Pse jugu i Shqipërisë po e pret me entuziazëm Foltoren

Pse jugu i Shqipërisë po e pret me entuziazëm Foltoren

Nga Ylli Manjani - 07/10/2021

Padyshim nuk duhet promovuar ky dimension, por nuk mund të rrimë pa lexuar faktin se jugu i Shqipërisë po e pret më me entuziazëm foltoren e Doktorit.

Kjo është një shenjë e mirë dhe sa më takon më pëlqen pa masë.

Shqipëria është shumë e vogël si dhe, ne shqiptarët jemi shumë pak për t’u ndarë në veri dhe jug. Për fat të keq prej shumë vitesh ky dallim i theksua disi.

Ndoshta kjo nismë e Doktorit “Tropojan” mund të ndihmojë disi për ta shuar këtë ndasi absurde.

Nga ana tjetër është gjithashtu e vërtetë që ne “veriorët” nuk e demonstrojmë shumë entusiazmin… Nuk na pëlqen hiç të duartrokasim…

Nejse, foltorja është sot për sot nisma e vetme politike për demokraci.

Ky është gjithashtu fakt!

Për shkaqe të ndryshme dhe për disa persona Berisha mund të mos jetë më i pëlqyeri, por që po drejton një lëvizje për demokraci nuk mund t'i mohohet.

Minimalisht po bën atë punë që nuk arriti e nuk arriti ta bëjë Luli që është të paktën 30 vite më i ri në moshë.

Pavarësisht se Foltorja është lëvizje e brendshme në PD, unë jam me të.

#unëjammeFoltoren

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari07/10/2021 11:40

I NDERUAM MANJANI! JE I MADH! JE NJE MENDJE DHE NJE ZE I FUQISHEM PUBLIK! JE NJE DEMOKRAT I VERTETE NGA CDO ASPEKT! LEVIZJA "FOLTORJA" E DR. BERISHES, E "PLAKUSHIT" ME TE MENCUR QE KA SHQIPERIA, NUK ESHTE LEVIZJE PERSONALE E TIJ DHE PER T'U MBROJTUR NGA SOROSIANET E DASH, SIC DUAN T'IA PARAQESIN PUBLIKUT SHQIPTAR ZAGARET LLAPAQENER MEDIATIKO-POLITIK TE RAMES, POR NJE LEVIZJE PER DEMOKRACI JO VETEM NE PD POR NE SHQIPERI!
CDO NJERI ME MEND NE KOKE DUHET TE JETE SOT, JO ME BERISHEN, POR ME FOLTOREN!!! ME FOLTOREN DEMOKRATIKE NE VERI, NE JUG, NE LINDJE, NE PERENDIM DHE NE MES TE SHQIPERISE!!! FOLTORJA NUK ESHTE PER BERISHEN PO PER SHQIPERINE DHE PER TE GJITHE SHQIPTARET!!!
TE NJEJTEN "FOLTORE" DUHET TE NISIN EDHE SOCIALISTET E NDERSHEM!!!
MANJANI NUK ESHTE FIZIKISHT PREZENT TEK FOLTORET E BERISHES, POR ESHTE ME MENDJE, ME ZEMER DHE ME SHPIRTIN E TIJ DEMOKRATIK!

Shto koment

Denonco