Fryma erdhi, pse nuk e përmendin?

Fryma erdhi, pse nuk e përmendin?

Nga Vehap Kola - 21/03/2021

Ndërsa fushata e Ramës ka rënë në menynë standarde "1 premtim, 2 sharje  të kundërshtarit", e konsumuar çdo 4 vite në 30 vite e fundit dhe e ngjashme me fushatat e këqija njësoj si një Trude në gjerdanin e qyteteve uniforme të Italo Calvinos, fushata e opozitës ka ndezur.

Pyetja insistuese e gazetarëve dhe spindoktorëve të pushtetit se pse opozita nuk po krijon dot frymë është zhdukur nga qarkullimi. Arsyeja qëndron në faktin se fryma është krijuar dhe si një ortek po rrit njëkohësisht masën dhe shpejtësinë e saj. Për fatin e keq të pushtetit, orteku nuk ndalet dot as me akuza, as me mallkime.

Pritjet nga turmat entuziaste të liderit të opozitës në çdo qytet ku ai shkon ditë pas dite, qëndrimi pranues e hera herës mikpritës i vetë mbështetësve të Partisë Socialiste edhe në ato që njihen si bastionet e saj i kanë vënë vulën frymës së ndryshimit.

Se si u krijua kjo frymë është po ashtu e kuptueshme sot. Që nga tërmeti, Basha është një hap përpara Ramës. Basha propozon, rekomandon, nxit Ramën të veprojë. Ky i fundit fillimisht injoron, përqesh propozimet e kundërshtarit të tij, heziton dhe në fund detyrohet që sipërfaqësisht t'i adoptojë rekomandimet e opozitës.

Prej disa muajsh, Partia Demokratike ka prezantuar gradualisht programin e saj. Plane të mira pune janë hartuar nga ekspertët e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit, turizmit, bujqësisë, anti-korrupsionit, sipërmarrjes, rinisë dhe çështjeve sociale. Një pjesë e angazhimeve të opozitës janë kritikuar, një pjesë janë mbështetur, një pjesë janë lëvduar. Por i gjithë debati është zhvilluar rreth programit të opozitës.

I gjendur përpara një opozite me alternativë serioze, Rama ka vrapuar të kopjojë disa nga angazhimet e listës dhe t'i arnojë me premtime nga muzeu i premtimeve të pambajtura që nga viti 2013. Në shumicën e herëve pa dhënë asnjë shpjegim se pse po risjell premtimet e vitit 2013, ai duket se i ka varur shpresat tek shanset që opozita të mos ia bëjë publike dështimet. Ky rulet rus, duhet thënë, nuk i ka funksionuar.

Megjithatë, për programin e tij nuk ka debat. Askush nuk e kritikon. Siç duket, askush nuk e beson dhe nuk pret që të ketë fatin të zbatohet. I dëshpëruar nga mungesa e vëmendjes, Rama është hedhur në kënetën e skandaleve, gjuhës së shthurur dhe parakalimeve të të fortëve. Por kjo vetëm ia ka përjeqësuar diagnozën.

Pas 8 vitesh në pushtet dhe përballë një opozite që ngjall shpresë, Rama është shfaqur nervoz, eksperimentues deri në vetëfundosje, është kacavjerrur pas miteve të diskutueshme dhe të diskreditueshme të disa kandidateve nga menaxhimi problematik i tërmetit dhe pandemisë. Megjithatë, as kjo nuk e ka ndalur ortekun opozitar të rritet dhe të shtojë shpejtësinë.

E vetmja armë që i ka mbetur është të bëjë gabimin që është e detyruar të bëjë çdo qeveri që e ka humbur mbështetjen e qytetarëve: t'i kërkojë administratës t'i dalë përpara ortekut dhe ta ndalë me duar. Rama më mirë se çdokush e di se kjo nuk do të ndodhë. Duart e ngritura formalisht të administratës do të tërhiqen në momentin e fundit dhe Rama do të përballet vetëm me furinë e opozitës.

Në kampin kundërshtar, Basha duket se po e shijon këtë sezon optimizmi dhe nuk ka lëvizur të bëjë ndonjë listë të gjatë premtimesh radikale. Ai ka ofruar një qeveri normale - një emër i ri për qeverinë e vogël - dhe më shumë fokus tek problemet e ekonomisë, krizës demografike dhe integrimit.

Kjo është fryma për mungesën e të cilës spindoktorët e pushtetit akuzonin opozitën. Është koha që për krijimin e saj t'ia njohin meritat opozitës dhe përgjegjësinë regjimit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI,USA.22/03/2021 05:30

