Akullnajat e Zvicrës humbasin 10% të vëllimit të tyre në vetëm dy vjet

Akullnajat e Zvicrës humbasin 10% të vëllimit të tyre në vetëm dy vjet

13:03, 28/09/2023
A+ Aa A-

Akullnajat në Zvicër po zvogëlohen me një ritëm "të habitshëm".

Një total prej 10% të vëllimit të tyre të akullit është zhdukur gjatë një periudhe prej vetëm dy vitesh pasi një kombinim i reshjeve të ulëta të borës dhe temperaturave të larta shkaktojnë shkrirje të paparë, sipas shifrave të publikuara të enjten.

Në vitin 2023, akullnajat e vendit humbën 4% të vëllimit të tyre të përgjithshëm, sipas të dhënave nga Komisioni Zviceran për Vëzhgimin e Kriosferës të Akademisë Zvicerane të Shkencave. 

Ky nivel i shkrirjes është i dyti vetëm pas rekordit të vendosur në vitin 2022, kur 6% e akullnajave u shkatërruan.

Akullnajat në rënie po çojnë gjithashtu në zbulime të zymta. 

Në korrik, u gjetën eshtrat e një alpinisti gjerman , i cili u zhduk 37 vjet më parë, ndërsa po ecte përgjatë një akullnajeje pranë Matterhorn-it të famshëm të Zvicrës.

Në qershor, votuesit zviceranë ranë dakord për një ligj të ri për të reduktuar ndjeshëm nivelet e ndotjes nga ngrohja e planetit, shtysa për të cilën erdhi nga grupet klimatike që kërkonin fundin e karburanteve fosile për të shpëtuar akullnajat.

Por koha po mbaron ndërsa ndryshimet klimatike përshpejtohen. Hulumtimet e fundit zbuluan se edhe nëse përmbushen objektivat ambicioze klimatike, gjysma e akullnajave të botës mund të zhduken deri në fund të shekullit.

ImageZhdukja e kreshtës së akullit në Piz Murtèl në Grisons, Zvicër.

ImageAkulli në akullnajën Vadret dal Murtèl u shkri me shpejtësi edhe në mes të shtatorit në një lartësi prej 3,100 metrash

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco