Shengeni e Minishengeni

Shengeni e Minishengeni

Nga Zef Mazi - 31/12/2019

Kater muaj pasi Rama u takua ne Beograd me Vuçiçin dhe Zaevin per te ashtu-quajturin mini-Shengen, vazhdon te zieje fort „kazani“ per ate çeshtje. Epitetet pershkruese per qendrimet e Rames variojne nga „ngutja“, “pakuptimi“, „lojra te pista“, „marionete“, “pabesi”, “fshehtesi”, “humbes“,”injorance historike” e deri te ‘tradheti”.

Cilado prej tyre mund te tingelloje e justifikueshme nga kendveshtrime te caktuara. Zerat kunder, sidoqofte, vijne pothuaj nga cdo kend, dhe shtohen. Argumentet qe perdoren nga tre “protagonistet” tingellojne, me e pakta, foshnjore, thjesht perseritet refreni i kater lirive te BE-se per levizjen.

Por nuk shpjegohet nese vertete Shengeni merret me keto kater liri apo vetem me ndonje prej tyre, dhe ne çfare konteksti. Nuk analizohet, nuk thuhet çfare eshte ne te vertete Marreveshja e Shengenit, cilat jane kriteret baze, si funksionon, si behet menaxhimi i kufijve te brendshem dhe te jashtem.

Qe kur eshte themeluar Komuniteti i Qymyrit dhe Çelikut, siç u quajt BE-ia ne themelimin e saj ne vitin 1957, jane bere perpjekje për të hequr barrierat per levizjen e mallrave dhe njerezve ndermjet atyre shteteve. Marreveshja e Shengen-it, apo krijimi i zones te Shengenit, 30 vjet pas krijimit te BE-se, nuk duhet pare si nje „shpikje“.

Emri Shengen vjen nga qyteti dhe komuna e vogel e Schengen-it ne Luksenburg. Aty u nenshkrua Marreveshja e Shengenit nga Franca, Gjermania, Belgjika, Luksenburgu dhe Hollanda me 14 qershor 1985. Por, nje vit me pare, ne qershor 1984, Franca dhe Gjermania e paten ndermarre hapin e pare drejt krijimit te nje zone pa pasaporte dhe pa vize kur e ngriten kete çeshtje para Keshillit Evropian ne Fontenblo.

Ishte kjo inisiative qe çoi nje viti me pas ne nenshkrimin e Marrëveshjes te Shengen-it. Sipas asaj Marreveshje, keto pese shtete do t‘i hiqnin gradualish kontrollet kufitare ne pikat e perbashketa te kufirit. (Cili eshte kufiri i perbashket i Shqiperise dhe Serbise?? Shenimi i
autorit.)

Ajo Marreveshje filloi te zbatohej konkretisht vetem pese vjet pas nenshkrimit te saj. Me 19 qershor 1990 te njejtet vende u takuan perseri per te firmosur Konventen per zbatimin e Marreveshjes te Shengenit. Ajo marreveshje perfshinte: heqjen e kontrolleve te brendshem kufitare, percaktimin e procedurave uniforme te dhenies te vizave, operimin e bazes së te dhenave te Sistemit Informatik te Shengenit, vendosjen e nje strukture bashkepunimi ndermjet oficereve te puneve te brendeshme dhe atyre te imigracionit.

Vetem pak muaj me pas filloi zgjerimi i Shengenit: Italia firmosi marreveshjen, e pasuar nga Spanja dhe Portugalia; shteti i fundit qe nenshkroi Mareveshjen ne shkurt 2008 ishte Lihtejnshtajni.

Zona e Shengenit sot permbledh pjesen me te madhe te Evropes, perfshire vendet me te fuqishme te kontinentit. Njezetegjashte shtete te Zones Shengen i kane hequr kufijte e brendshem ndermjet tyre dhe kane perqendruar punen ne forcimin e kufijve te jashtem. (Kjo e ka filluar te rishikohet vitet e fundit, disa shtete i kane rivendosur disi kontrollet ne kufijte e brendshem).

Shumica e vendeve te Zones te Shengenit jane anetare te BE-se, por ka edhe disa te tjere, si Zvicra dhe Lihtejnshtajni, qe nuk jane anetare te BE-se por gezojne te drejten e levizjes brenda ketij territori sepse jane pjese e Zones te Shengen-it. Qytetaret e Zones Shengen kane te drejte te levizin nga njeri vend ne tjetrin brenda ketij territori sikur e gjithe kjo Zone, me rreth 400 milionë njerez, te ishte nje vend i vetem.

