Të dh*erë, por tolerantë përballë vorio epiriotëve

Të dh*erë, por tolerantë përballë vorio epiriotëve

Nga Andi Bushati - 08/11/2018

Le të imagjinojmë për një moment sikur ajo që ngjau sot në Bularat të kishte ndodhur në një qytet sado periferik grek.

Le ta shfrenojmë fantazinë për një çast, sikur një grupim shqiptarësh të thërriste aty, se Janina n’a përket ne dhe se Aleksandri i madh është simboli i Republikës së “Maqedonësë së Veriut”.

Le të shkojmë më tej dhe të përfytyrojnë një çetë ekstremistësh veshur kuq e zi që bërtasin rrugëve të Prevezës se gjaku i thërret të djegin grekët.

Asnjëri prej nesh, as në fantazitë e veta më marroke, nuk do të kishte fluturuar kaq larg.

Por fatkeqësisht, ky përshkrim nuk është një fantazi.

Të gjitha kanë ndodhur, por në sens të kundërt.

Përgjatë mesditës së kësaj të enjteje disa televizione informativë transmetuan Live manifestimin e Dropullit, ku po i jepej lamtumira e fundit minoritarit grek Kostandin Kacifas të vrarë pak ditë më parë nga policia shqiptare.

Dhe prej andej, me dhjetra mijëra qytetarë shqiptarë kanë ndjekur në kohë reale thirrjet se Vorio -Epiri është grek, se Maqedonia po ashtu, se shqiptarët duhen djegur, se duhet përdorur zjarr kundër qenve,etj (lexo dhe shiko videot poshtë)

Varrimi i Kaçifas/ Shikoni çfarë ndodhi në jug të Shqipërisë

E pra kjo gjë, që në shtetin tonë fqinjë as nuk do të imagjinohej, u zhvillua normalisht, ditën për diell, në territorin shqiptar.

Askush nuk u mundua as t’i paraprijë, as t’a ndalojë, dhe as të reagojë më pas.

Po pse? Cili është shpjegimi?

E di se shumëkush do të nxitojë të ekzaltojë tolerancën proverbiale të shqiptarëve.

Jam i bindur se të tjerë do të shprehin krenarinë se ne kemi mundur ti margjinalizojmë në shoqërinë tonë nacionalistët e çmendur më të njëjtin profil si të Agimit të Artë.

Por, thellë thellë, kam frikë se kjo nuk është as çështje tolerance dhe as problem emancipimi. Përpara se të shihet si e tillë, ajo duhet trajtuar si zbythja e një shteti të rreckosur dhe si një mungesë ulëritëse dinjiteti.

Nëse një ngjarje si ajo e Bularatit do të ndodhte në Greqi, apo në çdo vend perëndimor me standarde shumë më të larta demokratike se fqinji ynë, organizatorët dhe protagonistët e tij do të ndëshkoheshin rreptësisht. Sepse thirrjet raciste, nxitja e dhunës etnike dhe vënia në pikëpyetje e sovranitetit, penalizohen ngado njësoj .

Ndërsa në Tiranë e ndoqën me indiferencë këtë shfaqe, jo nga zemërgjerësia, por nga pafuqia.

Dhe me hidhërim duhet thënë se mirë bënë. Pasi fakqeqësisht nuk kishin rrugë tjetër.

Arsyet për këtë janë të thjeshta.

Sepse askush nuk mund të imagjinojë aplikimin perfekt të ligjit për qytetarët e huaj apo për minoritarët, kur ai zbatohet i çalë për vetë shqiptarët.

Sepse askush nuk mund të imagjinojë, një vend si ky yni, kur ashtu siç bën me skandalet shqiptare, kryeministri del e jep i pari konkluzionet (se Kostandin Kocias ishte i çekulibruar dhe nuk kishte rrugë tjetër veç ekzekutimit), pa thënë as një falë, as policia, as prokuroria dhe as gjykatat.

Kjo nuk ndodh në asnjë shtet normal demokratik, madje as aty pak më larg, tek komshinjtë tanë.

Sepse të gjithë menjëherë pyesin: Mos ka një prapavijë politike? Mos fshihet një komplot? Ç’e detyroi të parin e qeverisë të bëjë edhe hetuesin edhe gjykatësin?

Janë detaje të tilla që të shtyjnë të kuptosh se përse shtetarët shqiptarë i kalojnë “me indiferencë”, incidente si të Bularatit, pasi e dinë me mirë se kushdo, se ato shërbejnë ndërkombtarisht si një lupë për të parë problemet e brendëshme të demokracisë shqiptare.

Kështu ka ndodhur disa herë në të shkuarën. Kjo dramë përcolli edhe mandatin presidencial të Berishës, të cilit ekstremistët fqinjë i shfrytëzuan përdhosjen e demokracisë vendase, për të larë hesapet e tyre nacionaliste.

