7 vjeçarja pyet Papa Franceskun ‘Kush e krijoi Zotin’ dhe mori një përgjigje!

7 vjeçarja pyet Papa Franceskun ‘Kush e krijoi Zotin’ dhe mori një përgjigje!

13:17, 26/09/2023
A+ Aa A-

Një vajzë e vogël 7 vjeç nga Brescia e Italisë ngriti një diskutim mes prindërve dhe mësuesve në klasë rreth dilemës se nëse Zoti krijoi natyrën dhe njerëzit, atëherë po Zotin kush e krijoi?!

Sigurisht që kjo pyetje vuri me shpatulla pas murit çdo të rritur rreth saj, të cilët nuk qenë në gjendje t’i jepnin një përgjigje. Atëherë vogëlushja kërkoi që këtë dilemë t’ja zgjidhte Papa Fracesku, të cilit i nisi një letër.

“Kush e krijoi Zotin? Nëse nuk ke kohë të më përgjigjesh, nuk ka problem”; shkroi vajza në letrën e postuar për në Vatikan në të cilën kishte bashkangjitur një vizatim.

Për habinë e saj dhe të gjithëve pak javë më vonë nga Vatikani erdhi një përgjigje për vogëlushen.

“Ati i Shenjtë ka marrë shënimin tuaj të bukur. Papa Françesku, i cili ju falënderon për gjestin e dashurisë, dëshiron t’ju bëjë të ditur se ai po lutet për ju, në mënyrë që të rriteni me dëshirën e sinqertë për të njohur dhe dashur Jezusin”; shkruhej në letër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco