Filozofi bashkiake: Paradoksi i Erionit me breshkën

Filozofi bashkiake: Paradoksi i Erionit me breshkën

Nga Ergys Mërtiri - 04/07/2021

Erion Veliajn e ndjekin paradokset si Akili breshkën. Zenoni plak do mahnitej prej tij.

Dy vjet më parë, pas largimit të opozitës nga zgjedhjet ai do të mbronte idene se që të kemi zgjedhje, nuk ka nevojë të kemi alternativa. Vullneti i lirë ushtrohet më mirë pa opsione.

U përpoqa atëherë të reflektoja mbi këtë dhe arrita në perfundimin se, nga një perspektivë dialektike, mosqenia e qenies është qenie, e se bashku me qenien pa mosqenie, bëhen dy lloj qeniesh. Zgjedhësit kanë mundësi të zgjedhin qenien e mosqenies ose mosqenien e qenies. Shumësia ka unitet dhe uniteti shumësi. Për pasojë një kandidat mjafton për të pasur zgjedhje sepse ai mund të jetë njëkohësisht edhe oponenca e vetvetes, apo edhe e kundërta e saj. Madje mund të kemi zgjedhje edhe pa asnjë kandidat, çfarë do të thotë, zgjedhje të përkryera pasi alternativat e asgjësë janë infinit.

Kësaj radhe, pasi Gjykata Kushtetuese tha se procedura për Teatrin e ri ka qenë antikushtetuese, ai doli me një prononcim ku pohoi se gjykata kish konfirmuar se shembja ishte në rregull dhe se mund të vazhdojmë me fillimin e menjëhershëm të punimeve. Në fakt, Gjykata shprehu (me pakicë votash, gjithsesi) moskompetencë për të gjykuar vendimin e shembjes në vetvete, por akti i kalimit të pronësisë së Teatrit në bashki është shkelje e Kushtetutës. Pra, Veliaj po thotë se trualli nuk i takon bashkisë, por shkatërrimi dhe ndërtimi mbi një pronë që s’është e jotja, nuk është diçka e paligjshme! Procedura është e gjitha antikushtetuese, por zbatimi i saj nga Bashkia është kushtetues! Ndeshja anulohet, por jo golat e shenuar.

Ligji dhe shkelja e ligjit janë e njëjta gjë. Të shkelësh kushtetutën është një e drejtë kushtetuese. Kushtetuta në vetvete nuk zbatohet dot pa shkelësit e saj dhe shkelja e kushtetutës nuk realizohet dot pa ndalimin e shkeljes.

Sido që të jetë, Akili nuk do ta kapë dot kurrë breshkën, ndërsa breshka nuk e kap dot Erionin!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Nje qytetar qe po plas.04/07/2021 19:42

Breshka, e shumta vetem mund ta shkerdheje Erionin nqs e gjen ne pyll me bythe perpjete ngecur midis pemeve.

krasasi tp04/07/2021 14:06

Z. Mërtiri, po nëse për arsye të tjera E.Velija përfundon te 'shtatë penxheret' , a e kap breshka Erionin?. A u rrezikua jeta e artistëve dhe qytetarëve, kur në agim të ditës, skrepi artileri e rëndë dhe trupa policore bashkiake shkatrruan teatrin?. Ose artistët duhet të gjykohen për pengmarrje të institucioneve publike, ose Erion Velija duhet të gjykohet për vrasje masive të ngelur në tentativë. Në momentin që teatri u shëmb,dhe inertet u hoqën , trualli ju përket pronarëve. Nëse E.V dhe të tjerë para tij dhe Z.Rama dhe kryeministra të tjerë para tij, kanë shkelur kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare që shteti shqiptar i ka nënëshkruar, bashkëpunimi me grupe që ndajnë interesa të përbashkëta me ta, është kriminal. Kullat nëse ka një projekt zhvillimi i miratuar nga institucionet që ligji j'ua njef kopetencat vendimarrëse, mund të ndërtohet duke shpallur një tender të hapur. Një tender i hapur mund të ingranoi përfshirjen e një investitori nga vënde partnere, ku kostua e ndërtimit dhe rrjedhimisht çmimet e shitjes të jenë të leverdishme për qytetarët tanë emigrant psh. Por kompanitë ndërtuese nga vënde partnere nuk pranojnë të investojnë aty ku trualli ka një pronar. Atëhere 'ustallarët tanë' në bashkëpunim me krimin, pengojnë lëshimin e Akteve të Trashëgimisë. Por sipas ligjit:Eshtë e paligjshme çdo marrëveshje që kryet mbi një pasuri që trashëgimia ende nuk i është çelur. Aq më keq kur pengohet , akoma më keq kur çelet në kundërshtim me ligjin dhe përfshihesh në konspiracion.

Balo Bna04/07/2021 12:21

Shikoni në Youtube videon me titull " Pietro Koch ,l'esecuzione del torturatore fascista"...
Është mjaft domethënëse...

Shto koment

Denonco