Zbulimi shokues/ BBC: Shenja për ekzistencën e jetës në një botë të largët

Zbulimi shokues/ BBC: Shenja për ekzistencën e jetës në një botë të largët

20:05, 12/09/2023
A+ Aa A-

Nga Pallab Ghosh, BBC

Teleskopi hapësinor ‘James Webb’ i NASA-s mund të ketë zbuluar prova paraprake të një shenjë jete në një planet të largët.

Teleskopi mund të ketë zbuluar një molekulë të quajtur sulfid dimetil (SDM). Në Tokë, të paktën, kjo prodhohet vetëm nga jeta.

Studiuesit thonë se zbulimi në planetin 120 vite dritë larg është akoma jo shumë i fortë dhe nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar praninë e tij.

Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu metan dhe dioksid karboni në atmosferën e planetit.

Zbulimi i këtyre gazeve mund të nënkuptojë se planeti, i quajtur K2-18b, ka një oqean ujor.

Profesor Nikku Madhusudhan i Universitetit të Kembrixhit, i cili udhëhoqi hulumtimin, i tha BBC se i gjithë ekipi i tij ishte shokuar kur panë rezultatet.

“Në Tokë, SDM prodhohet vetëm nga jeta. Pjesa më e madhe e tij në atmosferën e Tokës emetohet nga fitoplanktoni në mjediset detare,” tha ai.

Por profesori Madthusudhan e përshkroi zbulimin e SDM si një tentativë dhe tha se do të nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar praninë e tij. Këto rezultate priten brenda një viti.

“Nëse konfirmohet, ky do të ishte një zbulim gjigant dhe ndjej përgjegjësi për të bërë gjërat siç duhet nëse ne po bëjmë një pretendim kaq të madh”.

Është hera e parë që astronomët kanë zbuluar mundësinë e SDM në një planet që rrotullohet rreth një ylli të largët. Por ata po i trajtojnë rezultatet me kujdes, duke vënë në dukje se një pretendim i bërë në vitin 2020 për praninë e një molekule tjetër, të quajtur fosfinë, që mund të prodhohet nga organizmat e gjalla në retë e Venusit, u rrëzua një vit më vonë.

Megjithatë, dr. Robert Massey, i cili është i pavarur nga kërkimi dhe zëvendësdrejtor i Shoqërisë Astronomike Mbretërore në Londër, tha se ishte i emocionuar nga rezultatet.

“Ne po shkojmë ngadalë drejt pikës ku do të jemi në gjendje t’i përgjigjemi pyetjes së madhe nëse jemi vetëm në Univers apo jo,” tha ai.

Aftësia e një planeti për të pasur jetë varet nga temperatura e tij, prania e karbonit dhe ndoshta uji në gjendje të lëngshme. Vëzhgimet e teleskopit sugjerojnë se planeti K2-18b i ka të gjitha këto. Por vetëm pse një planet ka potencialin për të pasur jetë, nuk do të thotë se ka jetë, prandaj prania e mundshme e SDM është kaq tërheqëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco