I mbani mend? Koleksioni i kartave Pokemon shitet për vlerën marramendëse

I mbani mend? Koleksioni i kartave Pokemon shitet për vlerën marramendëse

13:05, 09/05/2024
A+ Aa A-

Më shumë se 55 mijë paund! Ky është çmimi marramendës me të cilin janë shitur kartat e rralla Pokemon në një ankand në Britaninë e Madhe.

Koleksioni i cili i përkiste një personi të apasionuar pas tyre në Nottinghamshire daton që prej vitit 1990. Siç shkruan BBC, Richard Winterton e kishte vlerësuar koleksionin e tij rreth 25 mijë paund, por interesi ishte tejet i lartë në gjithë botën. Sidomos në Japoni, Kinë e SHBA. Plot 2407 letra të 10 grupeve të ndryshme, ku një pjesë e tyre ishin kartat e mëdha të quajtura “Pokemon Box Toppers”.

Sipas Winterton nxjerrja e tyre në ankand kaloi çdo pritshmëri, kjo pasi këto karta janë aq të kërkuara sa koleksionistë të ndryshëm për të siguruar qoftë njërën prej tyre do hidhnin shumë para.

'Është një treg i nxehtë', theksoi ai. Përshembull një koleksion tjetër është blerë për 8600 paund, ose 330 karta të tjera u blenë për 18 mijë paund. Kujtojmë se në vitin 2016 karta në të cilën ndodhej Pikachu u vu në një ankand në SHBA për vlerën marramendëse 175 mijë euro. Megjithatë, shuma më e madhe e regjistruar ndonjëherë për një kartë të vetme është 43,450 paund.

Pokemon shfaqet në filma, seri televizive dhe lojëra në internet. Në karta shfaqen kafshë të ndryshme që sipas legjendave japoneze kanë fuqi të veçanta. Në fëmijëri ne blenim një kartë me vetëm 50 cent, ndërsa tani duket se ato po bëhen gjithnjë e më të kërkuara. Sa më të vjetra, aq më të kushtueshme!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco