Politikë me vdekjen bën vetëm Edi Rama!

Politikë me vdekjen bën vetëm Edi Rama!

Nga Erion Dasho - 21/11/2020

Deklarata e z. Basha se vdekjet nga COVID në Shqipëri janë manipuluar, nuk erdhi e papritur.

Para një jave, INSTAT publikoi statistikat e vdekshmërisë për tremujorin dhe në vend të 322 vdekjeve të raportuara nga ministria, tregoi e zezë mbi të bardhë se numri real i vdekjeve nga COVID, ishte rreth 1.300, pra plot katër herë më tepër.

Ndërkohë, duke nisur nga muaji korrik, rrjetet sociale dhe mediat kishin paraqitur raste të shumta personash të vdekur me COVID të cilët nuk figuronin në deklaratën ditore të ministrisë (personalisht kam bërë të paktën 3 denoncime të tilla).

Ajo që erdhi e papritur në deklaratën e z. Basha ishte një listë personash me emër e mbiemër, të cilët sipas informatave që kanë arritur tek ai, kanë humbur jetën nga COVID, por vetëm gjysma e tyre janë raportuar. Çudia ishte se si, në terrin informativ që rrethon COVID dhe spitalet tona, një informacion i tillë “gjen rrugën” deri në tryezën e kreut të opozitës.

Përgjigja nga “pala tjetër” nuk vonoi. Në vend që të merren me problemin që u ngrit në një studio live para qindra mijëra shqiptarëve, u akuzua kreu i opozitës se po bën “politikë me vdekjen”.

Sa e vërtetë është kjo?

Në fakt, në opinionin tim, ata që kanë bërë politikë me vdekjen që nga dita e parë e epidemisë dhe deri sot janë kryeministri dhe oborri i tij politik dhe teknik. Le t’i analizojmë faktet me radhë.

Kur kritikoheshin në prill dhe maj se nuk ishin duke marrë asnjë masë për të parandaluar përhapjen e virusit (me përjashtim të karantinës sfilitëse), nga entourage i kryeministrit u shfrytëzuan të dhënat e vdekshmërisë së asaj kohe për të arritur në përfundimin “gjenial” se Shqipëria po e kontrollonte COVID-in 50 herë më mirë se Italia dhe 10 herë më mirë se Gjermania.
Në korrik dhe gusht, kur e gjithë Europa Perëndimore e kishte kontrolluar virusin duke pasur pothuajse zero raste dhe vdekje, Shqipëria ishte një ndër 5 vendet me vdekshmërinë më të lartë në Europë. Kur ky fakt përmendej dhe kërkohej të merreshin masa, përsëri entourage i kryeministrit luante me mesataren e vdekshmërisë nga fillimi i epidemisë dhe sërish na nxirrte “fitimtarë” mbi europiano-perëndimorët e paaftë.
Tashmë, kur spitalet janë mbushur, kur numri i vdekjeve ditore ka kaluar numrin e personave në reanimacion e intubim, kur personat po kurohen në shtëpi apo fluturojnë drejt vendeve të tjera për shkak të mosbesimit që kanë tek sistemi shëndetësor shqiptar, kur po harxhohen privatisht çdo muaj dhjetëra milionë euro për testim dhe kurim, kur shteti nuk arrin as të testojë, as të gjurmojë dhe as të marrë siç duhet ndonjë nga masat që rekomandojnë OBSH-ja dhe CDC-ja, sërish “kundërargumenti” i qeverisë, ministrisë dhe shërbëtorëve të tyre teknikë është “Kemi vdekshmërinë më të ulët në rajon dhe nga më të ultat në Europë”!

Atëherë, kush bën politikë me vdekjen?!

Kryeministri, që ka 9 muaj që përdor shifrat e vdekshmërisë, të manipuluara prej tij si rrufepritës për të shmangur kritikat për dështimin katastrofik dhe spiralen e rrezikshme ku ka future shëndetin dhe jetën e shqiptarëve, apo z.Basha, që vetëm një natë doli në një televizion dhe nxori një letër ku denoncohet ky manipulim?!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Renci21/11/2020 12:02

E drejte z Dashi. Per propogande Rama nuk kursen as djalin e tij klloun. Ne fiilim e leshonte mes publikut si te semure me kacer, me pas si shokun e nje te mjere qe vdiq nen rrenojat e termetit ne durres dhe se fundi si te prekur me kovid. Per gjynah menderisht ne fakt. Nuk ka per tjushqitur lehte nga shpina ketij populli.

Shto koment

Denonco