Euro, droga dhe ‘Dosja Xhafa’

Euro, droga dhe ‘Dosja Xhafa’

Nga Jorida Tabaku - 11/05/2018

Për muaj me radhë monedha euro është zhvlerësuar duke vendosur në pozita të vështira bizneset që bëjnë tregti dhe importojnë produkte për t’i shitur në tregun vendas. Qeveria pretendon se zhvlerësimi, pra rënia, e euros në vend vjen si pasojë e përmirësimit të zhvillimeve ekonomike në vend, megjithëse të dhënat reflektojnë se përmirësimet ekonomike nuk janë aq të mëdha sa të zhvlerësojnë euron në të tilla përmasa.

Niveli më i ulët historik i euros nuk vjen si pasojë e ekonomisë në rritje por si pasojë e parave të  pista që vijnë nga trafiku i drogës. Janë këto para që i bëjnë dëm biznesit të ndershëm, zhvlerësojnë euron në mënyrë fiktive dhe njëkohësisht rreshtojnë Shqipërinë mes vendeve me njollë në raportet e DASH dhe Europol.

I gjithë cikli kryhet me bekimin e qeverisë duke qenë se ajo është e angazhuar personalisht në këtë biznes të pisët jo vetëm duke mbyllur sytë për trafikun e drogës por edhe duke angazhuar emërime qeveritare në shërbim të tij.

Nuk është rastësi që dy ministrat e brendshëm të qeverisë janë zbuluar sit ë lidhur me familjarë me trafikun e drogës. Nuk është rastësi që qeveria ka vendosur nën tutelë Prokurorinë e Përgjithshme për të mbyllur dosjet më të nxehta të ministrave të saj të lidhur me drogën apo edhe drejtorët e policisë që ende “nuk gjenden”.

Sot ndërtimi dhe turizmi janë fatkeqësisht sektori ku paratë e drogës po investohen. Bankat kanë ulur kreditimin ndonëse ndërtime po shtohen dhe janë paratë e drogës që pastrohen përmes betonimit të qyteteve që po zhvlerësojnë dhe euron. Janë pikërisht këto ndërtime që përfitojnë nga taksat që qeveria ul dhe nga lejet që ajo jep.

Dosja Xhafa është maja e ajsbergut që zbulon lidhet e ngushta që lidhen me qeverinë nga droga, krimi i organizuar  e duke përfunduar në krimin financiar.

Një qeveri e tërë vendosur nën urdhrat e të inkriminuarve. Një popull i tërë i burgosur nga diktatura e narkoshtetit. Kështu Europa është fatkeqësisht larg!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Xhaxhi nga fshati11/05/2018 16:12

Moj moter nuk e ke icik gabim ate rreshtin e pare?! :) Se keta qe importojne nga jashte ku ta gjejne zhvleresimin e euros. A ka mundesi te behet 1 me 1 euro leke per ta? Mos ke pas per eksportuesit e te eshte ngaterruar tastiera moj qyq?

Shto koment

Denonco