Edhe Zoran Zaevi, leksion për demokracinë

Edhe Zoran Zaevi, leksion për demokracinë

Nga Mehmet Elezi - 01/11/2021

Kryeministri maqedonas u dorëhoq.

Nuk do të jetë kryetar qeverie.

Nuk do të jetë kryetar partie.

Sepse partia e tij humbi zgjedhjet parlamentare?

Jo, humbi thjesht zgjedhjet vendore.

Shkupi zyrtar dëshmoi:

Partia në pushtet humb kur e meriton. Nuk i grabit zgjedhjet.

Opozita fiton kur e meriton. Nuk lejon me ia grabitë zgjedhjet.

Një kandidat i pavarur fiton edhe kryeqytetin.

Vendos vullneti i votuesve.

Institucioni i dorëheqjes nderohet.

Po në Shqipërinë tonë të dashur?

Partia në pushtet rri në pushtet sa t’ia dojë kokrra e qejfit.

Opozita qan për masakrën zgjedhore dhe masturbon me lotët e saj.

Qysh me 2013, kur qe dorëhequr Berisha, institucioni i dorëheqjes ka vdekur.

E të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA02/11/2021 05:32

HEU. EDHE ZORAN ZAEVI KRYMINSTER I MAQEDONISË VERIORE SI LEKSION I DEMOKRACISË! NUK TENTOI TË TA KEQPËRDORË POZITEN E KRYEQEVRITARIT
QË TË I BLEJË VOTAT DHE, TË QENDROJË NË PUSHTET; PASI HUMBI ZGJEDHJET
NACIONALË DHE LOKALE; AI JEP DORËHEQJE! ATHUA VALLË, SI ËSHTË KULTURA
DHE STRUKTURA E UDHËHEQJES SHQIPTARE, QË NËSE NUK VOTOHEJ FER DHE
PA I BLERË VOTAT, QË TË QENDROJË PËRJETË NË UDHËHEQJE, SI POZITË N'KRYE
VENDIT; SI MBRET QË TË BEJË ÇKA DONË VETË! DHE, TA SHETË TERË ATDHEUN O
PËR INTERESA PËRSONALE HEJ, KATASTROFALË!! PUSHTETARI, KUSHTETZVARRI,
DUKE U NGJITUR PËR KARRIGE TË UDHËHEQJES; KOQITEJ ME KËMBË, IA PREJNË
TË DY KEMBËT; KOQITEJ ME DUAR, IA PREJNË DY DUARTË; KOQITEJ ME DHËMBË;
AH, VETËM ME IA PRERË EDHE KOKEN; SE NUK LËSHON KIRRIKËN UDHËHEQJES!
MORE,HORRE, KURTHEDREQJE MË STËRRKEQJE; AH, MË PËRDREQJE!. MANI USA

vlora01/11/2021 22:26

Në kaq pak fjalë kuptojmë se sa të korruptuar janë politikanët tanë.

tirana01/11/2021 17:39

Nje shkrim shume i mire dhe interesant , tip koncentrate ; pak i shkurter , por i sakte per ate qe ka mend ....

Shto koment

Denonco