Rama duhet të ikë!

Rama duhet të ikë!

Nga David L. Phillips - 11/06/2019

SHKRUAR EKSKLUZIVISHT PER SYRI.net

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kërcënoi me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas vendimit të tij për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Meta është i justifikuar në shqetësimin se votimet në klimën aktuale të paqëndrueshme mund të shkaktojnë dhunë dhe të cënojë kandidimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për më tepër, Meta ka ushtruar autoritetin e tij ligjor i sanksionuar në artikullin 92 të Kushtetutës, që i jep fuqinë Presidentit të ushtrojë autoritetin e tij për të përcaktuar datën e zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale. Më tepër se politika e lojës me zjarrin, Shqipëria ka nevojë për dialog dhe një plan tranzicioni për fuqizuar demokracinë.

Por çfarë e motivon Edi Ramën?

Sulmet e Ramës ndaj Metës, shumë pak kanë të bëjnë me procesin zgjedhor. Sjellja e tij konfrontuese është një sjellje e turpshme për të konsoliduar pushtetin, duke margjinalizuar kundërshtarët të cilët kërkojnë një qeverisje të mirë dhe llogaridhënie për korrupsionin.

Qindra e mijëra shqiptarë janë në protesta prej disa javësh. Ata besojnë se Rama ka vjedhur zgjedhjet e Qershorit 2017, dhe për këtë ata kërkojnë dorëheqjen e tij.

Protestuestit gjithashtu kërkojnë llogari për korrupsionin. Zëri i Amerikës së fundmi ka publikuar përpjekjet e Ramës për të manipuluar punësimet në sistemin e burgjeve. Përgjimet treguan sesi ish-drejtori i burgjeve hynte në marrëveshje të fshehta për punësimet me deputetë të Partisë Socialiste të Ramës.

Nëse Uashingtoni mbështet Reformën në Drejtësi, atëhere duhet të ketë një distancim nga politikanë si Rama i cili vepron më shumë si një gangster sesa një shtetar.

Rama është shndërruar në një turp kombëtar.

ËSHTË KOHA PËR TË QË TË LARGOHET.

Largimi i  Ramës nga politika duhet të jetë si pjesë planit të mëposhtëm për të stabilizuar Shqipërinë.

1. Rama duhet menjëherë të japë dorëheqjen si kryeministër. Në këtë mënyrë ai do të përfitonte imuntitet nga Prokuroria e Krimeve për të mos u hetuar në këmbim të një premtimi se ai do të heqë dorë nga politika tani e në vazhdim.

2. Një qeveri shumë-partiake teknokratike do të zgjidhej që të kujdesej për çështjet politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Individë me integritet do të ngarkoheshin me përgjegjësinë për të siguruar llogaridhënien dhe drejtimin e vendit

3. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhej të riformatohej me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Zyra e OKB-s për Asistencën Zgjedhore dhe Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut.

4. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i rinovuar do të duhej të zhvillonte zgjedhjet lokale dhe ato kombëtare në 30 Qershor 2020. Vëzhguesit vendore dhe ata ndërkombëtarë do të duhej të angazhoheshin në për të garantuar se zgjedhjet do të ishin të lira dhe të ndershme.

Ky plan mund të funksionojë vetëm me suportin e Shteteve të Bashkuara. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane Matthew A. Palmer thotë se SHBA është e angazhuar: 'për të përdorur të gjitha mekanizmat që ne kemi për të mbështetur luftën ndaj krimit të organizuar, për të mbështetur luftën kundër korrupsionit, për të mbështetur llogaridhënien, transparencën dhe qeverisjen e mirë'. Tingëllon bukur, por vetëm të flasësh nuk vlen.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat gjithmonë kanë mbështetur demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri, janë në krahun e gabuar të debatit të brendshëm. Departamenti i Shtetit fajëson opozitën sepse ushtron lirinë e vetë parlamentare dhe lirinë e vet për tu shprehur.

Por do të ishte më mirë, që zyrtarët amerikanë të cilësonin Ramën si përgjegjës që urdhëron forcat e sigurisë të përdorin e gaz lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës në protestat paqësore pro-demokratike ndaj demontruesve siç u pa në protestën e fundit.

Pse SHBA e mbështet Ramën kur duket qartazi se ai është pjesë e problemit? Sjellja e Ramës i vesh turp shqiptarëve të ndershëm. E folura e tij harbute e zhbën atë si xhentëllmen dhe nuk e shfaq aspak një drejtues shteti.

Në mënyrë të pakujdesshme Edi Rama e ka denigruar Zërin e Amerikës kur tha se raportimet e tyre ishin pjesë e 'kazanit'. Rama mbështet ligjin që rrit presionin mbi lirinë e medias, i cili u dënua edhe nga Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Shtyp dhe Lirinë e Medias si nga Organizata Reporterët pa Kufij.

Ligji i mbështetur nga Partia Socialiste për median është një Kalë Troje për çensurën, që dhunon Kushtetutën dhe kërcënon lirinë e shprehjes.

Institucionet e Shqipërisë janë në rrëmujë. Aty nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale për më shumë se një vit. Problemet me sundimin e ligjit janë rënduar akoma edhe më shumë për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë.

BILD, media prestigjoze gjermane, sëfundmi publikoi një dokument investigativ që tregonte sesi mafia manipulonte zgjedhjet në Shqipëri. Të ardhurat nga trafiku i narkotikëve përfilet gjërësisht se shkojnë në mbështetje të Partisë Socialiste.

Largimi i Ramës do të shërbente në rritjen dhe përmirësimin e demokracisë, do të krijonte hapësirën për një drejtim të ri në Partinë Socialiste dhe në partitë e tjera që mund të krijohen.

Unë nuk kam asgjë personale kundër Edi Ramës. Thjeshtë kam punuar për çështjet e Shqipërisë për 30 vjet dhe unë e dua Shqipërinë. Rama është një dinosaur që i ka mbijetuar dobishmërisë së tij.

Rama duhet të shkojë në ekzil. Pasi të largohet nga Shqipëria, Rama mund të shkojë në Antalia dhe atje të kalojë pleqërinë së bashku me mikun dhe aleatin e tij autokratik, Tayyip Erdogan.

------------------------------------------

Zoti Phillips është Drejtor i Programit për ndërtimin e Paqes dhe të drejtave në Institutin e Universitetit të Columbias për Studimet e të Drejtave të Njeriut. Ai ka shërbyer më herët si këshilltar dhe ekspert i punëve të jashtme në Departamentin e Shtetit gjatë administratës Clinton, Bush dhe Obama. Ai ëshë autor i ‘Kosova e Çliruar: Diplomacia shtrënguese dhe ndërhyrja e SHBA-së (Harvard Kennedy School)

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ajo12/06/2019 11:02

Qe Rama duhet te ike kjo nuk diskutohet! Por kjo nuk do te thote te ike duke mare milionat e vjedhura nga gjaku dhe djersa e ketij populli te cfilitur dhe te jetoje i lumtur duke thithur kokaine ne ndonje ishull perrallor! Ai duhet te futet ne burg dhe bashke me te te gjithe maskarenjte e Rilindjes ( burra e gra pa dallim! ) qe vodhen dhe u lane borxhe aq te medha mbi supe edhe femijeve shqiptare qe s’ kane lindur ende! Gjithashtu te gjithe ata “ biznesmene” dhe pronare mediash qe u fryne si shushunja gjate mbreterimit te Rames te kthejne mbrapsht cdo qindarke te vjedhur!
Kjo duhet te ndodhe jo vetem qe te behet drejtesi, por per te qene nje paralajmerim i forte per cilindo politikan tjeter qe do te qeverise kete vend ne te ardhmen. Nese jo, atehere nuk ia vlen fare asnje sakrifice e atyre mijera njerezve qe dalin ne shesh dhe kerkojne ndryshimin e ketij sistemi te korruptuar. Duhet me patjeter te ndryshoje kushtetuta dhe sistemi zgjedhor dhe ne te njejten kohe te garantohet ndershkrimi i hajduteve dhe krimineleve te cdo krahu politik pa dallim!

Arber12/06/2019 07:20

Ai I ka kushtuar vendit milliarda euro me lloj lloj marifetesh perfshire PPP-te. Breza te tere shqiptaresh jane zhytur në borxhe
Ai bashke me Veliajn duhet ti kalojne prapa hekurave vitet qe ju kane mbetur.

Skrapari11/06/2019 23:20

Jam dakord me komentin e z. Cim. Nuk duhet lejuar ne asnje rast jo Edvin qelbesira por cdo politikan qe ka futur duart ne xhepat e shqiptareve te largohet pa lagur. Sekuestrim i pasurise dhe pastaj burg i perjetshem. Kjo eshte rruga cdo forme tjeter eshte e papranueshme.

