asgjë nga këto nuk është ekzagjerim, dhe as shprehje e inatit personal apo frikës, prandaj e gjithë kjo s’duhet marrë lehtësisht e me shaka, pavarësisht përpjekjeve djallëzore të aleancës së qelbësirave dhe drejtuesve të sektit të rrezikshëm që paguajnë majmërisht bandën e sharlatanëve të shpëlarjes së trurit të qytetarëve të ndershëm, për t’i bindur se kjo është për të mirën e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari06/11/2021 21:59

Profesorin duhet ta degjojme, madje me shume vemendje. Hyn nder njerezit me te ditur te kombit. Ky eshte apel per forcat demokratike jo per aleancen e qelbesirave te Ed bythes dhe Mustafa katunarit nga Skrapari. Ata kane mision shplarjen e trurit te truthareve komsomolas shqiptare.

Shto koment

Denonco