Rrezikohet misioni, 'Peregrine' mund të përplaset në sipërfaqen e hënës

Rrezikohet misioni, 'Peregrine' mund të përplaset në sipërfaqen e hënës

20:59, 09/01/2024
A+ Aa A-

Kompania amerikane që nisi misionin e fundit në Hënë ka bërë të ditur se “nuk ka shanse që të ndodhë një ulje e butë në satelitin tonë natyror, për shkak të një rrjedhjeje karburanti.

Astrobotic njoftoi se anija kozmike ka mjaftueshëm forcë shtytëse për të operuar "Peregrine". Sonda pritet që të mbetet pa karburant për 40 orë, sipas asaj që bëri të ditur kompania.

Anija kozmike, e cila peshon 1.2 ton u lëshua nga Kepi Canaveral të hënën, me qëllimin për t’u ulur në satelitin tonë natyror nga fundi i shkurtit.

Peregrine është pjesë e një morie anijesh kozmike që do të përpiqen të pozicionohen në sipërfaqen hënore në 2024, në kuadër të gati 8 projekteve të ndryshëm, përfshirë nga Japonia dhe Kina. Anija Kozmike u lëshua nga platforma 41e e Space Force Station, me raketën e fuqishme vullkan, e cila po ashtu është ndërtuar nga një bashkëpunim privat i Boeing me Lockheed.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco