Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh

Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh

Nga Ruben Avxhiu - 01/02/2021

Gjëja e fundit që dua të dëgjoj sot, kur Kosova dhe Izraeli vendosin marrëdhëniet diplomatike, është punë a fatit të “Palestinës”.

Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh. Përkundrazi, janë palestinezët që duhet t’i kërkojnë falje Kosovës për mbështetjen e tyre të panevojshme dhe të pamoralshme për Millosheviqin dhe nacionalizmin zjarrvënës serb në Ballkan.

Nga lista shumë e gjatë e veprimeve të turpshme të palestinezëve, po veçoj vetëm një. Atë më flagranten. Ftesën e themeluesit dhe udhëheqësit historik të Autoritetit Palestinez Jaser Arafat për Sllobodan Millosheviqin, që të kalonte Krishtlindjen në Bethelem.

Ajo që e bën më skandaloze këtë ftesë është data e saj, dhjetor i vitit 1999.

Jo dikur nga fillimi i viteve 1990, kur mund të gjeje ndonjë justifikim, se nuk i dije mirë faktet. Ftesa vinte katër vite e gjysëm pas masakrës së Srebrenicës, kur gati 8,000 burra e djem myslimanë, disa ende të mitur u pushkatuan me gjak të ftohtë, pa asnjë arsye, përveç dëshirës për ta shuar farën boshnjake.

8,000 robër, të paarmatosur, të pambrojtur, civilë të mjerë, që me familjet e tyre ishin strehuar në një qytezë që OKB e kishte quajtur të sigurtë. U vranë një e nga një mizorisht. Pa ndonjë objektiv ushtarak apo përfitim politik. Thjesht urrejtje e kulluar.

Nuk po kaloj ende te shqiptarët tani. Mbi 200,000 vajza e gra të përdhunuara në Bosnje. Nuk di që ushtarët e Izraelit të kenë përdhunuar ndonjëherë ndonjë vajzë arabe. Do të dënoheshin menjëherë nga drejtësia në vendin e tyre. Përdhunuesit serbë ishin dhe mbeten heronj në Serbi. Operacioni i përdhunimeve ishte masiv. Plot ushtarë janë detyruar nga oficerët e tyre të merrnin pjesë në përdhunim. Duhej të ishte çmendur bota. Po nuk ndodhi.

Pak më vonë, filloi dhuna në Kosovë. Mjafton të lexosh emrat e fëmijëve të Familjes Jashari që u masakruan në shtëpinë e tyre. Jo diku duke demonstruar në sheshe e duke mbajtur parrulla politike. Në shtëpinë e tyre.

Kosova u mbush më varre masive. Më shumë se një mijë kufoma civilësh, u ngarkuan në kamione nga ushtria serbe për t’ia fshehur krimet historisë, kur e panë që lufta me NATO-n ishte humbur. I fshehën nëpër Serbi në varre që nuk i tregojnë se ku janë.

Qindra xhami, teqe e disa kisha e manastire katolike që u shkatërruan prej serbëve në Kosovë, Bosnje e Kroaci. Dëbimet massive të popullsisë shqiptare të Kosovës, përdhunimi i vajzave dhe grave shqiptare, djegiet e dokumenteve, talljet publike, fyerjet, shkatërrimi i shtëpive e pasurisë shqiptare.

Të gjitha këto, nuk e prekën zemrën e udhëheqësve palestinezë. As atëhere kur gjaku ishte i freskët, as 10 vite më vonë, kur mjegulla e luftës ishte shpërndarë.

Çfarë duhet të mendonin shqiptarët kur panë që Izraeli strehoi një grup familjesh të dëbuara nga Serbia, kurse Autoriteti Palestinez ftoi kryekriminelin që të festonte Krishtlindjen së bashku me ta? Në atë kohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit deklaroi se nëse Millosheviqi vinte vërtet për Krishtlindje, Izraeli do ta arrestonte dhe dërgonte në Hagë. Çfarë kontrasti!

Edhe Greqia që ka marrëdhënie historike me Serbinë refuzoi të vinte veton – mjaftonte vetëm një veto që NATO të mos ndërhynte në Kosovë.

Kishte plot serbofilë, që kritikuan NATO-n, por duke e pranuar që Millosheviqi ishte kriminel. Thjesht nuk u dukej e drejtë ndërhyrja ushtarake nga jashtë.

Por, jo Arafati. Jo palestinezët. Nuk mund të bënin sikur po shihnin nga ana tjetër. Nuk do që të thuash një fjalë të mirë për viktimat, dakord, ke hallet e tua. Ke problemin tënd për të zgjidhur dhe duhet të bësh llogaritë e tua politike. Ke nevojë për ndihmën ruse apo ku ta di unë. Nuk do të më shkonte mendja t’i thoja Arafatit e njerëzve të tij se pse nuk po flet për Kosovën.

Por në vend të kësaj, të dalësh në ekstremin tjetër?! Të të dalë koha, nga të gjithë figurat politike të botës, të ftosh këtë kryekriminel që ka 9 vjet që djeg Ballkanin për planin e tij të Serbisë së Madhe. Po çfarë bëri ndonjëherë Millosheviqi për Arafatin që t’i dalë mik pas gjithë këtyre tragjedish. Çfarë injorimi i ftohtë dhe i pashpirt për vuajtjet e jo një po disa popujve joserbë që vuajtën në duart e tij. Çfarë injorimi për vetë myslimanët e mbetur në Sanxhak e Preshevë etj nëpër Serbi, qytetarë të dorës së dytë, nën një regjim diktatorial si ai Millosheviqit.

Çfarë ironie për këtë tallje me vuajtjen e një populli, ku gjendeshin plot të rinj me emrin “Arafat”, ku solidariteti më Palestinën, gjallonte natyrshëm, i sinqertë, jo për llogari politike, por përkundrazi thjesht nga impulsi njerëzor.

Ku ishte revolta e palestinezëve ndaj kësaj ftese të Arafatit? Ku ishte thirrja për solidaritet me një popull tjetër që kërkonte mëvetësi?

Ku është kërkesa e faljes për këtë veprim fyes për vuajtjet e të gjithë myslimanëve të Ballkanit, nga një klikë mashtruese politike që ka dekada që mjel botën myslimane me miliarda dollarë në vit, pa sjellë asnjë ndryshim real për popullin e vet?

Ne habitemi që qeveritarët palestinezë dënuan publikisht shpalljen e pavarësisë në Kosovë. Njeriu që ka zëvendësuar Arafatin qe nga të parët që vizituan Serbinë dhe denoncoi pavarësinë e Kosovës si kundër ligjit ndërkombëtar. Mund ta bënte nga zyra e tij në territoret palestineze, po nuk është aq fyese për shqiptarët sesa kur e bën deklaratën nga Beogradi.

Gati 20 vjet pas luftës, “Palestina” tashmë anëtare e UNESCO-s dha votën kyçe që Kosova të mos bëhej anëtare. Një vit më parë, as palestinezët nuk ishin në UNESCO. U votua dhe hynë. Pasi hynë vota e parë me rëndësi që patën ishte që të mos linin Kosovën që të hynte edhe ajo. Ironia ishte se Serbia kopjoi gati tërësisht argumentin që kishte përdorur një vit më parë Izraeli që të mos lejonte hyrjen e palestinezëve.

Kështu që leksionet se kujt i takon Jeruzalemi e kujt nuk i takon, se ku duhet të qendrojë ambasada e Kosovës apo nëse duhet ta njohë se nuk po njihet Palestina, kanë zero rëndësi për mua e duhet të kenë zero rëndësi për Kosovën.

Kjo republikë e re në Europë është toka më e përvuajtur e kontinentit e që ende i qendron mbi kokë premtimi gjakatar i Serbisë fqinje se nëse një ditë rrethanat ndërkombëtare ndryshojnë do të rikthehet që të mbarojë punën që ia ndërprenë me forcë në 1999. Detyra numër një e udhëheqësve të Kosovës duhet të jetë mbijetesa e popullit të saj.

Kosova vërtet nuk u ka asnjë borxh popujve të tjerë, e më pak se shumëkujt, palestinezëve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ceni03/02/2021 11:40

Ska ngel Palestina me e perkrah Kosova

Skrapari02/02/2021 17:22

Gagelmann qe qifsha gruan dhe vajzat nese ke. Une po te kisha mundesi te takohesha me ty do te te ripja si kec.

krasasi tp02/02/2021 16:32

U përpoqën disa vënde të NATO-s për mos ta ndjekur SHBA në inkursionin ushtarak kundër Serbisë Milosheviçiane,. SHBA janë truri dhe zemra e NATO-s. 'Kush të dojë, le mos të na ndjek.' Historia njifet. Marrëdhëniet Izrael- Kosovë janë gjeostrategjike,realiste dhe pragmatiste.
SHBA hap dhe mbush themelet, shtetet i japin nga një dorë për ta ndërtuar gjithë 'godinën' që do jetë 'shtëpia e përbashkët' për të gjithë. Njohja e Shtetit Pelestinez nga Izraeli dhe nga bota, ndoshta krijimi i një federate midis dy shtetesh të pamvarura, dhe Jeruzalemi një kryeqytet i përbashkët i federatës, kthimi te statusi i vëndeve të shenjta, te kohët kur të gjitha besimet zbatonin ritualet dhe respektonin njeri tjetrin, mund të jetë zgjidhja e njerit nga problemet më të koklavitura, që mban pezull shumë zgjidhje të tjera . Futja e hundëve të Francës ,Iranit, Rusisë dhe lëvizjeve fondamentaliste fetare, është vazhdimi i konfliktit.Kompromiset që vijnë nga ulja në bisedime dhe arritja e një marrëveshje është e mundur. Me ndërmjetësim Amerikan. Vëtëm SHBA, kanë një Kushtetutë një histori dhe një praktikë ku federata i rezistoi kohës prej më shumë 200 vjetësh, sepse diti të ndryshoi, diti të ndërtoi marrëdhënie ku bashkëjetojnë qytetar që i përkasin etnive, besimeve, dhe vijnë nga kombe të ndryshme.

rfdews02/02/2021 14:25

O gagelmann, o te q.... rrrrobt kejt pragin e deres

ti-ti02/02/2021 12:29

Shkelqyeshem z. Ruben!

E verteta 02/02/2021 02:18

I lumte dora autorit Shkrimi vertet realist per gjithe ata qe I kane mente ne koke

gagelmann feti 02/02/2021 00:58

KUR DONI TA KUPTONI SE ARMIQTE E KOMBIT TONE JANE MYSLIMANET: DHE VETE ME U BA MYSLIMANE ASHT TURPI I TURPIT: ARMIQT E FLAKTE JANE BOTA MYSLIMANE KRIMINELE DHE E ULET: MIQTE TANE JANE ME AMERIKE ITALI AUSTRI ANGLI E ME RRALLE: PRA BOTA KATOLIKE: JU QE CDO DITE E MA SHUME E RRELLITNI VEHTEN ME BOTEN INJORANTE DHE TE FLLIQTE BOTERORE ( QE AS NGA PAMJA NUK I NGJANI ) JEMI) PELLAZGE PRA E PERKTHYER NE SHQIPEN E SOTME: PJELLE E BARDHE: : TRUNI I VOGEL JU THOTE MBUSHNI XHAMIA DHE PERCILLNI TE VDEKURIT NE VARRE SI QEN : JO KETE SHQIPTARI NUK E BA: POR INJOPRANCA PA TRU QE I DUKET VETJA MYSLIMANE: ATEHERE LE TJU DHKESE NE KRY EDHE PALESTINA:

Selman Dervishi-Mani,USA.poet01/02/2021 23:43

HEU,KOSOVA NUK U KA PALESTINEZËVE KURFAR BORXHË; EU,HORRZOVA TUK LA
PALESTINËZËVE QASNJË GONXHË; SHIQPTARIA GONXHE BOJAXHIUT-NËNË TERZË;
SHKRIPKAVRRIA BORXHE PLOJAZIUT-GJENË PËBREZË; SHQITARI SHPRTI HUMANIT-
ARI; MË SHEPETIMTARI,SHERIMTARI; I TË VARËFËRIT DHE TË SËMUNDURIT; I TË VRA-
RIT EDHE TERË TË MUNDURIT; DUKE IU NDIHMUAR SHPIRTINT TË LËNDUAR; O DUKE
IU SHËRUAR SHTIRTIT TË RËNDUAR; OUUH,VETËM AI QË KA PËRJETUAR HOLOKAUS-
TET,NËN MASAKRA,KASAPRA,NGA KASAPËT,SATRAPËT; HITLERIANË,STALINIANË AUH
DHE,MILLOSHEVIÇIANË; VETËM DHE VETËM AI,POPULLKOMB QË UA SHTRINË DORËN
E SHPETIMIT;SIÇ SHQIPTARËT,SHPETIMTARËT OR,IZRAELITËVE KAH NDIQESHIN DHE
PËRNDIQESHIN,PËR LIKUIDIME MASIVE,HOLOKAUSTE FATALE SA,KANIBALË;NDËRSA,
A,SHQIPTARI-SHPETIMTARI;SAKRIFIKOJË DHE STREHOJË,EDHE SHPETOJË IZRAELITË
DUKE I STREHUAR MBRËNDA NË FAMILJE,DUKE I MBROJTUR ME BESA BESË,SE MIKU
I KONAKUT,NUK GUXON TË PREHËJ,AS TË RREZIKOHEJ,O,N'BESËN EDHE SHPRESËN
SHQIPTARE,SHPETIMTARE;O,KËSHTU KEMI NE KODIN BESËS ETIKE MË NJERËZORE,
NJË NDËR KODET MË HUMANE MBARË BOTËRORE OR DHE,MBARË MË NJERËZORE!.
MANI,USA.

altini01/02/2021 21:47

Te lumte dora dhe mendja.

Ilir01/02/2021 21:43

Bravo Ruben, je treguar Rubin më këtë shkrim. ????????

Shto koment

Denonco