U deklarua si e vdekur, gruaja nga Ekuadori 'kthehet në jetë' 8 orë më vonë

U deklarua si e vdekur, gruaja nga Ekuadori 'kthehet në jetë' 8 orë më vonë

10:53, 12/06/2023
A+ Aa A-

Në Ekuador dhe jo vetëm, komentet mbi “ringjalljen” e Bella Montoya, 76 vjeçare, nuk kanë të ndalur.

E moshuara u deklarua e vdekur në pasditen e së premtes, pasi fillimisht ishte hospitalizuar në orën 9 të mëngjesit (sipas kohës lokale) në spitalin Martin Icaza de Babayoho.

Gilber Rodolfo Balberán Montoya, djali i Bella-s, siguron se Zoti i dha asaj një shans të dytë.

Megjithatë, ai tregon se në spital ka pasur neglizhencë, raporton El Universo.

“E dërgova atë në spital rreth orës 9 të mëngjesit, dhe pasdite një doktor më tha se nëna ime kishte vdekur”, deklaroi Balberán.

Ai tutje shtoi se nëna e tij ishte brenda arkivolit nga ora 14 deri pas orës 18, atëherë kur familjarët e Bella vunë re se ajo kishte shenja jete në momentin që ata e hapën arkivolin për t’ia ndërruar rrobat.

“Nëna ime filloi ta lëvizte dorën e saj të majtë, hapi sytë dhe gojën, ajo po bënte përpjekje për të marrë frymë”, tha tutje Gilber.

Ngjarja është regjistruar në video ku vërehet dëshpërimi i familjarëve të viktimës, të cilët tentuan ta rikthenin atë në jetë, ndërsa prisnin mbërritjen e ambulancës nga departamenti i Zjarrfikësve të Babahoyo.

Bella Montoya u nxor nga arkivoli dhe u vendos në një barelë dhe më pas me një ambulancë u dërgua në spitalin Martín Icaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco