Mund të shtojë njohuritë e nisjes së jetës në Tokë/ Prova nga asteroid, NASA pret copëzat që do studiohen

Mund të shtojë njohuritë e nisjes së jetës në Tokë/ Prova nga asteroid, NASA pret copëzat që do studiohen

12:23, 26/07/2023
A+ Aa A-

Një mostër nga asteroidi Bennu, i cili mund të jetë çelësi për të kuptuar formimin e sistemit diellor dhe planetit tonë, do të analizohet në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s në Hjuston pasi të arrijë në Tokë gjatë fundit të muajit shtator.

Ngarkesa e çmuar është aktualisht në bordin e OSIRIS-REx, një sondë hapësinore amerikane e nisur në vitin 2016 në Bennu, e cila rrotullohet rreth Diellit në një distancë mesatare prej rreth 168 milionë kilometra.

Shkencëtarët do të ndajnë pjesët e shkëmbit dhe pluhurit për studim, ndërsa pjesën tjetër do ta ruajnë me kujdes për brezat e ardhshëm të pajisur me teknologji më të mirë.

“Ne nuk presim që të ketë asgjë të gjallë, por përkundrazi blloqet ndërtuese të jetës. Kjo është me të vërtetë ajo që e motivoi të shkojmë në këtë lloj asteroidi, për të kuptuar se cilët ishin pararendësit që mund të kenë nxitur jetën në sistemin tonë diellor dhe në Tokë”, deklaroi Nicole Lunning- pjesë e ekipit OSIRIS-Rex.

Sapo anija e kthimit të arrijë në vendin e posaçëm në Teksas, do të nisë të bëhen ekzaminimet e duhura, me kujdes shumë të madh nga ekipi i NASA-s.

“Ata nuk janë ekspozuar ndaj atmosferës sonë. Ata nuk janë ekspozuar në të vërtetë asgjë përveç hapësirës së ashpër për miliarda vite”, tha Eve Berger pjesë e ekipit.

Sipas ekipit të NASA-s studimi i mostrave Bennu mund të shtojë njohuritë për përbërësit që sollën jetë në Tokë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco