Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Varreza më e madhe e më e vjetër në botë me 6 milionë trupa profetësh e mbretërorësh muslimanë

Varreza më e madhe e më e vjetër në botë me 6 milionë trupa profetësh e mbretërorësh muslimanë

15:56, 22/11/2023
A+ Aa A-

Varreza më e madhe në botë duket se është vendi i prehjes për rreth 6 milionë trupa, të ngjeshur në një vendvarrim të lashtë.

Varreza Wadi Al-Salam në Naxhaf të Irakut vizitohet çdo vit nga pelegrinë e besimtarë pasi aty gjendet eshtrat e profetëve, mbretërorëve dhe shkencëtarëve të së shkuarës.

Nëse shihet nga sipër Al-Salam duket si një qytet, me varre të panumërta, që duken si ndërtesa të ngjeshura me njëra-tjetrën.

Ndërsa sipërfaqja e saj është sa e një qyteti të vogël, me më shumë se 800 hektarë.

Varreza përbën 13 përqind të qytetit të Najaf dhe zgjerohet përditë.

Emri i saj ‘Wadi Al-Salam’ përkthehet në “Lugina e paqes”, por historia e rajonit nuk rezulton fare paqësore.

Në kulmin e luftës së Irakut, raportohet se rreth 250 trupa silleshin këtu përditë.

Ndërsa varret e mauzoleumet e ngjeshura, si dhe një rrjet katakombash nëntokësore e bënin atë vend të mirë fshehjeje për militantët.

Në vitin 2004 gjatë përplasjes së ushtrisë së SHBA me militantët e Mahdi, varreza ishte shpesh vendi i përplasjeve të armatosura dhe i zjarrit të artilerisë.

Maajid, familja e të cilit punon me varret prej gjeneratash, tha për rrjetin New Arab: “Po varrosen gjithnjë e më shumë njerëz, më shumë se babai im varroste në luftën me Iranin dhe më shumë se kur erdhën amerikanët”.

Militantët kanë ngritur tashmë zyrat e tyre në varrezën e Najaf dhe menaxhojnë funeralet.

Për të plotësuar rritjen e kërkesës dhoma të nëndheshme janë gërmuar ku familjarët të vendosin të prehen të dashurit e tyre.

Shkallë të veçanta u lejojnë vizitorëve të zbresin në dhomat e nëndheshme, të cilat mund të mbajnë deri në 50 trupa njëherësh.

Vendi është i shenjtë për muslimanët Shi’ite Muslims prej afërisë me xhaminë e Imam Ali , ku ndodhet varri i Imam, Ali ibn Abi Talib.

Al-Salam është një nga varrezat më të vjetra të muslimanëve duke datuar më shumë se 1,400 vjet më parë.

Aty janë varrosur mbreti i Al-Hira, princesha e Hamdania, Fatimia, Al-Buwayhyia, Saffawayia, Qajar,e Jalairiyah.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco