Drejtësia e re e kapur apo kali i ngordhur Soros-Rama!

Drejtësia e re e kapur apo kali i ngordhur Soros-Rama!

Nga Sali Berisha - 04/11/2021

Miq, këto dite Euronews Albania publikoi studimin e tij të opinionit, në të cilin konstaton se sot 6 vite pas fillimit të saj, Reforma e Drejtësisë në Shqipëri, reforma më e kushtueshme dhe me e propaganduar në historinë e këtij vendi dhe e korruptuar në çdo etape të saj nuk është gjë tjetër veçse një nga dështimet më të mëdha në historinë jo vetëm të Shqipërisë, por dhe mbarë Europës, është de facto një kalë i ngordhur pasojat e të cilës po i paguajnë dhe do ti paguajnë mjerisht shumë shtrenjtë qytetarët shqiptarë.

Me këtë nuk dua të mohoj se drejtësia në Shqipëri nuk kishte probleme serioze dhe se ajo nuk duhej reformuar. Por reforma Soros-Rama ishte defacto një pseudoreformë. Këtë e dëshmon katërçipërisht dhe në mënyrë te pamohueshme ky studimi i cili tregon se vetëm  0,8% e shqiptarëve vlerësojnë shumë të mirë reformën ndërkohë që 11% apo 14 herë me shumë e vlerësojnë si shumë të keqe dhe 25,1% e tyre vlerësojnë si të keqe reformën, kurse vetëm 24% e vlerësojnë të mire dhe 35,39% e vlerësojnë atë, as të mirë as të keqe dmth as mish as peshk dhe vetëm 3,8% e të pyeturve  përgjigjen se nuk e dinë.

Tronditëse janë këto shifra për qytetarët që nuk kanë votuar për PD as dhe PS. Vetëm 14,5% e tyre vleresojnë të mirë ecurinë e reformës, kurse 32% apo 2,2 herë më shumë e vleresojnë të keqe këtë ecuri.

Ky studim tregon se reforma e drejtësisë e ideuar, iniciuar e projektuar e financuar nga OSF me qëllimin e vetëm vendosjen e drejtësisë nën kontrollin e mikut të George Soros, Edi Rama është tashmë një dështim me pasoja të tmerrshme afatgjata për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Rënia dramatike e besimit të shqiptareve në pseudoreformën e George Soros- Edi Rama lidhen para se gjithash me:

1- kapjen e plotë të drejtësisë nga Edi Rama dhe narkoqeveria socialiste duke vendosur në krye të saj ish-xhelatë të kohës së diktaturës Sadusher, Dvoranë dhe ish-ministra të PS, vëllezër, kunetër të ministrave socialist dhe shndërrimin e saj në një degë të narkoekzekutivit shqiptar dhe për pasojë

2- këputjen e kolonës vertebrale të shtetit shqiptar, dhe zëvendësimin e shtetit ligjor në Shqipëri me narkoshtetin e parë në Europë.

 3- Përdorimin e vetingut Top-Down për gjueti shtrigash dhe me standarde të dy e trefishta për eliminime politike, krahinore, fetare, partiake të prokurorëve, gjykatësve.

 4- privim i qytetareve shqiptar nga një proces ligjor i drejtë në gjykatat e tyre. Me vakumin institucional të krijuar nga vetingu Top Down dhe stokun prej 100 mijë dosjesh gjyqësore të krijuara të cilat duan se paku 20 vite për tu shqyrtuar, qytetarët shqiptarë të paktën për dy dekada nuk do gezojnë të drejtën e një procesi gjyqësor të drejtë dhe dhjetëra mijëra qytetarë të moshuar nuk do arrijnë kurrë për shkak të moshës të marrin drejtësinë që meritojnë.

 5- Me bllokimin e mbi 100 mijë dosjeve deri sot pseudoreforma Soros-Rama i ka shkaktuar vendit dhe qytetarëve shqiptarë mbi 5 miliard euro humbje. Kjo humbje vjen gjithnjë në rritje pa llogaritur këtu bllokimin e ardhjes së investimeve të huaja.

6- Shqipëria renditet sot e dyta në botë për ryshfetin. Kjo sepse dënimet për korrupsion nga organet e reja të drejtësisë se kapur apo drejtësisë së partisë janë 600% më të ulta se sa nga drejtësia e vitit 2009. Kështu në vitin 2020, SPAK-u i partisë dërgoj në gjykate për gjykim për korrupsion 63 persona. Sipas raporteve të Departamentit të Shtetit në vitin 2009 Task-Forca anti-korrupsion dërgoj në gjykatë 383 raste dhe gjykata ( jo speciale, por e zakonshme) ka dhënë 343 dënime fajësie për veprën e korrupsionit.

Si përfundim mund të thuhet se ky studim dëshmon:

Dështimin e plotë të reformës sui generis të drejtësisë në Shqipëri dhe domosdoshmërinë e ndërhyrjes urgjente me ndihmën e Komisionit të Venecias për nxjerrjen e drejtësisë shqiptare nga kthetrat e narkoqeverisë së Edi Ramës.

Këtu më poshtë keni studimin e Euronews Albania

Bie besueshmëria te reforma në drejtësi, shumica skeptike

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA05/11/2021 20:29

HEU, DREJTËSIA E RE E KAPUR APO KALI I NGORDHUR SOROS-RAMA!
EU, KREJTËZIA E HAPUR KAPO SHKALI I SHKORDHUR HORRKOS-DRAMA!!
PO NA THËRRASIN ËH, PO NA BËRTASIN, GJAKU DHE PRAGU I VIKTIMAVE
SI TË JETIMAVE, TË PA BABË DHE TË PA NENË; TË PA SHKABË DHE TË PA
GJENË, EDHE TË PA KRENË; QË JANË VIKTIMIZUAR, NGRIKRIMIZUAR ËH
MORE, TË MASAKRUAR, KASAPRUAR, NGA KRIMINELËT, SHTRIMINGELËT,
NGA KANIBALËT, TRANDIZGALËT, QË SËBASHKU ËH, ASHKU, ME DJALLIN
DHE BIRIN E DJALLIT, QË NA KALLIN DHE NXIRIN STRALLIT, MALLIT, E TË
GJALLIT; PAK PO U DUKËN, Q'NA ZHDUKËN, MBI 80% POR, KËRKOJNË OH,
TENTOJNË 100% TERË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË! PORSE O,
HORRËSE JU, SI KALLUKANXHA TRISHTUAR NGA ZJARRI, T'PËRRALLUAR,
GRIDËBUAR NGA VARRI, DUKE TENTUAR, KËRKUAR, PËR T'NA GRABITUR
TERË POPULL KOMBIN, MË TË PARIN, MË TË MBARIN; KRYLEGJENDARIN O,
HYEREGJENDARIN;POPULLKOMBIN RROKULL LOBIN MBARË SHQIPTARINË;
ME KRYELEGJENDËN, HYEREGJENENDËN; O, PËRGJEGJJA MË GRANDËMA:
GJERGJA MË ADEMA; GJERGJA MË ADEMA; HEJ ORE, GJERGJA MË ADEMA!.
TË FALA MANI USA

Usa 04/11/2021 19:25

Ti ore KRASASI JE NJE KOMUNIST I POSHTER, I PASHPIRT HELMUES QE SE PARI NUK DO KALAMAJTE E TU ( N(NESE E KE) .CFARE PRET TI TE VIJNE KOMDHIJTE TE NA BEJNE GARDHET QE TE MOS FUTEN ILEGALET APO KRIMINELET .UNE I LUTEM ZOTIT WE TA PESOSH TI ME TE DASHURIT E TU ( NESE KE DASHURI QE TE KA MBETUR NGA ENVER QENI QE VRAU TE PARIN BURRIN E MOTRES. .CFARE TE SHPRESOSH NGA KOMUNISTET .SPIUNOJNE VELLANE VETEM PER TESTEN E PARTISE .

krasasi tp04/11/2021 14:12

Ju Z.Berisha së bashku me 139 deputet të tjerë e votuat R.D. PS- PD- LSI propozuat me emër dhe mbiemër se kush do ishin KPK-ista, KPA-ista , ILD -ista, KED-ista . I zgjodhët si ai katundari që u kthye te koshi i qershive kur e mori urija, pasi i kishte pshurrur më herët. Koshi me qershija edhe kur ishte i pa pshurrur ishte pjesërisht i pa konsumushëm,pasi krimbi ishte prezent në brendësi. KLD -të nuk kishin kontrolluar spërkatjen dhe "tekniku" nën/kryetari i KLD psh K.Spahiu sot ushtron zejen e retorikës politike. Ndaj të sulmosh sot R.D dhe të luftosh që të vish në krye të PD e të vëndit për ta shkallmuar R.D kjo është krejt e pa pranushme për njerëzit normal. 100.000 dosjet kapicë në Gj.L janë pasojë e vendimeve politike të mara nga kasta politike, apo paria e Tiranës siç etiketohet ndryshe nga shumica e qytetarëve. Kasta, bllokoi, falsifikoi, tjetërsoi trashëgimin e qytetarëve, nxori ligje, udhëzime,VKM, krijoi me ligj organe për ti shërbyer kastës dhe njerzve përqark tyre, shantazhoi dhe keqpërdori qytetarë, i futi në grindje dhe i përplasi me njeri tjetrin, për të vdekur dyerve të gjykatave, apo të përfundojnë poshtë urave si të çmëndur. E kthyet shtetin si leckë për të fshirë këpucët dhe tani pretendoni ringjalljen. Kurrkush dhe për asgjë, nuk kërkon ndjesë dhe nuk jep shpresë. Nxitet konflikti dhe përplasja dhe stimulohet largimi. Keni vetëm një të drejtë. Ju mund të pretendoni me të drejtë që pse të bëhem unë 'kokë turku' kur vendimarrjet janë ujdi e gjithë kastës.dhe me bekim ambasadorial. Por ka edhe përgjegjësi personale. Të shohim çfarë rrisku i ka rezervuar Zoti RD dhe Fati gjithkujt.. Reforma në Drejtësi duhet të eci para. E vetmja shpresë. Bllokimi do ishte një gur më tepër në qafën e kujtëdo zullumqari. Shpejt apo më vonë Vetingu do përfshijë noterët,avokatët, që mbushin organet e reja pa 'zbrazur njëherë xhepat', do përfshijë besoj edhe politikanët. Prokuroria dhe gjykata e posaçme do veproi, Organet e reja të Drejtësisë dora dorës do spastrohen nga kripto të korruptuarët dhe të lidhurit me krimin, prezentë hë për hë, për shkak të vonesave që sjell kasta politike.

Shto koment

Denonco