Dielli kthethet në blu në Britaninë e Madhe. Shqetësohen qytetarët - ja cili është shpjegimi

Dielli kthethet në blu në Britaninë e Madhe. Shqetësohen qytetarët - ja cili është shpjegimi

09:22, 29/09/2023
A+ Aa A-

Të gjithë në Britaninë e Madhe u tronditën këtë mëngjes, kur panë se dielli ishte bërë blu. Fotot e fenomenit të çuditshëm kanë vërshuar nëpër   Twitter ,  teksa shkruajnë: 'Zot, nuk kemi parë kurrë një diell blu më parë!'

Fatmirësisht, nuanca e pazakontë nuk është për t'u shqetësuar, dhe ka një shpjegim të thjeshtë.

Duke folur për MailOnline, Dan Harris, zëvendës shefi parashikues në Met Office shpjegoi: "Ne kemi një ndikim të fortë perëndimor në motin tonë për momentin dhe kjo mund të sjellë ajrin nga Amerika e Veriut në Evropë të mbështjellë brenda sistemeve tona të motit.

“Ky ajër aktualisht përmban tym nga zjarret kanadeze. Një kombinim i tymit dhe reve të larta në atmosferë mund të shpërndajë rrezet e diellit, duke krijuar ndryshime të pazakonta ngjyrash’, u shpreh ai.

"Më kujtohet portokallia e errët dhe e kuqe e diellit kur Ophelia 2017 nxori tym nga zjarri portugez në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar... pse është blu këtë herë?" shkruajnë qytetarët.

Prezantuesi i motit në ITV Chris Page shpjegoi menjëherë se çfarë po ndodhte.

"Kam shumë pyetje në lidhje me diellin që duket blu e frikshme sot," tha ai.

"Është fuqia e tymit të zjarrit që shpërndan dritën e diellit, e cila është tërhequr përtej Atlantikut nga Amerika e Veriut për shkak të stuhisë Agnes. Çdo ngjyrë e dukshme ka një gjatësi vale të ndryshme’, përfundoi Page.

“Vjollca ka gjatësinë më të shkurtër të valës, rreth 380 nanometra, dhe e kuqja ka gjatësinë më të madhe të valës, rreth 700 nanometra”, shpjegon NASA.

Ndërsa shkon drejt Tokës, rrezet e diellit shpërndahen natyrshëm përmes grimcave në ajër, të tilla si pluhuri dhe tymi.

Sa më të shkurtra të jenë gjatësitë e valëve, aq më lehtë është që drita të shpërndahet.

Kjo shpjegon pse qielli është blu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco