Arkeologët në Izrael bëjnë zbulimin e rrallë, gjejnë vezën e pulës 1000-vjeçare

Arkeologët në Izrael bëjnë zbulimin e rrallë, gjejnë vezën e pulës 1000-vjeçare

10:27, 11/06/2021
A+ Aa A-

Autoriteti Izraelit i Antikiteteve ka njoftuar se arkeologët nga Izraeli kanë bërë gërmime në qytetin e Yavne dhe kanë gjetur një vezë pule, e paprekur 1000-vjeçare.

“Ky është një zbulim shumë i rrallë në Izrael dhe në botë. Gjetja e copave është gjithmonë një zbulim interesant kur jemi duke punuar në gërmime, por është relativisht e zakonshme, por gjetja e një veze të tërë është me të vërtetë është një fenomen unik”, tha Dr. Lee Perry nga IAA, shkruan Jerusalem Post.

Veza u gjet në një zonë që daton nga periudha Bizantine (nga shekulli 4 deri në VII pas Krishtit).

Menaxheri dhe arkeologu i IAA Alla Nagorsky shpjegoi edhe arsyet se përse veza ishte ruajtur në kushte kaq të mira për kaq shumë vjet.

“Ruajtja e shkëlqyeshme e vezës është ndoshta për shkak të kushteve në të cilat ajo qëndronte për shekuj, e mbrojtur në një rezervuar septik me mbetje të buta njerëzore. Ajo e ruajti atë aq mirë”, tha ai.

“Edhe sot, vezët rrallë mbijetojnë gjatë në paketimin e kartonit në supermarkete. Është e mahnitshme të mendosh se është një zbulim 1000-vjeçar”, shton ai. Veza e gjetur në qytetin e Yavne më tej u plas dhe u thye pasi u hoq nga vendi ku u zbulua, por  u rikthye në gjendjen e saj origjinale në laboratorin e Administratës së Antikiteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco