Zbulim i ri për vrimën e parë të zezë të fotografuar në vitin 2019

Zbulim i ri për vrimën e parë të zezë të fotografuar në vitin 2019

13:05, 29/09/2023
A+ Aa A-

Në vitin 2019, astronomët mahnitën botën shkencore duke kapur imazhin e një vrime të zezë për herë të parë.

Imazhi në fjalë ishte i M87, një galaktikë afërsisht 53 milionë vite dritë larg nga Toka .

Ky imazh ishte një arritje e madhe shkencore. Por vëzhgimet e reja të vrimës së zezë të largët në qendër të M87 kanë zbuluar diçka edhe më tronditëse.

Pas ekzaminimit të të dhënave 22-vjeçare të vëzhgimit rreth M87, astronomët zbuluan se vrima e zezë në qendër të galaktikës po rrotullohet.

Zbulimi i këtij cikli 11-vjeçar vërteton edhe një herë saktësinë e Teorisë së Relativitetit të Përgjithshëm të Ajnshtajnit.

Astronomët nuk janë ende të sigurt se sa shpejt po rrotullohet vrima e zezë e M87 ose sa i madh është në të vërtetë disku i grumbullimit mbi vrimën e zezë.

Për ta zbuluar, ata do të duhet të kryejnë më shumë vëzhgime të vrimës së zezë në vitet e ardhshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco