Degët nuk duhet të na fshehin trungun!

Degët nuk duhet të na fshehin trungun!

Nga Sali Berisha - 19/11/2020

Unë e di se zhurmnaja mediatike e montuar nga Edvin Rama kundër Lulzim Bashës me skenar të tipit të Griseldës, për shumë analistë dhe politikanë ka në bazë një përpjekje të tij të dëshpëruar për të larguar vëmendjen e publikut nga dështimi i tij total në menaxhimin e pandemisë dhe mega-afera e madhe e vjedhjes së 430 milionë eurove me djegësat dhe JO-në për të 7-tën herë nga BE të hapjes së negociatave.

Por duke mos injoruar këto opinione, mendoj se këto janë vetëm degët, të cilat kurrsesi nuk duhet të na errësojnë sytë e mendjes dhe të na fshehin trungun.

Në bindjen time më të thellë, qëndrimet më të fundit të Edvin Ramës ndaj Beogradit, firmosja e marrëveshjes me Serbinë ditën e paraqitjes në sallën e gjyqit të Gjykatës Speciale në Hagë e udhëheqësve më kryesorë të UÇK dhe Kosovës, heshtja tradhtare e paprecedentë në historinë e vendit e argatit të Beogradit, për deklaratën e serbomadhit Vuçiç të kërcënimit me luftë të Kosovës dhe urdhri i Zografit bis për të hequr nga teksti i rezolutës që votoi dy ditë me parë narko-parlamenti i tij, të paragrafit apo me saktë fjalisë në të cilin citohej dhe dënohej genocidi serb në Kosovë si dhe shpifjet dhe akuzat me lajme e dëshmitarë të rremë ndaj Lulzim Bashës, kanë si trung një skenar fund e krye të diktuar argatit të Beogradit në Tiranë nga padroni i tij Aleksander Vuçiç.

Le t’i shqyrtojmë me radhë.

1.

Firmosja e marrëveshjes me Serbinë, ditën e çeljes së procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-udhëheqjes politike së UÇK dhe Republikës së Kosovës.

Në një akt pabesie ekstreme ndaj Kosovës, Edvin Kristaq Rama pranoi vendimin e padronit të tij, presidentit të sebomadhisë, Vuçiç, për të firmosur marrëveshjen më të rëndësishme midis Serbisë dhe Shqipërisë pikërisht ditën në të cilën ish-udhëheqja politike e UÇK dhe Kosovës paraqitej me hekura në duar në sallën e Gjykatës Speciale në Hagë me akuzën e krimeve të luftës dhe drejtim të organizatës kriminale.

Kjo akuzë absurde dihet botërisht se është shpallur me dhjetra dhe qindra herë nga fundi i viteve 1990 e deri sot nga Millosheviçi dhe Gebelsi i tij, Vuçiç.

Atyre që mendojnë se kjo firmosje ishte një koinçidencë apo rastësi, mund t’ju them se një rastësi e tillë nuk mund të pranohej kurrë nga një politikan që e ndjen veten shqiptar. Ky ishte një akt i pashembullt i turpshëm antikombëtar.

Me një akt të tillë me simbolikën e ditës së firmosjes së marrëveshjes më të rëndësishme me Serbinë, Edvin Kristaq Rama i bëri kështu një shërbim të jashtëzakonshëm padronit të tij Vuçiç dhe rëndoi me cinizëm dhe poshtërsi, moralisht dhe jo vetëm ish-udhëheqësit e UÇK dhe Kosovës në sallën e gjyqit në Hagë.

Ata dhe asnjë ish-luftëtar i UÇK, asnjë shqiptar kudo që ndodhet sot jo që nuk mund të prisnin, por me të drejtë as nuk mund të imagjinonin një akt të tillë nga qeveria e Shqipërisë, firmosjen dhe përqafimin virtual të kryeministrit të vendit tyre me gebelsin e kasapit të shqiptarëve pikërisht ditën që çelej në Hagë gjyqi kundër ish-udhëheqjes së UÇK dhe të Kosovës.

Me këtë akt antishqiptar, argati i Beogradit, Zografi bis i bëri një shërbim të jashtëzakonshëm padronit te tij Vuçiç sepse ky i fundit, ish-çetnik i Sheshelit dhe Gebels i Millosheviçit 20 vjet më parë, atë ditë mundi t’i thotë botës se ja kush jam unë sot. Ata, me të cilët negocioja deri sot për marrëveshje për Kosovën nuk ishin për tryezë negociatash, por ishin një grup drejtuesish të UÇK dhe Kosovës, të cilët ashtu siç ju kemi thënë kanë drejtuar një organizatë kriminale dhe që u burgosën si për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kurse me një shqiptar të mirë, kryeministrin e Shqipërisë po firmosim po këtë ditë, marrëveshjen më të rëndësishme midis dy vendeve.

Po njëlloj edhe vet argati i Beogradit me firmën dhe plluqjen e tij virtuale u tha shqiptarëve dhe botës atë ditë se unë me mikun tim të ngushte Vuçiç merrem vesh shumë mirë, kurse me ata që përfunduan në Hagë nuk kam punë. Ata, paçin fatin e tyre.

Kjo de facto në rrafshin moral është një shitje e ish-udhëheqësve të UÇK dhe Kosovës tek armiku i tyre.

Qëndrim dhe akt më armiqësor ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar atë ditë Edvin Rama nuk mund të mbante dhe ndihmë dhe shpërblim më të çmuar padronit të tij në Beograd nuk mund t’i bënte!

2.

Heshtja si fija e barit e Zografit bis, ndaj kërcënimit të Kosovës me luftë nga padroni i tij Vuçiç.

Pa u tharë boja e marrëveshjes së firmosur me Edvin Ramën ditën e çeljes se procesit gjyqësor në Hagë kundër ish-udhëheqjes më të lartë të UÇK dhe të Republikës së Kosovës, padroni i argatit të Beogradit në Tiranë, presidenti i serbomadhisë Aleksander Vuçiç, deklaroi në zyrën e tij para ambasadorëve të vendeve të mëdha se ai nuk ka hequr dorë nga projekti i Serbisë së Madhe dhe se ishte gati të sulmonte edhe ushtarakisht Republikën e pavarur të Kosovës për të shkrirë konfliktin e ngrirë me të.

Në deklaratën e tij, serbomadhi Vuçiç, për të justifikuar ndërhyrjen e tij ushtarake krahasoi Republiken e pavarur të Kosovës, të njohur nga 116 vende të botës, me rajonin e pushtuar të Nagorni Karabak, i cili për të gjithë botën përveç Armenisë, është territor integral i Republikës së Azerbajxhanit.

Kjo deklaratë lufte tashmë e Millosheviçit të ri, ngjalli reagimet të shumta të autoriteteve, forcave politike në Kosovë dhe në Shqipëri, por edhe të komunitetit ndërkombëtar.

Por me fuqishëm se kushdo tjetër foli pa shqiptuar asnjë fjalë, pra me heshtjen e tij si fije bari, argati i Beogradit në Tiranë, Edvin Rama.

Në nje rast të pashembullt në historinë e vendit, Zografi bis nuk shqiptoi për deklaratën luftënxitëse dhe kërcënimin e Kosovës me luftë nga padroni i tij, as dhe një fjalë të vetme.

Në fakt me heshtjen e tij tradhtare, ai miratoi me zë të lartë deklaratën e mikut tij të ngushtë, siç paraqet ai Vuçiçin para shqiptarëve.

Edvin Rama jo që nuk e denoncoi, por e miratoi me kënaqësi deklaratën e padronit të tij sepse ai si antishqiptar i vendosur është i lidhur përgjithmonë me projektin e Serbisë së Madhe.

Pas Enver Hoxhës, ai është flamurtari shqipfolës kryesor i këtij projekti.

Rikujtoj këtu se para vitit 2013, udhëheqja politike e Shqipërisë dhe Kosovës, kishin refuzuar në mënyrën më kategorike dhe hedhur poshtë çdo përpjekje për diskutim për ndryshimin e kufijve të Kosovës si një projekt që synon krijimin e Serbisë së Madhe.

Por gjërat ndryshuan krejtësisht pas ardhjes në pushtet të Zografit bis, njeriut që kishte vendosur në gjoksin e Bregoviçit, këngëtarit të “Kallashnikov” - himnit të çetnikëve serbë gjatë masakrave në Kosovë.

Në takimin me katër sy, plus dy të Danjollit të Sherkës, Baton Stanishiqi, të Edi Ramës me padronin e tij në vizitën e tij të parë zyrtare në Beograd, ata vendosën ndarjen e Kosovës.

Pas këtij takimi, Zografi bis me dy argatët e Beogradit në Prishtinë, Miladinin shqipfolës dhe Baton Stanishiqin në shërbim të padronit të tyre në Beograd, bënë gjithçka në takime të fshehta dhe publike në Kosovë, Shqipëri, Evropë dhe botë për të zbatuar projektin e Serbisë së Madhe.

Në Samitin e Berlinit, serbomadhi Vuçiç dhe trojka shqipfolëse e argatëve të tij, projekti i tyre i serbomadhisë, morën një goditje fatale.

Ndaj dhe për shkak të kësaj goditjeje, që zhveshi lakuriq si tradhëtar të kombit, kërcënimi i serbomadhit Vuçiç për zbatimin e projektit të tij të serbomadhisë me luftë, u prit me kënaqësi të brendshme dhe u miratua me heshtje nga Zografi bis.

Me heshtjen e tij tradhtare, Edvin Kristaq Zografi në fakt fliste më shumë se me çdo fjalim apo hungërimë tjetër.  Ai me këtë heshtje u thoshte shqiptarëve të Kosovës dhe mbarë kombit: Mirë jua bëri miku im i ngushtë, padroni im Vuçiç; ju nuk e pranuat realizimin paqësor nga ne të projektit të Serbisë së Madhe, të ndarjes së Kosovës midis Shqipërisë dhe Serbisë; tani miku im i ngushtë do ta realizojë atë me forcën e armëve dhe kësaj radhe edhe me miratimin me heshtje nga unë, Edvin Kristaq Zografi!

VIJON...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet20/11/2020 07:06

DEGËT NUK DUHET TË NA FSHEHIN TRUNGUN!;VEGËT TUK DRUHËN TË NA SHKREHIN
CUNGUN!;SIÇ KANË THNË KORIFEJTË SHQIPTARË NGA DIASPORA MU PREJ
AMERIKE:
FAIK KONICA:ZOTI E RUAJTË SHQIPTARINË NGA UDHËHEQJA SHQIPTARE MË KORRUPTUAR!"
MITHAT FRASHËRI:AI QË KA DUAR PËRGJAKURA ME GJAK SHQIPTARI MOS NA BASHKOHEJ!"
FAN NOLI:PRAN DIJES I PA NXENË;PRAN SOFRES I PA NGRENË;TRUP E SHPIRT I
SAKTAOSUR!..
URTIA SHQIPTARE:KUSH NUK MËSON NGA HISTORIA;DO TA PËSON NGA MIZORIA!.
MANI,USA.

Shto koment

Denonco