HEU, FRYMA ERDHI, PSE NUK PËRMENDIN; EU, BRYMA BREDHI, KE TUK FERRENDIN!.
ATHUA POZITA RA VIKTIMË E ROLETIT RUS! VARGUA OPOZITA NA GRIKRIMË GOLVEDIT
PUS; PUSO MORE PUS; RUS HORE RUS; SI MOSTËR,KOKËN PËRBINDËSHE N'MOSKË
A BISHTIN NË TROJE SHQIPTARE; SHI,KOSTËR N'PRROKËN ,GËRRDITËSHE NË KOCKË A TRISHTIN, PRISHTIN,NËN PLOJE SHTIPKAGRINË!. TANI KOHË INTERNETI, ANI MOHË
KRITER RENDI; SOVRANI ME INETELEGJENCË NDËRKOMBËTARE; KOPRANI N'INETR-
PREZENCË TËRKOMBËTARE; ME VOTIME O, NOTIME; DO T'ZGJEDHI MË TË MIRIN, MË
TË DËSHIRIN, MË TË DIJIMSHIN, MË TË NDIJSHMIN; QË DO PËRPAROJË TERË VENDIN,
DHE DEKOROJË KUVENDIN,ME KUADRA PROFESIONALE,PROFA MË IDEALE TË LARTA,
TË ARTA OUH, MË TË ZJARRTA, PËR RIKTHIMIN DHE RIHIMIN,TË VLERËS, NDERËS OH,
MBARË KOMBËTARE, MBARË SHQIPTARE; PËR PËRSPEKTIVËN SHPRESE EFEKTIVËN,
PËR RIATDHESIMIN, RITRASHËGIMIN DHE,RIMARRËSHIMIN NË TRIUMFE TË LARTA AH,
QË RIGUFE TË ZJARRTA;TËRË VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRISË; OUH ORE,
PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË; HEEEJ,MBARË SHQIPTARISË!. NGA MANI,USA.

Shqiptari21/03/2021 13:17

NE SAJE TE KESAJ FURTUNE OPOZITARE DHE JO THJESHT TE FRYMES SE NDRYSHIMIT QE OPOZITA PO RINGJALL, RAMA PO TMERROHET FARE!
SIPAS SONDAZHEVE TE PAVARURA TEPER TE SAKTA TE KRYERA NE DITET E FUNDIT, OPOZITA E BASHKUAR NE ZGJEDHJET 25 PRILLIT 2021 DO TE ARRIJE NJE REZULTAT PREJ 66.7%, PRA 2/3 E VENDEVE NE PARLAMENT OSE 94 DEPUTETE, KUNDREJT 46 DEPUTETEVE QE DO TE KETE SEKTI I RILINDJES.
KETE SONDAZH E KA BERE EDHE VETE RAMA, DHE E DI SHUME MIRE, KRIMINELET E TIJ JANE TE FRIKESUAR DHE NUK DO TA MBESHTESIN SI NE 2017. PRANDAJ RAMES I KA IKUR TRURI FARE, DHE E VETMJA RRUGE QE KA ZGJEDHUR ESHTE QE TE SHAJE EMRAT E LISTES SE PD DHE LSI, KUDO KU SHKON I SHOQERUAR VETEM 10-15 POLICE. NDRYSHE NGA AI, BASHA KUDO KU PO SHKON PO PRITET ME BROHORIMA DASHAMIRESE, ME OVACIONE, DUARTROKITJE DHE ME SHPRESE TE MADHE NGA QYTETARET. PO PRITET SI KRYEMINISTRI I TYRE I ARDHSHEM!
KJO HUMBJE SPEKTAKOLARE E RILINDJES DO TE BEJE QE RAMA JO VETEM TE SHPORRET NGA QEVERIA POR EDHE PS TE RINGJALLET!
PS NUK ESHTE PRONA PRIVATE APO GRUAJA E DHUNUAR DHE E PERDHUNUAR E SATRAPIT TE SURRELIT, POR ESHTE NJE PASURI KOMBETARE E SHQIPERISE.
PS DUHET TE SHPETOHET NGA E KALUARA KRIMINALE E PPSH DHE NGA KTHETRAT E KRIMIT TE ORGANIZUAR TE KRYESUAR NGA RAMA DHE NGA TENTAKULAT E OKTAPODIT MAFIOZ NDRANGHETA, TE PERFAQESUAR NGA ERJON PLEH VELIAJ!

Shqiptari21/03/2021 12:47

I NDERUAR VEHAP!
PO, ESHTE SHUME E VERTETE! FRYMA ERDHI! TE GJITHE E SHIKOJNE SHPRESENE TYRE VETEM TEK OPOZITA E BASHKUAR DHE TEK LULZIM BASHA, SI KRYEMINISTRI I ARDHSHEM!
FRYMA KA ARDHUR AQ E FUQISHME, SAQE PO IU MERR FRYMEN RAMES, BANDES RILINDJA DHE TE GJITHA MEDIAVE, GAZETAREVE DHE MENDER-ANALISTEVE TE BANAQEVE TE PAGUARA NGA PARATE E KRIMIT!!
FRYMA ESHTE AQ FUQISHME, SAQE ATA NUK GUXOJNE QE TA PERMENDIN, AQ E FUQISHME SAQE NUK GUXOJNE TE HAPIN SYTE E TA SHIKOJNE, NUK GUXOJNE TE HAPIN VESHET DHE TA DEGJOJNE DHE U KA BLLOKUAR TRUTE QE TA KUPTOJNE!!!
FRYMA PO U MERR FRYMEN QE TE GJITHE QELBESIRAVE!

Skrapari21/03/2021 11:40

Analize e shkelqyer e zotni Vehap Kola. Bravo.

Shto koment

Denonco