Sot jane kater shtete te Zones te Shengenit (Franca, Hollanda, Danimarka dhe Norvegjia) qe kane departamente dhe territore larg, pertej vendit te tyre, por qe quhen Territore te Shteteve te Shengen-i. Udhetimet ne keto territore rregullohen nga Marreveshja e Shengenit; disa nga keto territore jane pjese e BE-se, por asnjera prej tyre nuk eshte pjese e Zones Shengen.

Zona e Shengenit nuk do te mund te funksiononte si duhet nese nuk do te kishte ligje dhe rregulla te rrepta baze qe rregullojne te gjitha aspektet, perfshire ato te udhetimit dhe te sigurise.

Zona e Shengenit dallohet nga disa karakteristikat themelore: Shtetet e Shengenit i kane eliminuar kontrollet e brendeshme; ne vend te
tyre, ato punojne bashkerisht per te forcuar kufijte e jashtem. (Cili do ishte kufiri i jashtem midis Serbise dhe Shqiperise?! Shen. i autorit)

Qytetaret e Shengenit mund te levizin nga njeri vend ne tjetrin pa pasur nevoje per te marre leje; por, sapo shkojne diku tjeter, ata duhet te rregjistrojne adresen tek autoritetet lokale.

Udhetaret i nenshtrohen kontrolleve veten ne piken kufitare hyrese ne Zonen e Shengenit (Mos valle kufiri Shqiperi-Kosove do te ishte kufiri i jashtem Serbi-Shqiperi? Apo Porti i Durresit, dhe gjithe pikat e tjera jane kufij te brendshem Shqiperi-Serbi? Shen.i autoriti)

Vendet anetare te Zones te Shengenit kane pergjegjesine per te hequr cdo lloj pengese me qellim qe te lejojne rrjedhjen e lireshme, pa pengesa, te trafikut rrugor. Te gjithe vendet e Shengenit respektojne rregullat e perbashketa per qytetaret e vendeve jo Shengen te cilet aplikojne per te kaluar kufijte e jashtem te BE-se, perfshire politikat e perbashketa te azilit. (Cilat jane rregullat e perbashketa midis Shqiperise dhe Serbise, ato midis Shqiperise dhe BE-se? Po qytetaret e Kosoves si do konsiderohen, qytetare qe vijne nga vende jo Mini-
Shengen? Shen. i autorit)

Duhet shtuar se jane dy vende ne BE qe kane zgjedhur te mos jene pjese e Zones Shengen. Ato jane Republika e Irlandes dhe Mbreteria e Bashkuar. Ka edhe kater vende te tjere ne BE – Qipro, Bullgaria, Rumania dhe Kroacia – qe jane Anetare Potenciale te Zones Shengenit pasi ata kane kerkuar te hyjne ne Shengen.

Ka edhe disa shtete te tjere, te pavarur, por qe kane kufij te hapur me shtetet e Zones te Shengenit, si Monako, 2 km katror shtet, por qe ka kufi te hapur me Francen; San Marino, qe ka kufi te hapur me Italine, Qyteti i Vatikanit, shteti me i vogel ne bote, qe ka nje kufi te hapur me Italine, dhe Andorra. Kjo e fundit ka kontrolle kufijsh me Spanjen dhe me Francen dhe lejon udhetaret te hyjne ne ate vend nese kane viza shume hyrje-dalje Shengen.

Kuptohet nga sa me lart si dhe cfare eshte Zona e Shengenit.

Shtrohet pyetja: Çfare ka te perbashket, bazuar ne rregulla dhe ligje te rrepta, midis Zones te Shengenit real dhe atij „mini“?

A eshte menduar thelle perse kjo inisitative dhe perse pikerisht kur dy vendeve nga tre BE-ia i mohoi hapjen e negociatave?

A jane analizuar qarte, mire, thelle, anet pozitive dhe jo pozitive, fitimet dhe humbjet, e kesaj inisiative, ne afat-mesem dhe afat-gjate?

A jane studiuar thelle implikimet e medha (politike) qe seicila dhe te gjitha pikat sa me lart sjellin per kombin tone, veçanerisht per Kosoven, si shteti me i ri ne bote?

A eshte menduar se pa Kosoven ne tryeze, si e barabarte plotesisht, e njohur si shtet i pavarur nga te gjithe, nuk mund te kete asnje alternative ndaj politikes te afrimit me BE-ne dhe Shengenin real te BE-se?