Po të shihet me vëmendje edhe eurodeputetja kontroverse qipriote, Eleni Theocharous, sapo zbarkoi në tokën tonë fjala e parë që tha, nuk kishte të bënte me ngjarjen e Kacifas, por me faktin se kryeministri shqiptar ishte i korruptuar.

Dhe ky është thelbi i problemit me shtetarët shqiptarë: ata refuzojnë të bëhen mbrojtës të dinjitetit kombëtar, nga frika se mos kjo i kthehet në boomerang.

Ky është dhe shpjegimi i thjeshtë i asaj që ndodhi sot në Bularat. Kjo tregon se pse askush nuk vuri ujin në zjarr, as për shkeljet flagrante të ligjit shqiptar dhe as për cënimin e krenarisë nacionale.

Prandaj le ti japim fund miteve të tolerancës dhe emancipimit tonë. Historia e asaj që ngjau në Dropull është një njollë turpi. Një zbythje dhe pafuqi ulëristëse.

Ajo është njëkohësisht edhe parodia më diskrdituese e një terorie që po qarkullon prej disa vitesh, se më në fund Shqipëria udhëhiqet me liderë që i kanë vënë grekut kufirin tek thana. Pasi kjo nuk bëhet as me statuse në Facebook, se dikur Athina banohej nga bashkëkombasit tanë, as me postime në Instagram të fotove të vjetra të Akropolit që e shpëtuan shqiptarët.

Ky dinjitet rimëkëmbet me zbatimin e ligjeve të vendit, gjë që nuk ndodhi sot në Bularat. /Lapsi.al

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

gramoz09/11/2018 18:43

E tha edhe bolsheviku i vjeter Klosi mbreme tek emisioni i Zhejit, ishin 2000 veta ne bularat dhe ishte shum e veshtire per te nderhyre. Nje pyetje kisha per ti bere ketij bolshevikut te sigurimit, po per tju prishur shtepite rreth 2000 qytetareve te vet kane fuqi qelbesirat e pushtetit te kloseve dhe rameve dhe gjith soji dhe sorollopi i tyre komunist? Apo varianti i bajgave te pushtetit, bjeri kokes popullit tend dhe haji mutin ekstremisteve grek.

krasasi tp09/11/2018 11:33

Shtetaret tane pertej destinacionit si qytetar te botes, duhet te demostrojne edhe atdhedashuri,dinjitet dhe te kerkojne reciprocitet.Pergjithesisht nuk demostrojne ne shkallen e duhur asnji nga keto.Studimet albanologjike mbi vazhdimesine iliro-pellazke,hartat e moçme nese do ti ekspozonin, do shpjegonin se minoritaret jane te ardhur ne periudha me te vonshme ne ato troje.Mirpo per studimet albanologjike, mesa duket meret leje ne Athine.Gjithe jugu duhet te mbushet me varreza greke,nacionalisteve greke u lejohet ne gjithe jugun te propogandojne idete separatiste .Shfrytezimi i varrimit i te ndjerit Kaçifas pritej te shfrytezohej nga qarqet nacionaliste greke.si kunderpeshe ndaj kerkesave te drejta te shtetit tone per te drejtat e popullsise çame,te shtruara besoj nga delegacioni jone ne bisedimet e pa perfunduara,Nga "kali i drunjte" nacionalistet greke nxoren te ndjerin Kacifas per tu hedhur ne "kundersulm".Policija jone ishte ne te drejten e saj, por nese une do isha i pari i tyre, do ta neutralizoja dhe jo vrare.Nese do isha ligjvenes do propozoja ndryshime ne ligjin mbi policine.Perveç nje akti te dukshem terrorist, ne gjithe rastet e tjera ,ftesa per agresorin per tu dorezuar duhet te behet nga familjare te te perfshireve apo te aferm qe gezojne besimin e tij.Nese ne fshat policija do merrte babain apo veçanerisht nenen ,ndoshta do kishim te tjera rrjedha.Komunikimi ne kesi rastesh me K/Bashkive apo Deputetin e zones, apo keshillimi me te tjere faktor influencues eshte i domosdoshem.

t09/11/2018 00:49

a shqipni e mjera shqipni kur dreqin e ke kojshi e te parin katrahi keshtu ke me shku nder breza si i dhi

XYZ08/11/2018 22:05

I dashur Andi! Mbi shkrimin nuk mund te shkruaj kush...... por aty mungonte nje fjale e urte e popullit tone sy pa trembur dhe paqedashes; ...edhe dhi e zgjebosur e bishtin perpjet....!
Kjo eshte arsyeja e vertet e cila ato dy nene ne shkrimin tend nuk kan fuqi morale juridike. Por kane fuqi per cdo “shpifje” qe mund te ngrej cdo individ bashkombas i yni brenda territorit te ashtequajtur vendi i “shqiponjave” ku kto te fundit ose kan ikur ose sapo kane perfunduar rishtasi aplikimin per Jack Pot e USA Llotary!

Shto koment

Denonco