Fotografohet peshku i rrallë që ecën me duar

Fotografohet peshku i rrallë që ecën me duar

15:39, 21/07/2023
A+ Aa A-

Në thellësitë e lumit Derwent në Tasmani, një lloj i pazakontë peshku ecën me duar. Ai lëviz jo duke notuar, si çdo peshk tjetër, por duke u mbështetur te pendët e përparme, të cilat duken si duar të vërteta.

Ngjyra e tij e bën një grabitqar të përsosur, pasi arrin të fshihet mirë mes rërës. Por përveç peshqve të tjerë, të vështirë për ta pikasur e kanë edhe fotografët. Për më tepër, bëhet fjalë për një specie në rrezik zhdukjeje, me vetëm 3000 individë në natyrë.

Por fotografi francez Nicolas Remy arriti të kalonte këto pengesa dhe në vitin 2022 u nis nga Sidnei për në Tasmani, për t’u zhytur në ujërat e ftohta të lumit Derwent, ku temperatura arrin në 11 gradë celsius.

Brenda një ore ai arriti ta gjente peshkun, por u desh pak më shumë punë për ta fotografuar, për shkak se ai lëvizte shpejt dhe në mënyrë të befasishme. Për të mos e çuar dëm udhëtimin, ai qëndroi për tri ditë rresht, nga 9 orë, në lumë.

Më në fund, arriti të fotografonte nga afër peshkun dhe puna e tij u shpërblye, pasi me të fitoi konkursin e Fotografisë Nënujore të vitit 2022 në Australi.

Remy shpreson që fotot e rralla, të publikuara së fundmi, të ndihmojnë në ndërgjegjësimin e shpëtimit të specieve në rrezik zhdukjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco