Pse përfshirja e Hezbollah në luftën në Izrael do sillte një katastrofë?!

Pse përfshirja e Hezbollah në luftën në Izrael do sillte një katastrofë?!

12:53, 25/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu paralajmëroi disa ditë Hezbollahun, forca më e fuqishme ushtarake e Libanit, se do të bënte gabimin e jetës nëse do të përfshihej në konfliktin e Izraelit me Hamasin.

Gazetari Leonard Seferi tha në një intervistë për Euronews Albania se përfshirja e Hezbollahut do të ishte një katastrofë e madhe, pasi konflikti mes Hamasit dhe Izraelit ndryshe nga ai Rusi-Ukrainë është shumë më i gjerë dhe mund të prekë shumë shtete.

“Do ishte një katastrofë për të dy vendet për Izraelin dhe Libanin, ndaj duhet një nxitje shumë e madhe.

Biden e la konferencën përgjysmë dhe u largua dhe arsyeja mund të jetë se disa grupe të tjera kamikaze kanë sulmuar trupat amerikane në Siri.

Rrezikshmëria e këtij konflikti, që nuk është vetëm rajonal por botëror. Nëse konflikti Rusi-Ukrainë është ndërshtetëror, ky konflikt ka përmasa shumë më të mëdha”, tha Seferi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco