13 pyetje për Edvin Mafinë, për 13 kushtet e Luksemburgut!

13 pyetje për Edvin Mafinë, për 13 kushtet e Luksemburgut!

Nga Sali Berisha - 10/10/2019

Më datë 27 qershor 2018, Këshilli i Ministrave të vendeve të BE-së në Luksemburg caktoi përmbledhtas 7 kushte, të cilat unë i kam zbërthyer në 13, që duhet të plotësonte gjatë një viti Shqipëria, në mënyrë që asaj t’i hapeshin negociatat në fundin e vitit 2019.

Mirëpo viti kaloi, kushtet nuk u plotësuan dhe Bundestagu, ndonëse votoi për hapjen e negociatave pa kushte me Maqedoninë e Veriut, ai vendosi përsëri nga 7 që ishin 9 “de fakto”, 10 kushte për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Vjet, mbi bazën e vendimit të Bundestagut, Shqipërisë iu caktuan 7 kushte në Luksemburg, plotësimi i të cilave do t’i hapte asaj negociatat me BE-në në fundin e vitit 2019.

Pas këtij dështimi për të katërtin vit me radhë në hapjen e negociatave, Edvin Mafia ka ndërmarrë një fushatë sulmesh, shpifjesh, trillimesh duke fajësuar për dështimin e tij, armiqtë e brendshëm, opozitën dhe vendet si Gjermania, Hollanda, Franca etj, të cilat sipas tij, për probleme të tyre të brendshme, refuzojnë hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë.

E vërteta është se fakti i veçimit nga vendet anëtare të BE nga Maqedonia e Veriut dhe mos hapjes së negociatave pa u plotësuar kushtet me Shqipërinë, për të njëjtat probleme të brendshme që ato kanë, rrëzon përfundimisht pretendimin absurd të Edvin Dështakut.

Kështu që shkaku i dështimit të Edvinit me hapjen e negociatave edhe këtë vit është një dhe vetëm një: Mosplotësimi i asnjërit prej kushteve të caktuar më 27 qershor 2018 nga Këshilli i Ministrave të BE-së në Luksemburg.

Prandaj ju ftoj të shtrojmë 13 pyetje për Edvin Mafinë për 13 kushtet e Këshillit të Ministrave të BE-së dhe të shohim cilin prej tyre ka plotësuar!

Kushti 1 - Rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet.
Pyetja 1 - Cilat janë rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit?

Kushti 2 - Lufta kundër krimit të organizuar, veçanërisht.
Kushti 3 - Rezultate në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të drogave.

Pyetja 2 - Cilat janë rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, përveç vetdorëzimit të Ediskobarit?
Pyetja 3 - Kur është mbjellë më shumë hashash në Shqipëri, këtë vit apo vitin e kaluar dhe trafiku i kokainës, kur ka qënë i madh sa këtë vit?

Kushti 4 - Përparimin e mëtejshëm të procesit të Vetingut të gjykatësve dhe prokurorëve.
Pyetja 4 - A mund të bëhet fjalë për përparim në procesin e Vetingut, kur me ritmet e deritanishme për Vetingun, që duhet të përfundonte në tre vitet e ardhshme, sipas përllogaritjes së ekspertëve, do të duhen edhe tetë vite të tjera?

Kushti 5 - Përfundimin e dosjeve prioritare.
Pyetja 5 - Cilat dosje prioritare nuk kanë dështuar deri tani?

Kushti 6 - Përfundimin e ngritjes së strukturave të pavarura të drejtësisë në përputhje me Kushtetutën.
Pyetja 6 - Për çfarë institucionesh të pavarura të drejtësisë mund të bëhet fjalë me Dvoran KLGJ dhe Kunat KLP dhe, po lidhur me këtë kusht, ku është Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë?

Kushti 7 - Përfundimin e vendosjes së organeve të specializuara, SPAK.
Pyetja 7 - Ku është SPAK, pse nuk u ngrit?

Kushti 8 - BKH dhe
Kushti 9 - Gjykatën
Pyetjet 8,9 - Pse nuk janë ngritur BKH dhe Gjykata?

Kushti 10 - Fuqizimin e hetimeve aktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë nivelet e larta.
Pyetja 10 - Cilat janë dënimet përfundimtare të zyrtarëve të lartë për korrupsion apo krim të organizuar?

Kushti 11 - Rezultate konkrete në veçanti në shtetin ligjor
Pyetja 11 - A nuk flitet dhe nuk shkruhet gjatë këtij viti se Shqipëria është narko-shteti i vetëm në Europë?

Kushti 12 - Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet.
Pyetja 12 - Cilat rekomandime të ODHIR janë zbatuar?

Kushti 13 - Reduktimin e numrit të azilkërkuesve.
Pyetja 13 - A nuk është më i madh këtë vit, sipas statistikave të BE-së, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria se sa një vit më parë?

Shkaku i mos’çeljes pa plotësuar kushtet e negociatave me Shqipërinë qëndron vetëm tek Edivin Mafia dhe narkoqeveria e tij, i cili beson se do të mund të mashtrojë vendet anëtare të BE-së për plotësimin e tyre dhe kur dështojnë pastaj, fajëson armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm për dështimin e tij të plotë.

Pa largimin e Edvin Mafisë, hapje të negociatave të Shqipërisë me BE nuk ka dhe nuk mund të ketë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari12/10/2019 12:02

O Nebil (debil) robt ku ti kesh o bure palaco. A e kuptoni se cfare ndyresirash ka ne kete mender vend. Ngelet Nebili te gjykoje doktorin njeriun me te ditur te kombit tone.

Nebil10/10/2019 14:58

O Sali o varrëmihësi i Shqipërisë!
Vrasës, hajdut, dhe mashkull kurvë!
Zenin në burg apo më keq!

Shto koment

Denonco