Kuriozitete të vogla për Kanadanë, që ndoshta nuk i dini...

Kuriozitete të vogla për Kanadanë, që ndoshta nuk i dini...

13:08, 16/10/2023
A+ Aa A-

- Të gjithë e dinë se Kanadaja është vend shumë i ftohtë, në veri të SHBA-së dhe se simboli i saj kombëtar është gjethja e panjës. E pastaj? Po ju tregojmë disa  gjëra të çuditshme për këtë vend verior, ku nuk mungojnë kuriozitetet....  

- Konsiderohet si një nga vendet më të lumtura në botë dhe krenohet për peizazhet mahnitëse natyrore. Por, përveç kësaj, ka edhe shumë kuriozitete të tjera interesante, që shumëkush nuk i di. Po ndalemi tek 8 prej tyre:

- Është vendi i dytë më i madh në botë. Me një sipërfaqe prej gati 10 milionë kilometrash katrore, është e dyta, për nga shtrirja, vetëm pas Rusisë (e cila arrin pothuajse 18 milionë).

- Sundimtari i Kanadasë është Mbretëresha Elizabeth II. E kjo, sepse Kanadaja është ende pjesë e Komonuelthit Britanik dhe e njeh Mbretëreshën e Anglisë si Kryetare të Shtetit.

-  Në Kanada ka më shumë liqene, sesa në gjithë pjesën tjetër të botës. Për të qenë të saktë, ka rreth 3 milionë liqene (duke përfshirë edhe më të vegjlit). Një kuriozitet tjetër për Kanadanë, në këtë drejtim, është se në këtë vend ndodhet 20% të ujit të ëmbël në botë.

-  Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në Kanada ishte -59 gradë Celsius. Dimrat kanadezë janë shumë të ftohtë, veçanërisht në brendësi ku temperatura luhatet ndërmjet -15 dhe -40 gradë. Në Yukon, pati një goditje rekord të ftohte, që arriti në -59 gradë.

Image

 - 90% e territorit kanadez është i pabanuar, i mbuluar me parqe, male, liqene dhe pyje. Pavarësisht se është vendi i dytë më i madh në botë, ka popullsi më të vogël se shumë vende të tjera: 37 milionë njerëz aktualisht jetojnë në Kanada.

- Montreali është qyteti i dytë në botë për numrin e frëngjishtfolësve, pas Parisit. 60% e popullsisë kanadeze ka si gjuhë amtare anglishten, 24%, frëngjishten. Frëngjishtja është e përhapur në Québec, New Brunswick dhe në pjesën verilindore të Ontarios. Montreali - në Québec - është një nga qytetet më të mëdha kanadeze dhe për këtë arsye ka një numër shumë të lartë të frëngjishtfolësve.

Image

 - E para "UFO landing pad" u ndërtua në Kanada, me rastin e kremtimit të njëqindvjetorit kanadez, më në 1967, në St. Paul, Alberta. Me peshë pak më shumë se 130 ton, kjo strukturë e madhe betoni përmban një kapsulë kohore që do të hapet në vitin 2067, në 100 vjetorin e ndërtimit të saj.

E paharrueshme është pllaka e vendosur pranë strukturës, e cila fton njerëzimin të sillet me tolerancë dhe respekt ndaj çdo njeriu, pa marrë parasysh kush është, nga vjen e ku shkon - e dhe vetë planetit - një parakusht themelor që zbulimi i hapësirës dhe “njerëzve” të tjerë të jetë nën “shenjën e bashkëpunimit dhe jo të shkatërrimit”.

- Së fundi, fjala që përdori më shumë Papa gjatë takimeve: Qulliq (llambë me vaj foke ose dhjamë balenash: është llamba tradicionale e përdorur nga popujt e Arktikut, duke përfshirë Inuitët, Chukchi dhe popujt Yupik.

Kjo llambë siguronte, e siguron, ngrohtësi dhe dritë në mjedisin e ashpër të Arktikut, ku nuk ka dru dhe ku banorët e rrallë mbështeten pothuajse tërësisht në vajin e fokave ose në dhjamin e balenës. Në ca vende është akoma orendia e vetme, më e rëndësishme për inuitët në banesat e tyre, ku nuk ka shumë mobilje. Simbol drite, Papa e përmendi disa herë gjatë fjalimeve të tij!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco