Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Kur shkrimtarët mendojnë si burokratët e Ministrisë së Mbrojtjes

Kur shkrimtarët mendojnë si burokratët e Ministrisë së Mbrojtjes

Nga Andi Bejtja - 19/09/2021

A fitohet me Amerikën kundër? Kjo është një pyetje që po shtrohet rëndom së fundmi (nga disa qëllimisht  e nga disa dhe naivisht) sidomos tani kur ish-lideri historik i opozitës ka rinisur një lëvizje në Partinë Demokratike, ku për fat të mirë edhe pse vonë për mendimin tim, beteja e tij për të vënë në vend dinjitetin e nëpërkëmbur nga një "Non Grata" pa prova dhe pa shpjegime është e lidhur pazgjidhshmërisht me nevojën e demokratizimit të partisë më të madhe në opozitë.

Thjesht për kujtesë, jo më larg se dy-tre vite më parë ishte i njëjti vend që mbante po emrin Amerikë, që e pranoi ofertën për ndarjen e Kosovës, ofertë që i ngriti qimet në kokë çdo intelektuali e shkrimtari europian.

Nuk e mbaj mend çfarë qëndrimi kanë mbajtur këta intelektualë e shkrimtarë shqiptarë atë botë, po kam përshtypjen se nëqoftëse nga turpi nuk jane shprehur për këtë nismë, po prapë për turpin e tyre kanë heshtur...

E risolla në vëmendje këtë  detaj, jo thjesht për t'i kujtuar se Amerika jo vetem gabon, siç e ka treguar historia madje shpeshherë fatalisht dhe rëndë, por edhe për një arsye tjetër madhore demokratike: nuk është roli, sidomos i të ashtuquajturve shkrimtarë e intelektualë në demokraci; të shkojnë qorrazi pas ndërhyrjeve të tilla arbitrare në dëm të demokracisë e sovranitetit të një vendi, të një partie, të një komuniteti...

Ndaj, është e trishtë për një vend kur të ashtuquajturit intelektualë apo shkrimtarë, apo dhe publicistë mendojnë aq ngushte si të jenë zyrtarë te Ministrisë së Mbrojtjes që sapo kanë nënshkruar një marrëveshje për një bazë ushtarake sekrete me Ameriken.

Detyra e shkrimtarëve, intelektualëve, publicistëve, shoqërisë civile është të luftojë për ta shtyrë Ameriken të ulet në karrigen e humbur të Arbitrit të Demokracisë dhe jo të bashkohen me të në rrugën e arbitraritetit, qoftë kjo Amerika Zyrtare apo qoftë kjo Amerika e lobimeve...

Ndërsa nëqoftëse doni një përgjigje të shpejtë a fitohet me Amerikën kundra, pini një kafe me Albin Kurtin apo dhe me Fatos Nanon kur e mundi Pandeli Majkon në Kongresin e Partisë Socialiste, jo thjesht si Kryeministër, po si Kryeministër që vinte me dekorata nga Shtëpia Bardhë, si njeriu qe duke i hapur derën 700 mijë kosovarëve gjatë spastrimit etnik të Millosheviçit i shpëtoi fytyrën jo vetëm Uashingtonit, por edhe Europës që u gjend fare e papërgatitur...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Nje qytetar qe po plas.20/09/2021 02:11

Z, Bejtja, keni plotesisht te drejte dhe do te ishte mire qe njerezit qe e mendojne keshu si ju te shtohen sa me shume. Po e them qe ne fillim, nuk eshte se jam ndonje ithtar i Berishes,e aq me pak ndonje fanatik i tij. Une mund te them se me ka deziluzionuar sepse prisja qe ai te bente per demokracine ne Shqiperi shume me teper nga sa beri, madje mund te them se ai mban nje pergjegjesi te padiskutueshme per rikthimin e hijeve te vjetra ne misherimin e nipave, mbesave, ne pergjithesi ADNse se Byrose se Vjeter Politike, ne pushtetin e sotem, por:

Askush nuk ka te drejte te denoje kerkend pa i bere publike provat qe disponon, me gjyq te rregullt, apo thjesht me publikim zyrtar e te certifikuar. Ne rast se cohet ne gjykate, i padituri konsiderohet i pafajshem deri ne provimin e fajesise. Ne rast publikimi te certifikuar, i lihet opinionit publik te vendit perkates per te gjykuar dhe ne kete rast denimi, nese eshte nevoja, eshte denim moral e kursesi penal.

Sa per ate, a fitohet me Ameriken kunder, po them qe fitohet qe çke me te, kush ka jetuar ne Shqiperi nga 1945 deri ne 1990 e di mire qe ne kemi vuajtur shume dhe gjate, pikerisht sepse per cfaredo arsye, ai qoftelargu, qe iu harrofte emri, pati pikerisht kurajon (per interesa krejt meskine e personale) te fitonte me Ameriken kunder. Edhe pse rrethanat e sotme nuk jane si te atehershmet, nje shmebull mjafton per te hedhur poshte teoremen "Nuk fitohet me Ameriken kunder"

tirana19/09/2021 17:13

O Bejte sa per titullin e shkrimit nuk e ke keq muhabetin ... , por po te mos ishte prishur marreveshja e 5 qershorit , kush di i kishte fitue zgjedhjet ....???!!!

Balo Benca19/09/2021 14:25

Ana e duhur e historisë pra...!
Që nga krijimi i Shtetit ,ne jemi rreshtuar përherë në anën e gabuar të historisë..,përherë..madje edhe kur mama e ndjerë i pat thënë Edit se ishim në anën e duhur...sepse po të qëmë me Itali e Gjermani dhe jo me Jugosllavi e Rusi,megjithëse kufiri do ndryshonte, sot do ishim zviceranë...
Edhe kur Amerika ka pjerdhur ,ne jemi me të...
Na tërheq era e qelbur prandaj!

Shto koment

Denonco