Keku me kanabis për kolegët, shakaja që s'duhej: Kuzhinierja në gjyq

Keku me kanabis për kolegët, shakaja që s'duhej: Kuzhinierja në gjyq

14:36, 22/11/2023
A+ Aa A-

Një kuzhiniere holandeze 29-vjeçare, që punonte në një hotel në Zeeland, Holandë dhe që do të largohej nga atje,  donte t'u thoshte lamtumirë kolegëve të saj në një mënyrë të veçantë, ndaj përgatiti një kek të mbushur me kanabis për ta si surprizë. Po nuk shkoi mirë…

Kuzhinierja  e njohur vetëm si Mariska, kishte punuar në hotel së bashku me kolegët e saj për një kohë të gjatë dhe donte të ndahej me ta në një mënyrë të paharrueshme.

Ata e kishin diskutuar tortën e mbushur me kanabis shumë herë në të kaluarën, por kurrë nuk kishin arritur ta bënin atë së bashku, kështu që ajo vendosi të bënte një për ta, si dhuratë ndarjeje.

Kështu që më 8 shkurt, në ditën e saj të fundit në punë, ajo përshëndeti kolegët e saj dhe u largua nga vendi i punës, por jo para se të linte aty një tortë surprizë për kolegët e saj së bashku me një shënim ku i këshillonte ta hanin vetëm pas orarit të punës.

Fatkeqësisht, disa prej tyre nuk mund të prisnin dot aq shumë.

Duke mos ditur se në tortë kishte kanabis, dy nga kolegët e Mariskës hëngrën shpejt disa feta, diçka për të cilën do të përfundonin të pendoheshin së shpejti.

Një nga punonjësit e hotelit thuhet se filloi të ndihej shumë i lodhur, i nisën të vjella dhe në fund e humbi vetëdijen. Ai u gjet duke fjetur në të vjellat e tij nga një kalimtar. Edhe pasi u zgjua, u ndje aq keq sa nuk mund të shkonte as në shtëpi dhe iu desh ta kalonte natën në hotel.

Kolegu tjetër ndjeu të përziera sapo e hëngri ëmbëlsirën e mbushur me kanabis dhe më pas thuhet se ka fjetur shumë keq për një kohë.

Të dy burrat përfunduan duke e paditur Mariskën në gjykatë për dhuratën e saj surprizë të lamtumirës.

"Disa njerëz reagojnë mirë, kurse për ca të tjerët, nuk funksionon," tha Mariska në gjykatë, në përpjekje për të shpjeguar se nuk kishte pasur kurrë për qëllim që t’i sëmurte kolegët e saj.

Shpjegimi i gruas nuk e bindi saktësisht gjyqtarin, i cili i përshkroi veprimet e saj si një "shaka e hidhur që shkoi keq" dhe tha se ajo duhet të kishte menduar për pasojat e mundshme të veprimeve të saj.

Megjithatë, ai nuk u pajtua me 60 orë shërbim në komunitet siç kërkoi prokurori, po në vend të kësaj e detyroi gruan t’u paguante kompensim kolegëve të saj si dhe një gjobë prej 750 eurosh. Duhet të kini parasysh se kanabisi është i ligjshëm në Holandë./ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco