Mbeturinë aliene? Objekti misterioz në Australi po befason ekspertët

Mbeturinë aliene? Objekti misterioz në Australi po befason ekspertët

12:38, 18/07/2023
A+ Aa A-

BILD

Është disi rrumbullak, i madh dhe shkëlqen në ngjyrë të artë.

Në Australi, ekspertët janë në mëdyshje për origjinën e një objekti misterioz që ka dalë në plazh në veri të Perthit.

Është si një lloj bombole cilindrike, e përbërë nga fibër karboni e lehtë, pothuajse tre metra i lartë dhe 2.5 metra i gjerë.

Një kontroll nga ekspertët arriti në përfundimin se objekti është i sigurt dhe nuk përbën rrezik për njerëzit.

Megjithatë, banorëve vendas iu është kërkuar që të qëndrojnë larg këtij objekti misterioz.

Ndërkohë, Agjencia Australiane e Hapësirës u përpoq të ndihmonte në identifikimin e tij.

“Objekti mund të ketë ardhur nga një raketëmbajtëse e huaj,” shkroi agjencia në Twitter. “Ne jemi në kontakt me partnerë ndërkombëtarë, të cilët mund të jenë në gjendje që të japin më shumë informacion”.

Zyrtarët e shtetit të Australisë Perëndimore u urdhëruan të mbajnë në mbikëqyrje këtë objekt, për të siguruar ‘ruajtjen e provave të mundshme dhe për të siguruar shqyrtimin e mëtejshëm nga ekspertët’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco