Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Lypësja

Lypësja

Nga Agim Xhafka - 15/07/2021

(Skicë korriku)

Çdo mëngjes kur jam në Tiranë e nis ditën duke i falur 50 lekë një gruaje që rri te cepi shkollës. Ajo nuk zgjat dorën, as kërkon gjë. Ulet mbi gjunjë dhe ashtu nuk lëviz për katër orë.

 Nga mesdita çohet dhe ecën shpejt drejt Lanës. Kalon urën e më zhduket nga sytë. Përherë nxiton, ndoshta ka lënë vetëm fëmijët e vegjël në shtëpi ose t’i shërbejë dikujt nga familja që mund ta ketë sëmurë.

Lypësja nuk qesh, as nuk qan. Rri ashtu e ngurosur, si statujë serioze. Mbi fytyrë i duket nga larg një zbehtësi e fortë, shenjë se shëndeti i saj nuk ecën aq mbroth.

Sot kishte ‘rradhë’ të madhe te vendi ku rri ulur. Prisnin 5-6 burra dhe shumë gra t’i falnin monedhat e zakonshme. U avita. Pashë në krye të dhurueseve Shpresën, fqinjën tonë. Qe ulur në tokë dhe...po bënte me manikyr thonjtë e lypëses.

Njerëzit shihnin këtë ritual të çuditshëm e në fytyrë u lexohej një kënaqësi e brendshme. Pasi mbaroi nxori nga çanta një të kuq buzësh. Aq të kuq sa ia zhduku zbehtësinë nga fytyra. Pasi mbaroi ia la te dora manikyrin, të kuqin e buzëve dhe i tha:

-Zoti të bëri femër, halli nuk të ndryshon. Jeto si femër!

Kur u afrova t’i vendosja mbi pëllëmbë 50 lekë i vura re sytë. Mbase i kishte të bukur vetë, por sot m’u dukën magjikë. Se shkëlqimin ua jepte edhe  lumturia e saj.

Njerëzit i vunë te dora monedhat dhe ikën.

Zonja lypëse shihte herë thonjtë e herë prekte buzët me gisht.

E lumtur.

Një paradite jetoi si njeri...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI,USA.16/07/2021 19:00

SHI, DUKEJ ÇDO MENGJES DITE, ATY NË KËNDIN E RROKAQIEJVE SHUMËKATE, NJË
LYPËSE QË SHTRINË DORËN E LYPSES, MBËSHTJELLUR KËMBË E KOKË DHE FYTYRË
O I DUKEJ VETËM HUNDA,PËR FRYMARRJE; ASHTU ULUR MBI GJUNJ,NUK THËRRET O
AS NUK BËZANË; VETËM NË HESHTJE KËRKON,QË NDONJË SHPRTMIRË EDHE HIRT-
MËSHIRË ËH,NDONJËRI TË IA FALË NDONJË CENT,PËR T'BLERË NDONJË KAFSHORE
BUKË DHE,PAK JOGURT APO DJATH,PËR T'I USHQYER FËMIJËT E URITUR,QË NATË E
DITË I RRINË MBI KOKË,DUKE KËRKUAR: OJ NËNË, MË JEPNI PAK BUKË, VDIQA URIE;
PO MË TINGËLLOJNË ZORRËT NGA URIA; PO MË CINGËROJNË HORRËT NGA HURIA";
ËH, SHTETI NUK NDIHMON TË VARËFERIT; ËH,SHTETI PUNËSON VETËM TË PASURIT;
NGA TURPI AJO LYPSARE, NGA KURPI,AJO SHTYPËZARE, SI BIJË SHQIPTARE O,EDHE
NË PIKË TË VAPËS TË VERËS;DHE NË PIKË TË ACARIT TË DIMËRIT; LIPËSJA AH,DUKE
LYPUR, DUKE U SHTYPUR;AJO MBULOHEJ ME MBULESË, MOS NJOHEJ ME KUJDESË,
AH,KUJTESË;QE MUNDOHEJ, TUNDOHEJ, QË TË I RRITË, QË TË SHNDRITË,FËMIJËT E
GJORË, KËRTHIJËT E PRORË; LYPËSJA ME LYPJE, GËRRYSJA MË GËRRYESJË, AHIII O,
SHTYPËSJA ME SHTYPJE; PO KJO ËSHTË SHTYPJE DHE MBYTJE,NGA VARËFËRIA AH,
NGA TRAGJEDIA; SHTRESA E VARËFËR, SHPRESA NË KRATËR; TË MBYTUR EDHE TË
SHYPUR,NË VARËFINË, NË KRATËRINË E GJORË;QË PRORË NËN SHTYPJE O,MBYTJE!
TË FALA REFUGJATË LUFTË NËN DHUNË, PËRDHUNË, NGA FASHIZMI, DRAZHIZMI AH,
RUSO SERBO JUGOSLLAVË,TRETUR O,MBETUR PAKTHIM,GJËR N'AMSHIM-MANI,USA.

Mondi15/07/2021 14:20

Bravo Agim, me solle nder mend O'Henrin e madh

Shto koment

Denonco