Shkollat, Covid-19 dhe amatorët që flasin qesim...

Shkollat, Covid-19 dhe amatorët që flasin qesim...

Nga Erion Dasho - 28/10/2021

Këto ditë kam dëgjuar deklarata të shumta se hapja e shkollave nuk ka ndikuar në ecurinë e epidemisë në Shqipëri. Kjo në kundërshtim me përfundimin që kanë arritur Izraeli, Gjermania, Britania dhe vende të tjera me sisteme kërkimore shumë më të konsoliduar se yni.

Rekomandimi për vaksinimin e fëmijëve nuk ka rënë nga qielli. Sot, dihet me siguri se fëmijët nuk preken nga forma të rënda të COVID-it, por luajnë rol në transmetim. Për këtë arsye, Europa po vaksinon prej disa muajsh fëmijët mbi 12 vjeç dhe planifikon të nisë vaksinimin edhe të fëmijëve me moshë 5 deri 11 vjeç.

Sigurisht që gjendja në Shqipëri nuk është ajo që paraqesin anti-Vax-ët.

Shembulli i parë që do të sjell është një statistikë, ecuria tremujore e incidencës së raportuar 2 javore të COVID-it në Shqipëri. Siç shihet, deri në fund të shtatorit tendenca ka qenë e qartë drejt uljes. Me hapjen e shkollave, kemi një ringritje të incidencës. Kjo sigurisht nuk është provë e pakundërshtueshme, por është një argument dhe tregues që nuk mund të anashkalohet lehtë.

Shembulli i dytë janë dy familje me pothuajse të gjithë pjestarët të prekur nga COVID-i. Të gjithë të rriturit të vaksinuar me vaksina cilësore (Pfizer dhe Astra Zeneca) ndërsa fëmijët sigurisht të pavaksinuar. Pas infektimit të fëmijëve në shkollë, u infektuan pjestarët e tjerë të familjeve.

Këtu mund të hidhet hipoteza e besueshne se për shkak të ekspozimit të zgjatur dhe ndaj ngarkesave të larta virale, as mbrojtja që ofron vaksina nuk ka arritur të mbajë larg infeksionin.

Këto argumente dhe jo përrallat e anti-Vax-ëve merr në shqyrtim EMA, FDA dhe organizatat e tjeta prestigjioze kur rekomandojnë vaksinimin e sa më shumë personave, përfshi edhe fëmijët.

Rreziqet që vijnë nga vaksinimi janë minimale, ndërkohë përfitimet (sidomos ato shoqërore) janë shumë më të larta. Sa më shpejt të kuptohet kjo edhe në Shqipëri, aq më mirë...
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp28/10/2021 16:43

Po ti që nuk flet qesim, çfarë titulli shkencor ke, apo je "Doktorr Shkencash" nga ata që ironizon Kryeministri. Sa është numuri i fëmijëve autik te Ne, dhe në botë. Me sa herë është rritur ,progresivisht me rritjen e fuqisë së oligarkisë botërore. Mos kjo ka lidhje me vaksinat?. Ti vaksinojmë fëmijët thua zotrote, se Ata megjithse rezistent ndaj COVID, na infektojnë Ne prindërve. Po e teprojmë edhe Ne me komente, Ti je në rregull, shkruan tre herë në javë, dhe mesa duket paguesh nga fondet që jepen për fëmijët autik. "Na dalin dhe na teprojnë", pasojat ekonomike etj të qeverisjeve oligarkike. Nuk jetojmë dot nën panikun dhe regjimin e rreptë e të përhershëm të vaksinave. Maska e pohoni Ju sot, nuk mbron . Po kush mbron?. Besimi,puna, lëvizja, ushqimi i shëndetshëm. Oligarkia në thelb është ateiste. Të lëvizësh ku do shkosh, të shpëton çiçi dhe "Doktori i Shkencave" Erijon Velija nuk ka lënë asnjë banjë publike. Për efekt të 'çiçit 'duhet të harxhosh tërë pensionin se kush të pranon në lokal. Ushqimi po dihet. Cfarë 'ngelet' jashtë, futet brenda. Nga buka e te bulmeti. Frutat dhe zarzavatet që servirin "katundarët", i gjuan policia bashkiake, e cila mos tua hamë hakun ,'lufton' fortë. "Spektakli" në rrugët e Tiranës ka fytyrën e Erionit. Garë shpejtësie, "katundarët" me qese në dorë me vrap,P.B me makina marke e fundit. Në këtë zallamafi për mbijetesë, askush nuk është se e rrun më për COVID. Edhe Ti shumë shpejt, do ngelesh 'pa tekst'.

Shkence28/10/2021 16:39

Ja ku e ke nje studim jo nga amatoret por nga shkenca qe mbron ti "nature"se mbyllja e shkollave ne japoni nuk pati asnje efekt ne perhapjen e covid..
https://www.nature.com/articles/s41591-021-01571-8

Genjeshtra28/10/2021 13:45

Maskara..vaksina nuk ndalon transmetimin perse duhen vaksinuar femijet kur nuk kane pik rreziku nga covid?

liu 28/10/2021 10:40

nuk paragjykon dot ti antivakset. vetem doktor sje ti

Shto koment

Denonco