A eshte menduar se ajo inisitative sjell Serbine ne qendren e rajonit, pasi beri kater luftera, shkaterroi e vrau me dhjetera mijera njerez?

A eshte menduar se ende Serbia nuk i njeh keto krime te tmerrshme, nuk kerkon ndjese, perkundrazi, i legjitimon ato?!

A mendohet se skepticizmi nder vetë ish Jugosllavet eshte teper i larte dhe dyshues per kete inisiative?

Perse?! A eshte menduar thelle se Kosova sot eshte shtet qe lufton dhe punon fort per njohjen e tij, por qe ende mbetet i panjohur nderkombetarisht si subjekt i te drejtes nderkombetare, ende jo anetar i OKB-se dhe i nje numer organizmash te tjere te sistemit te OKB-se?

A shikohet qarte se kjo situate eshte keshtu edhe fale punes te parreshtur, te madhe, te koordinuar, te te gjithe strukturave shteterore serbe per ta penguar, per ta izoluar dhe per te shbere shtetesine e Kosoves, duke filluar nga kufijte e saj?

A mendohet se Kushtetuta serbe vazhdon ta sanksionoje Kosoven si pjese e saj?

A ka pasur dhe a ka konsultime te ngushta, sic duhet te ndodhe per te tilla çeshtje madhore kombetare, me te gjithe institucionet kompetente shqiptare, me Parlamentin, me Presidentin, me MPJ, me Min e Drejtesise, Min e Brendeshme, me partneret per çeshtjet e sigurise, etj.? A jane marre mendimet e gjithe ketyre institucioneve? Cilat jane ato?

A jane shkembyer drafte, a jane bere komente shterruese, konsultime dhe me pas negociata profesionale? Apo gjithçka vijon, si nisi, e mbeshtjelle ne vello te trashë, jo transparente, erresuese?

Nuk mundet p.sh. qe nga 100 analiza per kete çeshtje 96 ta kene gabim dhe vetem 3 apo 4, ose me mire, vetem nje, ta kene mire, sakte dhe ta kuptoje qellimin.

Në epoken e shpejtesise dhe te informatikes, asgje nuk mund te mbetet gjate sekret, njerezit shikojne dhe kuptojne. Me mire nje terheqje heret sesa vone, dhe jo fshehje aspak kredibel pas “nderkombetareve”.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shkambi02/01/2020 08:47

Daj Jak, i sakt je dhe do shtoja se nuk dhe diagnozën dhe rrugëdaljen e ksaj tmerri qi ka instalue banda basha-rama! Derisa basha-gazmend bardhi të marrin rrushfete financjare nga rama Harroje se thyen zverkun në gropë të ziftit rama me klanin e tij!

Daj Jaku31/12/2019 11:22

Shumë saktë Z. Mazi, veçse do ta plotësoje artikullin analitik nga pikpamja profesionale duke thënë të vërtetën mbi personazhet që merren me këtë aferë, sidomos nga ana e bregut të Adriatik-Jonit. Është një gjithollog që i di mirë të gjitha vetë (kulti i individit), që përkthehet nuk di asgjë, madje edhe atë çka thuhet se është piktor nuk është e saktë, piktor ishte i ati, ky është shkarravitës. Është një injorant total në fushën e politikës, juridiksionit, shtetformimit, dipllomacisë, psikolligjisë, humanizmit, filozofisë e kudo. Mashtrues i pafytyrë, i sëmurë psiqik bipolar (kokainoman). Maskohet duke përdorur arrogancën, dhunën verbale, ofendimin, qesëndinë dhe talljen, mensimi dhe respekti nën zero. I vetmi qëllim në jetë vjedhja totale e çdo lloj vlere, përfshirë atdheun që ja shet ofertuesit të parë, me det e me tokë, me ajër dhe breg, veç të akumulojë miliarda personalisht, me trafiqe dhe lavatriçe, me krimin e organizuar, me para blen pushtet të ndarë me krimin. Ky lloj personazhi trajton probleme të rëndësishme plotiki dipllomatike për të tashmen dhe të ardhmen e kombit, Të mendosh që këshilltar ka Genc Kakën që sa hap gojën flet kodra pas bregut. Edhe atë pak Bushat që kish e përzuri. Zoti Mazi, a thua se ai kupton diçka nga ato çka ke përmendur shkurtimisht në artikull? Për këtë lloj personazhi ka vetëm një shërim... alla Oliver Kromwell ... cak... dhe në kosh.. uroj sa më shpejt, në fillim të Vitit të ri 2020. Madje më mirë edhe në fund të 2019.

Shto koment

Denonco