N11/06/2019 21:29

Asnjehere ne bote amnisti qe ky qelbesira te jetoje ne lluks fal djerses tone. Ti flit per obamen tend te dashur jo per kete.

Shqiptari11/06/2019 21:01

Z. Philips, hiqe paragrafin 1! Nuk eshte e drejte qe nje kryeminister qe i vjedh popullit te te tij rreth 1 miliard euro, i jep gjithe pasurite e vendit per 30-40 vjet pas ikjes se tij oligarkeve, prej te cileve do te marre ne vazhdimesi 20% te fitimeve te tyre dhe i fut buxhetit te shtetit edhe nje gjobe prej 140 milione euro dhe te iki i lumtur me duart plot dhe ballin lart!!!!!!! KURRE! vendi i tij eshte vetem BURGU prej 20 vjetesh.
Ndryshoje paragrafin 4. Zgjedhjet lokale te zhvillohen ne 13 Tetor 2019 dhe Zgjedhjet Parlamentare te zhvillohen ne 29 Mars 2020.
Une po shtoj edhe dy paragrafe: Paragrafi 5. Te gjithe ministrat e qeverise shume-partiake teknokrate duhet te shkarkojne te gjithe drejtorat e linjes se te gjitha niveleve deri tek nivelet e fundit te drejtorive neper qendrat lokale te njesive administrative (psh, drejtore shkollash). Te gjithe drejtuesit zevendesuesit teknokrate le te propozohen nga partite perkatese por te mos jene veprimtar aktiv partish.
Paragrafi 6. Administrata zgjedhore qe nga KQZ, KZAZ dhe deri tek komisionet e qendrave te votimit te jene persona civile, me integritet dhe te depolitizuar.

katunari11/06/2019 20:23

jam tamam dakort me ty cimo. po kto nderkomtaret i bojn ma lomsh punet ne shimicen e rasteve. se simos kti burrit dhe kshtu osht bo ka 30 vjet vidh miliona ene caj e hik pa dhon llogari. ky para te thyj qafen te anulloj i her gjith kocesjonet qi ka dhon

Bato11/06/2019 20:16

Dakort me cimin. Asnje politikan duhet te marre amnisti. Rama te shkoje ne te semes nese provohet qe ka vjedhur, eshte kumbar i krimit te organizuar etj etj. Ne te njejten kohe nuk ka dorezim pushteti ne tavoline vetem se opozita nuk do te marre pjese ne zgjedhje. Zgjidhje jane zgjedhjet pa kushte. Topin e kam une ...penalltine do e gjuaj vete nuk ka...

t11/06/2019 19:54

Sa mire arsyetoka zoteria,mbasi ramziu beri pislliqet e dynjase,vuri pasuri me dhjetra miliona euro,dhe mjafton te jape doreheqjen e te shkoje ne ekzil e te rroje si pasha,ndekohe qe popullin e ka fut 2 pashe nen dhe.jo zotni,jo,nqs vazhdon te jete ne fuqi akoma ky perbindesh i shkalluar,eshe per faj te drejtuesve te opozites,sepse ai duhej hedhur ne plehra qe me dt 16 shkurt,qe te behet mesim per kedo km qe do vije pas tij

vera11/06/2019 19:35

SHPRESE, BESIM!

Cimi11/06/2019 19:25

Dakord zoti Phillips.
Gjithcka qe parashtroni ju duhet te ndodhe, perveç paragrafit te meposhtem.
"Rama duhet menjëherë të japër dorëheqjen si kryeministër. Në këtë mënyrë ai do të përfitonte imuntitet nga prokuroria e krimeve për të mos u hetuar në këmbim të një premtimi se ai do të heqë dorë nga politika tani e në vazhdim."
Kjo kurre nuk duhet te ndodhe, nuk duhet amnisti as per Rame, e as per asnje tjeter politikan shqiptare. Mjaft me. Nuk duhet te ndodhe qe kushdo qe ishte e do te vije ne pushtet, te vjedhe, te te kriminalizoje nje shtet, e ne fund te fundit, dikush do ta amnistoje e largohet pa asnje problem, e kusurin e jetes ta kaloje si nje shejk.
Kurre amnisti per askend qe ka pasur ne dore leket e shqiptareve.. KURRE..

Shto koment

Denonco