Gjatë pagëzimit, vogëlushi ia rrëzoi nga duart Biblën priftit

Gjatë pagëzimit, vogëlushi ia rrëzoi nga duart Biblën priftit

13:30, 23/09/2023
A+ Aa A-

Sullivan 11-muajsh arriti ta bënte pak më argëtues pagëzimin e tij. Në një video tashmë virale të TikTok, nëna Candace Williams mban djalin e saj të vogël ndërsa një prift lexon Biblën.

Është një moment i veçantë dhe familja qëndron e rrethuar nga të afërmit dhe miqtë në altar. Por Sullivan papritmas u hodh dhe ia rrëzoi Biblën nga duart priftit dhe ajo fluturoi në pagëzimore.

Ndonëse prifti dukej paksa i hidhëruar, Williams më vonë tha për mediat se nuk ka shkaktuar asnjë problem.

“Ai mori menjëherë Biblën dhe vazhdoi. Burri im mezi e mbajti veten të mos shpërthente në të qeshura, si dhe vjehrra ime, e cila ishte në rreshtin e parë. Vëllai im qeshi me zhurmë”, tha ajo për Today.

Pagëzimi zgjati rreth 20 minuta dhe djali i argëtoi të gjithë gjatë gjithë kohës. Përveçse shkaktoi një incident, ai guxonte dhe buzëqeshte.

@nattyiceicebabyy @Barstool Sports hope you find this as funny as we did #baptismgonewrong ♬ Oh No - Kreepa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco