Shqipëria nën zgjedhën e oligarkëve në ngjitje

Shqipëria nën zgjedhën e oligarkëve në ngjitje

Nga Peter Tase - 12/12/2016

Viti i Ri do të jetë vit zgjedhjesh në Shqipëri, ndërsa Edi Rama dhe njerëzit e qeverisë së tij kanë mbledhur shuma të mëdha parash në xhepat e tyre, duke planifikuar të futin edhe staf shtesë në zyrat e qeverisë, një veprim që do t’u kushtojë shtrenjt taksapaguesve. Në 2017, vitin e fundit të tij në detyrë, Rama dhe njerëzit e tij pritet të vazhdojnë jetën luksoze (në vend dhe jashtë) ndërsa banorët e Shqipërisë jetojnë në kushtet më të këqija të këtyre 20 viteve tranzicion demokratik.

Parlamenti miratoi buxhetin 2017 dhe ui akordoi valixhe të tjera me parà, përveç miliona Eurove të gjeneruara nga kultivimi i marihuanës nga Vermoshi në Konispol, zotit Rama me ministrave të tij t ëkorruptuar, që e kanë fshehur pasurinë jashtë dhe numërohen sot mes oligarkëve më ët pasur të Evropës.

Sipas një vlerësimi të OSBE-së, Rama ka mbledhur 200 milionë dollarë pasuri, e cila u rrit proporcionalisht gjatë këtij viti të fundit si kryeministër, duke konsideruar se ai merr gati 20% për çdo projekt publik që miraton dhe ekzekutohet nga kompanitë e besuara private në infrastrukturë, punë publike, shëndetësi dhe teknologji informacioni. Sipas Panama Papers dhe burimeve të tjera të besuara, Rama e ka shpërndarë pasurinë në llogari bankare ndërkombëtare të hapura nga rrethi i tij familjar dhe miqtë e ngushtë që punojnë bashkë në projekte dhe që janë të lidhur me ekonomistin venezuelas Ricardo Hausmann, projekte që nuk kanë të bëjnë fare me përmirësimin e jetës së shqiptarëve.

Në 2017, kryeministria do të numërojë 641 punonjës, kurse parlamenti ka një staf me 405 nëpunës që organizojnë aktivitetet e 140 deputetëve. Kryeministria ka më tepër punonjës se ministria e ekonomisë (580 punonjës) apo e Transportit (440), e punëve të jashtme (506 përfshi misionet diplomatike). Ndërkaq, buxheti i kryeministrisë është 27,6 milion Euro dhe, për krahasim, buxheti i presidencës është vetëm 1,5 milion Euro.

Jeta luksoze e kryeministrit shqiptar mbështetet jo vetëm te numri i madh i punonjësve, por edhe te shumat që shpenzon në një vit fiskal, gati 28 milionë Euro, sa pagesa e 1200 pensionistëve apo sa 10 mijë bursa shkollore. Çdo person i stafit të kryeministrit shpenzon 43,000 Euro në vit, por Rama shpenzon të shpenzojë edhe më.

Një milion Euro janë planifikuar për qira makinash luksoze, një sasi parash me të cilat blihen 20 makina të brezit më të fundit nga Mercedes Benz, si dhe 6,6 milionë Euro për orendi e rimodelime.

Ndërveprimi i qeverisë Rama me qytetarët është më i akullt se kurrë më parë, dëshmi kjo e qëndrimit të saj ndaj varfërisë në vend, një sjellje që shkel konceptin e Çalrs Horton Kulej të “Vetes që shihet nga pasqyra”, që do të thotë se Shqipëria përfaqëson një pasqyrë në të cilën shihet administrata e Tiranës, e cila rregullon sjelljen sipas sjelljes së anëtarëve të shoqërisë. Në nivelin marramendës të shpenzimeve të Ramës, kërkesat e qytetarëve duken të pakuptimta, lëre pastaj të jenë burim reflektimi.

Marrë nga foreignpolicynews.org 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco