Rrjepja e shqiptarit me testet tek privati: a do të hetohet kasaphana?

Rrjepja e shqiptarit me testet tek privati: a do të hetohet kasaphana?

Nga Erion Dasho - 04/11/2021

Duke nisur nga muaji gusht 2020 kur sektori privat nisi të ofrojë testin për COVID e deri më sot, vazhdoj të shkruaj për një fenomen tepër të dhimbshëm: Rrjepjen e paturpshme të qytetarëve shqiptarë nga spekulantët e sektorit shëndetësor privat.

Sigurisht përgjegjësia kryesore i takon qeverisë, ministrisë dhe komitetit të buratinëve të cilët nuk arritën jo vetëm ta ofronin falas testimin në institucionet shëndetësore publike, por as që arritën dot ta disiplinonin atë.

Gjatë gati dy vjetëve të pandemisë, nuk kam folur vetëm për Gjermaninë ku testimi ofrohej falas për çdo person si në sektorin publik dhe në atë privat. Apo ku sot testi blihet në supermarket për 50 deri 80 cent.

Kam folur edhe për Nepalin ku testi PCR ofrohej me çmim fiks 10 dollarë në sektorin publik dhe 20 dollarë në sektorin privat. Ku infermieri shkon edhe në shtëpi për të marrë tamponin kundrejt çmimit 25 dollarë. Rezultati del online brenda 24 orëve (në 90% të rasteve brenda 8 orëve).

Kush përfiton nga çmimet spekulative në Shqipëri?! A munden spekulantët t'i "gëzojnë" të vetëm ato miliona euro që shqiptarët harxhojnë çdo muaj për testimin?!

A do të hetojë dikush për kasaphanën jo vetëm me jetët, por edhe me ekonominë e shqiptarëve?! Koha do ta tregojë! Shpesh drejtësia vonon por nuk harron...

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Labi04/11/2021 14:16

Edhe ti o Erion Dasho ke pjesën tënde të pisllekut
Ngele duke bër propagand për vaksinimin
Një ashtu jini të gjith

Shto koment

Denonco