E pabesueshme/ Mbijeton pas goditjes në kokë me një shtizë flamuri

E pabesueshme/ Mbijeton pas goditjes në kokë me një shtizë flamuri

08:48, 04/08/2023
A+ Aa A-

Një burrë pritet të mbijetojë pasi është goditur në kokë me një shtizë flamuri në një fast-food në Oklahoma.

Goditja ndodhi të mërkurën në mbrëmje dhe përfundoi me arrestimin e Clinton Collins, i cili plagosi viktimën.

"Shtiza hyri në kokën e viktimës nën nofullën e tij dhe doli nga ana tjetër e kokës në anën e djathtë, afër syrit," tha policia.

Zjarrfikësve i'u desh të prisnin një pjesë të shtyllës së flamurit në mënyrë që ta vendosnin viktimën në një ambulancë, tha policia.

Për mrekulli, viktima do t'i mbijetojë plagëve të marra, por ka të ngjarë të humbasë një sy.

Dëshmitarët u thanë hetuesve se ata panë Collins të akuzonte viktimën dhe ta godiste atë me shtizën e flamurit.

Policia tha se dëshmitarët mund të dëgjonin Collins të thoshte: "Kjo është ajo që meriton.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco